Lajmet

Vazhdojnë regjistrimet në UBT International Smart Schools – Shkollat më inovative të mesme në vend

Published

on

Në UBT International Smart Schools po vazhdojnë regjistrimet për vitin e ri shkollor, në institucionin që tashmë njihet si një ndër platformat më të avancuara arsimore në Kosovë dhe rajon. Këto shkolla të mesme ofrojnë një model të veçantë të arsimit, duke kombinuar pjesën teorike me atë praktike, teknologjinë me kreativitetin, dhe edukimin me zhvillimin e lidershipit.

UBT International Smart Schools janë të parat në Kosovë dhe rajon që kanë zbatuar edukimin 4.0 – një model që përfshin përdorimin e teknologjive të avancuara, si dhe metodave moderne të mësimdhënies. Kjo qasje inovative mundëson që nxënësit të përgatiten për sfidat reale të së ardhmes dhe të dalin në tregun e punës apo arsimit të lartë me njohuri të thelluara dhe përvoja konkrete.

Përmes kurrikulave të harmonizuara me ato evropiane dhe amerikane, nxënësit zhvillojnë aftësi të avancuara akademike, teknike dhe shoqërore. Mësimi zhvillohet në ambiente moderne, të pajisura me laboratorë, pajisje teknologjike dhe hapësira të dizajnuara për të nxitur të menduarit kritik dhe bashkëpunimin.
Zgjedh programin që i përshtatet pasioneve dhe ambicieve të tua:

•     Gjimnazi TIK – Për të rinjtë që duan të jenë pjesë e botës së teknologjisë dhe inovacionit.
•     Gjimnazi Natyror – Për ata që kanë pasion për shkencat natyrore dhe kërkimin shkencor.
•     Gjimnazi Gjuhësor – Për nxënësit që duan të përparojnë në gjuhë të huaja dhe komunikim ndërkombëtar.
•     Asistent Dentar
•     Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
•     Teknik i Farmacisë
•     Teknik i Laboratorit Mjekësor
•     Teknik i Optikës – Opticient

Formimi i liderëve të së nesërmes nis në UBT International Smart Schools

UBT International Smart Schools janë shkollat me synimin në zhvillimin e liderëve, inovatorëve dhe profesionistëve të së ardhmes. Me mentorim nga profesorë të kualifikuar, me praktika dhe projekte reale, si dhe me mundësi të shumta për pjesëmarrje në gara, konferenca dhe bashkëpunime ndërkombëtare, këto shkolla ofrojnë më shumë se një arsim – ofrojnë një përvojë jetësore.
Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e një udhëtimi edukativ që formëson të ardhmen tënde!

Për më shumë informata dhe aplikim: https://ubt.school/
046 332 233

Rajoni

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

Sport

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Vendi

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari në kërkim për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 20:45, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e emergjencës dhe policia gjetën viktimën me lëndime trupore, i cili u dërgua menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndonëse policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë sulm, ai ende nuk është rënë në pranga dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet.

Hetuesit kanë nisur punën në terren për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, ndërkohë që rasti po hetohet në koordinim me prokurorin si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Të kërkuara