Lajmet

Vaksina kundër HPV-së redukton rrezikun e kancerit të qafës së mitrës

Pothuajse të gjitha kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga viruset.

Published

on

Vaksina kundër papilloma virusit (HPV), ka zvogëluar rastet e kancerit të qafës së mitrës me gati 90 për qind, sipas një studimi të botuar të enjten.

Organizata e Britanisë së Madhe “Cancer Research” i përshkroi gjetjet si “historike” duke thënë se rezultatet dëshmojnë se vaksina po shpëton jetë.

Pothuajse të gjitha kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga viruset dhe shpresa është se përmes vaksinimit, sëmundja mund të eliminohet.

Studiuesit karahasuan shkallën e rasteve me kancer të qafës së mitrës para programit të imunizimit me vaksinën kundër papilloma virusit dhe pas këtij programi.

Ata erdhën në përfundimin se kishte një “reduktim të konsiderueshëm”, veçanërisht në mesin e grave më të reja që e kanë marrë vaksinën, sipas rezultateve të publikuara në revistën mjekësore The Lancet.

Në Mbretërinë e Bashkuar vajzave u ofrohet vaksina midis moshës 11 dhe 13 vjeç, në varësi të vendit ku jetojnë. Vaksina u ofrohet edhe djemve që nga viti 2019.

“Studimi ynë ofron dëshminë e parë të drejtpërdrejtë të efektit të vaksinimit kundër HPV-së me shkallën e të sëmurëve me kancerin e qafës së mitrës”, shkruajnë autorët.

Reduktimi i rrezikut ishte më i dukshëm tek ata që ishin vaksinuar në moshat më të hershme të mundshme 12-13 vjeç, me një rënie prej 87 për qind. Ata të imunizuar nga mosha 16-18 vjeç kishin një rënie të rrezikut prej 34 për qind, zbuloi studimi.

Kanceri i qafës së mitrës, i cili shkaktohet nga HPV – një infeksion i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm – është i shërueshëm nëse zbulohet dhe trajtohet herët.

Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë nisi një strategji globale për të eliminuar sëmundjen.

Kanceri i qafës së mitrës vret qindra mijëra gra çdo vit.

Në Kosovë vaksina kundër HPV nuk është në kalendarin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, andaj edhe gratë nuk e kanë mundësinë të vaksinohen./REL

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara