Sport

Vanessa Bryant arrin marrëveshje me kompaninë Nike

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Sportiv Mamba dhe Mambacita.

Published

on

Vanesa Bryant ka arritur marrëveshje me kompaninë Nike për veshmbathje në nderim të bashkëshortit të saj, legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tyre.

Atletet e para që do të dalin në treg nën këtë partneritet do të jenë Kobe 6 Protro “Mambacita Sweet 16”, në nderim të Gigi Bryant. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Sportiv Mamba dhe Mambacita.

Bryant dhe tetë persona të tjerë, përfshirë edhe vajza e tyre Gigi, vdiqën si pasojë e përplasjes së aeroplanit në Kaliforni. Ai ishte 41-vjeçar.

“Jam e lumtur të ju njoftoj se do të vazhdojmë partneritetin e bashkëshortit tim me Nike dhe presim me padurim të zgjerojmë ndikimin global të tij dhe Gigi duke ndarë linjën “Mamba Mentality” me atletët e rinj për brezat që do të vijnë”, tha Vanessa Bryant në një njoftim për shtyp.

Marrëveshja erdhi pothuajse gati një vit pasi skadoi ajo paraprake që e kishte Kobe Bryant me Nike, marrëveshje kjo që u nënshkrua në vitin 2003. Ajo ishte një nga sponsorizimet më të suksesshme në histori, duke ndihmuar kompanisë të forcojë pozicionin e saj në arenën e basketbollit. Pasi Bryant vdiq, Nike shiti veshjet dhe atletet e tij./UBTNews/

Lajmet

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Investim 5.8 milionë euro për kompleksin modern të xhudos

Published

on

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar nisjen e investimit për një kompleks modern sportiv në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Ai ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata prej rreth 5.8 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendra e parë ndërkombëtare e trajnimeve në Kosovë.

“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën,” ka thënë Çeku, duke theksuar se ky projekt është një falënderim për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe të gjithë kampionët që e kanë ngritur lart emrin e vendit.

Qendra e re do të përfshijë sallë sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, ambiente për akomodim të sportistëve dhe stafit, si dhe hapësira për kujdes mjekësor dhe funksion teknik ditor.

Sipas ministrit, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt dhe përbëjnë një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA-s i kërkohet ndalimi i shitjes së biletave të Botërorit

Published

on

Një grup i madh tifozësh evropianë ka kërkuar që FIFA të ndalojë menjëherë shitjen e biletave për Kupën e Botës 2026, duke e akuzuar organin qeverisës se ka vendosur çmime të tepërta që përjashtojnë tifozët e zakonshëm nga turneu.

Sipas “Football Supporters Europe”, biletat e alokuara për ekipet kombëtare kanë arritur nivele astronomike, me një tifoz që ndjek skuadrën nga faza e grupeve deri në finale që do të paguajë të paktën 6,900 dollarë, gati pesë herë më shumë se në Katar 2022.

Grupi kritikoi edhe heqjen e kategorisë më të lirë (Kategoria 4) për tifozët e organizuar, si dhe vendosjen e çmimeve dinamike që ndryshojnë sipas “tërheqjes” së ndeshjes.

Ronan Evain, drejtori ekzekutiv i FSE-së, tha për Reuters se për çmimet që janë vendosur nga FIFA, jemi pak të habitur, duke shtuar: “Ky është një grusht njerëzish që po përpiqen të fitojnë sa më shumë para… me këto çmime, nuk do të keni atmosferë, nuk do të keni tifozë”. Ai paralajmëroi se struktura e re e çmimeve i shtyn shumë familje në “rrezik financiar”, duke theksuar se një familje me katër anëtarë mund të shpenzojë deri në 30,000 dollarë.

FSE kërkon pezullimin e menjëhershëm të shitjes së biletave për PMA-të dhe hapjen e konsultimeve të reja me federatat dhe grupet e tifozëve, “derisa të gjendet një zgjidhje që respekton traditën, universalitetin dhe rëndësinë kulturore të Kupës së Botës”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara