Lajmet

Vazhdojnë hetimet për varret masive në Bucha

Policia po heton vdekjen e më shumë se 12,000 civilëve në të gjithë vendin.

Published

on

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se po heton vdekjen e shtatë civilëve të gjetur me duar të lidhura pas shpine pranë periferisë së Kievit, Bucha.

Gjatë një hetimi të pozicioneve të mbajtura nga Rusia në pyllin pranë fshatit Myrotske, autoritetet thanë se“trupat e shtatë civilëve me plagë nga armë zjarri dhe duar të lidhura pas shpine u gjetën në gropë”.

Policia kombëtare e Ukrainës tha të hënën se në të gjithë vendin ata ende po përpiqen të identifikojnë trupat e 1200 civilëve.

“Ky është një proces i gjatë, mjaft i mundimshëm, sepse shumë trupa janë prishur” tha shefi i Policisë Kombëtare, Ihor Klymenko për Interfax Ukraine. “Ne zgjedhim ADN-në nga ata të afërm që na kontaktuan përmes linjës telefonike dhe më pas krahasojmë profilet e këtyre të afërmve me profilet e të vdekurve, të varrosurve, të pushkatuarve, të cilët nuk mund të identifikoheshin”.

Ai tha se policia aktualisht po heton vdekjen e më shumë se 12,000 civilëve në të gjithë vendin.

Në Bucha, tha ai, ishte gjetur një varr masiv me 116 persona. Ai tha se disa varre masive ishin rezultat i banorëve të cilët mblodhën kufomat nga rrugët dhe i varrosën në parqet aty pranë./UBTNews/

Lajmet

Shqipëria e përmbyll Eurovision 2026 në vendin e 13-të

Published

on

Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e ka përmbyllur Eurovision 2026 me gjithsej 145 pikë, duke u renditur në vendin e 13-të në finalen e madhe.

Performanca e artistit shqiptar u prit pozitivisht gjatë mbrëmjes, duke marrë duartrokitje të shumta dhe reagime të mira nga publiku.

Interpretimi emocional dhe vokali i kontrolluar i Alisit e vendosën Shqipërinë mes performancave që tërhoqën vëmendje gjatë finales, ndërsa kënga “Nan” u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Mbështetja për përfaqësimin shqiptar ishte e dukshme si në sallë, ashtu edhe online, duke e kthyer performancën në një nga momentet më të përfolura të natës.

Fitues i Eurovision 2026 u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”.

Continue Reading

Lajmet

Bullgaria fiton Eurovision 2026

Published

on

Bullgaria është shpallur fituese e Eurovision 2026, pas një finaleje të mbushur me emocione dhe garë të fortë mes vendeve pjesëmarrëse.

Përfaqësuesja bullgare, DARA, triumfoi me këngën “Bangaranga”, një performancë energjike që u vlerësua si nga publiku, ashtu edhe nga juritë profesioniste. Artistja u dallua për prezencën skenike, ritmin dinamik dhe atmosferën që krijoi në arenë.

Bullgaria qëndroi mes favoriteve gjatë gjithë mbrëmjes dhe siguroi pikët vendimtare në fund të votimit, duke arritur fitoren e madhe të këtij edicioni.

Pas shpalljes së rezultateve, delegacioni bullgar festoi në skenë, ndërsa reagime të shumta pati edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e përfundoi garën me gjithsej 145 pikë

Continue Reading

Lajmet

Dizajnerët kosovarë prezantojnë Kosovën në Eurovision përmes modës

Published

on

Kosova është e pranishme në Eurovision përmes krijimtarisë së dizajnerëve të saj, ndonëse nuk merr pjesë si shtet në garë.

Dy dizajnerët kosovarë, Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra, kanë veshur prezantuesen e finales së Eurovision Song Contest 2025, Victoria Swarovski, në skenën që u mbajt në Vjenë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Sahiti ka dizajnuar një fustan në ngjyrë smerald-jeshile me detaje që theksojnë siluetën, ndërsa Xharra është autore e një fustani ngjyrë vjollcë të veshur gjatë mbrëmjes finale.

Kjo prani vlerësohet si një përfaqësim i rëndësishëm i dizajnit kosovar në një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare të muzikës dhe televizionit.

Continue Reading

Lajmet

Alis drithëron skenën e finales së Eurovision 2026 me “Nan”

Published

on

Këngëtari nga Shkodra, Alis Kallaçi, ka dhuruar një performancë të fuqishme dhe plot emocion në finalen e Eurovision 2026, ku u ngjit i pesti në renditje me këngën “Nan”.

Pas paraqitjes së suksesshme në gjysmëfinale, Alis performoi edhe njëherë në skenën madhështore në Vjenë, duke sjellë një interpretim që kombinoi emocionin, energjinë dhe një prezantim unik artistik. Pjesë e performancës ishte sërish aktorja Rajmonda Bulku, e cila me praninë e saj i dha këngës një dimension simbolik dhe emocional, duke theksuar mesazhin për figurën e nënës shqiptare.

Performanca u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë elektrizuese në sallë, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje dhe brohoritje të shumta. Ekspertët e Eurovisionit e kanë cilësuar Alisin si një nga vokalet më të spikatura të këtij edicioni.

Paraqitja e Shqipërisë në finalen e madhe u konsiderua një moment krenarie për publikun shqiptar dhe një nga performancat më emocionale të natës.

Continue Reading

Të kërkuara