Lajmet

Vaksinimi, inflamacioni i muskujve të zemrës tek disa të rinj

Published

on

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina kundër koronavirusit, përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës. Duke rekomanduar studime të mëtejshme, agjecia thotë se kjo gjendje shpesh kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh.

Disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina anti-COVID përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës, tha një grup këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke rekomanduar studime të mëtejshme.

Komiteti Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit në një deklaratë të datës 17 maj tha se kishte shqyrtuar raporte se “disa adoleshentë dhe të rinj mbi moshën18-vjeç, pas marrjes së dozave të vaksinës kundër koronavirusit, zhvilluan miokardit, një inflamacion i muskujve të zemrës”.

Sipas CDC-së kjo gjendje shpesh kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh.

Nga monitorimi i CDC-së, thuhet në deklaratë, nuk janë gjetur më shumë raste sesa pritej në popullatë, por anëtarët e Komitetit për Vaksinimet menduan se ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të informoheshin për këtë “efekt anësor”.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk njoftuan se sa njerëz ishin prekur, nga inflamacioi i muskujve të zemrës pas vaksnimit, por rekomanduan hetime të mëtejshme.

Doktor Amesh Adalja, studiues i vjetër në qendrën “Johns Hopkins” për Sigurinë Shëndetësore, tha se dihet që vaksinat shkaktojnë miokardit dhe do të ishte e rëndësishme të monitorohet për të parë nëse rastet në fjalë kanë lidhje me vaksinat anti-COVID.

“Është e rëndësishme të shikojmë raportin rrezik-përfitim.Vaksinat do të jenë pa dyshim shumë më të dobishme se tejkalimi i këtij rreziku shumë të ulët, nëse përcaktohet përfundimisht”, tha Dr. Amesh Adalja.

CDC thotë se rastet me miokardit ndodhën zakonisht brenda katër ditësh pas marrjes së vaksinave të ndërtuara në bazë të teknologjisë mRNA . CDC nuk specifikoi emrin e një vaksine që shkakton inflamacion të muskujve të zemrës, por Shtetet e Bashkuara kanë dhënë autorizim emergjent për dy vaksinat “Moderna” dhe “Pfizer”.

Në muajin prill, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se po shqyrtonte një numër të vogël të rasteve të inflamacionit të zemrës tek njerëzit që kishin marrë vaksinën “Pfizer”, por ende nuk ka nxjerrë ndonjë raport përfundimtar. Shumica e rasteve në Izrael u raportuan tek individët e moshave 30 vjeçare.

Të shtunën, dy kompanitë “Pfizer” dhe “Moderna” nuk iu përgjigjën kërkesave për komente nga agjensia e lajmeve Reuters.

Në fillim të këtij muaji rregullatorët amerikanë zgjeruan përdorimin e vaksinës “Pfizer” për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara