Lajmet

Afganë fillojnë të arrijnë në Evropë

Vazhdon eksodi i afganëve.

Published

on

Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.

Një çift përqafohet pasi vala e parë e të larguarve nga Kabuli arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani më 18 gusht.
1Një çift përqafohet pasi vala e parë e të larguarve nga Kabuli arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani më 18 gusht.
Një familje afgane është në mesin e personave të parë që arritën nga Kabuli në Frankfurt më 18 gusht.
2Një familje afgane është në mesin e personave të parë që arritën nga Kabuli në Frankfurt më 18 gusht.
Të larguarit nga Afganistani arrijnë në Tashkent të Uzbekistanit më 17 gusht.
3Të larguarit nga Afganistani arrijnë në Tashkent të Uzbekistanit më 17 gusht.
Qytetarët nga Afganistani arrijnë në Tashkent me avionin ushtarak gjerman të tipit Airbus A400.
4Qytetarët nga Afganistani arrijnë në Tashkent me avionin ushtarak gjerman të tipit Airbus A400.
Afganët arrijnë në Tashkent. Ata u transportuan me një avion ushtarak të Gjermanisë.
5Afganët arrijnë në Tashkent. Ata u transportuan me një avion ushtarak të Gjermanisë.
Personat e evakuuar nga Afganistani më 17 gusht arritën në Aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.
6Personat e evakuuar nga Afganistani më 17 gusht arritën në Aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.
Qindra afganë vazhdojnë të presin evakuimin nga aeroporti i Kabulit. 18 gusht 2021.
7Qindra afganë vazhdojnë të presin evakuimin nga aeroporti i Kabulit. 18 gusht 2021.
Qytetarët britanikë dhe ata me shtetësi të dyfishtë hipin në bordin e një avioni ushtarak teksa evakuohen nga aeroporti i Kabulit.
8Qytetarët britanikë dhe ata me shtetësi të dyfishtë hipin në bordin e një avioni ushtarak teksa evakuohen nga aeroporti i Kabulit.
Shtetasit e Indisë largohen me një avion ushtarak të Indisë nga aeroporti i Kabulit më 17 gusht.
9Shtetasit e Indisë largohen me një avion ushtarak të Indisë nga aeroporti i Kabulit më 17 gusht.
Disa persona evakuohen nga Kabuli më 18 gusht përmes avionit të ushtrisë së Australisë.
10Disa persona evakuohen nga Kabuli më 18 gusht përmes avionit të ushtrisë së Australisë.
Qytetarët e Nepalit arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu më 17 gusht, pasi u evakuuan nga Kabuli.
11Qytetarët e Nepalit arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu më 17 gusht, pasi u evakuuan nga Kabuli.
Një qytetar shihet në dritaret e një avioni që barte shtetas britanikë dhe afganë, teksa avioni arrin në bazën ajrore RAF Brize Norton të Anglisë më 17 gusht.
12Një qytetar shihet në dritaret e një avioni që barte shtetas britanikë dhe afganë, teksa avioni arrin në bazën ajrore RAF Brize Norton të Anglisë më 17 gusht.
Qytetarët e evakuuar nga Afganistani arrijnë më 17 gusht në bazën britanike ushtarake RAF Brize Norton.
13Qytetarët e evakuuar nga Afganistani arrijnë më 17 gusht në bazën britanike ushtarake RAF Brize Norton.
Këta burra përqafohen pasi arrijnë nga Kabuli në Romë të Italisë më 16 gusht.
14Këta burra përqafohen pasi arrijnë nga Kabuli në Romë të Italisë më 16 gusht.
Një djalë afgan merr një qese me ushqim nga një punëtore e Kryqit të Kuq, pasi ai arrin më 16 gusht në aeroportin Fiumicino të Romës.
15Një djalë afgan merr një qese me ushqim nga një punëtore e Kryqit të Kuq, pasi ai arrin më 16 gusht në aeroportin Fiumicino të Romës.

Continue Reading

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara