Lajmet

Vazhdojnë hetimet për varret masive në Bucha

Policia po heton vdekjen e më shumë se 12,000 civilëve në të gjithë vendin.

Published

on

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se po heton vdekjen e shtatë civilëve të gjetur me duar të lidhura pas shpine pranë periferisë së Kievit, Bucha.

Gjatë një hetimi të pozicioneve të mbajtura nga Rusia në pyllin pranë fshatit Myrotske, autoritetet thanë se“trupat e shtatë civilëve me plagë nga armë zjarri dhe duar të lidhura pas shpine u gjetën në gropë”.

Policia kombëtare e Ukrainës tha të hënën se në të gjithë vendin ata ende po përpiqen të identifikojnë trupat e 1200 civilëve.

“Ky është një proces i gjatë, mjaft i mundimshëm, sepse shumë trupa janë prishur” tha shefi i Policisë Kombëtare, Ihor Klymenko për Interfax Ukraine. “Ne zgjedhim ADN-në nga ata të afërm që na kontaktuan përmes linjës telefonike dhe më pas krahasojmë profilet e këtyre të afërmve me profilet e të vdekurve, të varrosurve, të pushkatuarve, të cilët nuk mund të identifikoheshin”.

Ai tha se policia aktualisht po heton vdekjen e më shumë se 12,000 civilëve në të gjithë vendin.

Në Bucha, tha ai, ishte gjetur një varr masiv me 116 persona. Ai tha se disa varre masive ishin rezultat i banorëve të cilët mblodhën kufomat nga rrugët dhe i varrosën në parqet aty pranë./UBTNews/

Lajmet

KQZ verifikon mbi 97% të votave në Mitrovicë – Tahiri mbi 100 vota para Pecit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar me verifikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Në faqen e tyre kanë bërë përditësimin e fundit edhe për rezultatet në Mitrovicën Jugore.

Atje, KQZ njofton se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka 48.04%, ose 14,905 Vota.

Kurse kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci ka 47.66% ose 14,788 Vota.

Deri tani janë verifikuar 97.14 për qind e votave atje.

Nga kjo përqindje, Tahiri prin para Pecit 117 vota./EO

Continue Reading

Lajmet

VV bën koalicion me partinë e Emilja Rexhepit në Prizren

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për raudin e dytë të zgjedhjeve në Prizren.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi tha se është pajtuar me partinë e zëvendëskryeministres në detyrë, Emilija Rexhepi, për balotazh.

Bashkë për Prizrenin e bashkuar! Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me znj. Emilija Redžepi, kryetare e Partisë NDS, që përfaqëson me dinjitet komunitetin boshnjak të Prizrenit. Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive, dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë. Qendrën Kulturore Boshnjake, e cila do të funksionalizohet dhe do t’u rikthehet qytetarëve. Biseduam për çështjen e Zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete. Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar Abrashi.

Continue Reading

Lajmet

Votimi me postë, refuzohen rreth 3900 pako me fletëvotime

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon me vlerësimin e pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës.

Deri më sot në orë 10:00, nga pakot e pranuara janë vlerësuar mbi 33 mijë, prej tyre janë aprovuar mbi 29 mijë dhe rreth 3.900 janë refuzuar.

Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit, 3.328 pako, janë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, KQZ do të publikojë numrin e pakove të supozuara me fletëvotime që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve./KP

Continue Reading

Lajmet

​Basha takon një delegacion parlamentar finlandez, përmend sjelljet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, priti sot një delegacion prej dhjetë deputetësh nga grupe dhe komisione të ndryshme parlamentare të Finlandës, të shoqëruar nga ambasadorja e këtij vendi në Prishtinë, Eevamari Laaksonen.

Basha shprehu mirënjohjen e thellë shtetërore për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën ndër vite, mbështetje kjo jashtëzakonisht e çmuar në rrugëtimin e konsolidimit demokratik dhe shtet-ndërtues.

Në diskutimet e zhvilluara, në përgjigje të interesimit të lartë të deputetëve, kryetari i Kuvendit ritheksoi perspektivën evropiane të Kosovës dhe aspiratat e saj të fuqishme për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Ne jemi popull që besojmë në vlerat perëndimore të demokracisë, të drejtës, të mirëqenies, barazisë dhe të lirisë, mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Përkundër sjelljeve të vazhdueshme penguese, agresive dhe destruktive të Serbisë, angazhimi ynë mbetet garantimi i integritetit territorial, sigurimi i mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë dhe avancimi në rrugën tonë të integrimit evropian”, tha Basha.

Kreu i Kuvendit potencoi gjithashtu se Kosova është e dëshmuar për nga përkushtimi në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve si shoqëri gjithëpërfshirëse, ku secili qytetar, pa asnjë dallim, ka vend të barabartë në jetën publike dhe politike të vendit, me të gjitha të drejtat e garantuara kushtetuese dhe ligjore.

Ai po ashtu potencoi faktin se shteti ynë ka ndërmarrë reforma të thella institucionale, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke e luftuar me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Kjo vërtetohet edhe me matjet e indekseve kredibile ndërkombëtare, që Kosovën e vlerësojnë si vend që garanton lirinë e shprehjes dhe që po shënon progres të gjithmbarshëm ekonomik, duke dëshmuar kështu orientimin tonë të qartë drejt të ardhmes në familjen evropiane”, tha Basha./KP

Continue Reading

Të kërkuara