Lajmet

Vaksina kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës deri në vitin 2030?

Kompania Moderna njoftoi se shumë shpejt do të prodhet vaksina për ta luftuar kancerin dhe sëmundjet e tjera.

Published

on

E ardhmja mund të jetë një vend më i mirë për të jetuar, nëse është e vërtetë deklarata e kompanisë farmaceutike Moderna se shumë shpejt do të jemi në gjendje ta luftojmë kancerin dhe sëmundjet e tjera duke përdorur vaksinat.

Pol Burton, nga një drejtuesit e kompanisë, që u bë i famshëm gjatë pandemisë së Covid-19, deklaroi për britaniken “The Guardian”, se është i bindur se brenda vitit 2030 do të kemi vaksina kundër llojeve të ndryshme të kancerit, problemeve kardiovaskulare dhe shumë sëmundjeve autoimune apo sëmundjeve gjenetike të rralla.

Në fakt, teknologjia mRNA në vaksinat kundër Covid-19, i ka përshpejtuar kërkimet në këtëfushë. 

“Unë mendoj se do të jemi në gjendje t’u ofrojmë njerëzve në gjithë botën vaksina të personalizuara kundër kancerit, të cilat funksionojnë për lloje të ndryshme kanceri”, tha Burton, duke shtuar se ato do të jenë “shumë efektive, dhe do të shpëtojnë qindra mijëra në mos miliona jetë”.

Kompania shpreson se do të ketë vaksinën brenda 5 vitesh për të nisur më pas fazën e testeve klinike. 

“Na duhet vetëm të jemi në gjendje të identifikojmë me siguri shkakun gjenetik të një sëmundjeje”, thekson eksperti.

Kjo do të bënte të mundur shfrytëzimin e së njëjtës teknologji mRNA që është përdorur kundër Covid-it, për t’i mësuar qelizat e trupit tonë të prodhojnë proteinën e saktë, e cila do të jetë e aftë ta përdorë të gjithë sistemin imunitar kundër patologjisë që duam të luftojmë.

Në rastin e vaksinave të personalizuara të kancerit, gjithçka do të niste me një biopsi të tumorit të pacientit, e cila do të dërgohet në laborator për të identifikuar mutacionet gjenetike karakteristike të qelizave të sëmura dhe jo të pranishme në ato të shëndetshme.

Kjo do të çonte në fazën e përzgjedhjes, në të cilën një algoritëm identifikon se cilat mutacione nxisin rritjen e tumorit, dhe të cilat mund të stimulojnë përgjigjen e sistemit imunitar kundër tij. Në atë moment, mund të krijohet një molekulë mARN (ARN lajmëtare:materiali gjenetik që përmban udhëzimet për sintezën e proteinave të reja) që përmban recetën për krijimin e proteinave kryesore (antigjenet:njëlloj si proteina që vesh nga jashtë SARS-CoV– 2) që të shkaktojnë një përgjigje imune.

Pas marrjes së vaksinës, udhëzimet e përfshira në mRNA do të përdoren nga trupi për të prodhuar proteina identike me ato që gjenden në qelizat e kancerit. Sistemi imunitar do t’i përdorë ato për të mësuar se si të shkatërrojë çdo qelizë me ato karakteristika specifike, dhe në atë pikë do të aktivizohet për të eliminuar qelizat e sëmura.

I njëjti parim mund të përdoret edhe për përgatitjen e vaksinave kundër sëmundjeve të rralla deri tani të patrajtueshme, sëmundjeve autoimune apo atyre kardiovaskulare. Prandaj në të njëjtën të ardhme të afërt, mund të imagjinojmë që pacientët e brishtë ndaj infeksioneve respiratore të mbrohen nga patologji të ndryshme (për shembull nga Covid-19, gripi dhe virusi respirator sincicial) me një injeksion të vetëm.

Në janar të këtij viti, Moderna njoftoi rezultate shumë premtuese nga testi klinik i një vaksine mRNA kundër virusit sincicial. Kompani të tjera farmaceutike (si Pfizer–BioNTech) po punojnë gjithashtu për të shfrytëzuar teknologjinë mRNA kaq efektive kundër Covid–19 në fusha të tjera të kujdesit shëndetësor./Focus – Bota.al

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara