Lajmet

Vaksina është vonuar, Jakupi: Qeveria ta bëjë prioritet sigurimin e saj

Published

on

Kreu i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sigurimi i vaksinës anti-Covid është vonuar.

Sipas Jakupit, Qeveria duhet që ta bëjë prioritet sigurimin e kësaj vaksine jo vetëm në formë donacioni, por edhe me blerje.

“Vaksina tashmë është e vonuar në Kosovë. Ne tashmë jemi në muajin mars të vitit 2021 dhe shumë shtete botërore edhe rajonale kanë filluar vaksinimin. Përqindjet janë të ndryshme dhe kjo do të thotë që në nivel të qeverisë duhet t’i jepet një prioritizim edhe në këtë rast shumë strikt në sigurimin e vaksinës. Ne kemi disa mekanizma për të cilët janë bërë përpjekje për të siguruar dhe ajo që tashmë po presim është që përmes mekanizmit Covax u tha se vetëm një sasi e vogël e vaksinave do të vijë. Prandaj do të ishte mirë që qeveria të organizohej dhe t’i jepte një prioritet sigurimit të vaksinës jo vetëm nga donacioni, por edhe blerjes së dozave të vaksinave që do ndihmonin shtresat e ndryshme të popullatës, duke përfshirë fillimisht profesionistët shëndetësor”, është shprehur ai.

Tutje Jakupi ka thënë për EO se Kosova duhet të ketë kujdes që furnizimin me barna dhe vaksina ta bëjë vetëm nga ato agjenci që bëjnë vlerësimin dhe japim autorizim strikt.

 “Janë shtete të fuqishme që kryejnë procedura shumë strike për regjistrim barnash dhe kjo do të thotë se në rast se një produkt i caktuar përfshirë në këtë rast vaksinën regjistrohet në ndonjë nga këto agjenci, ne kemi një besueshmëri shumë të madhe se ato produkte kanë kaluar nëpër filtra që janë vlerësuar më shumë kujdes para autorizimit për marketing. Edhe tek ne në Kosovë do të ishte mirë që agjencia jonë përderisa po flasim për një vaksinë për të cilën edhe të dhënat nuk janë të kryera dhe autorizimi për marketing është i kushtëzuar në shumë vende të botës, të bazohet në aprovimin e këtyre agjencive strikte rregullative për të dhënë të drejtën e përdorimit në Kosovë”, ka shtuar ai.

I pari i Odës së Farmacistëve po ashtu ka cekur edhe agjencitë e besueshme, ku në nivel të BE-së ka veçuar EMA-n, kurse në Amerikë FDA-n.

“Ka disa mekanizma të cilët janë mbrojtës për popullatat e ndryshme dhe fillimisht në shtetet kudo në botë edhe në Kosovë ekzistojnë agjencitë për rregullativën e barnave, pra tek ne është agjencia e Kosovës për produkte dhe pajisje medicionale kurse në vendet tjera në nivel të BE-së është EMA, në Amerikë është FDA. OBSh-ja ka një mekanizëm të kontrollit të këtyre agjencive botërore për kryerjen dhe vlerësimin e procedurave të cilat kompanitë prodhuesve të barnave i aplikojnë në dosjet e tyre dhe mënyrën se si këto agjenci bëjnë vlerësimin dhe sa strikte janë me procedurat e tyre. Në këtë drejtim OBSh-ja ka bërë vlerësimin dhe ka dhënë një aprovim për agjencitë strikte rregullatore”, ka thënë ai.

Jakupi edhe një herë ka përsëritur gatishmërinë e farmacistëve për asistim në procesin e vaksinimit pas ardhjes së vaksinës ani-Covid në vend.

“Kapacitetet për vaksinim ekzistojnë kudo në botë natyrisht që ka pasur shumë mungesë të profesionistëve shëndetësor apo të institucioneve dhe për këtë arsye në shtetet e ndryshme botërore janë angazhuar edhe barnatoret pra farmacistët në barnatore që të bëjnë vaksinimin e popullatës. Sidoqoftë pavarësisht asaj në Kosovë ne nuk e dimë ende sa do të jetë numri i vaksinave që do të vijnë por në rast se do të ketë nevojë për profesionit shtesë farmacistët janë të gatshëm që të asistojnë për të lehtësuar barrën e vaksinimin”, ka përfunduar për EO Arianit Jakupi.

Vendi

BE-ja për protestat pas vendimit të Hagës: Demonstratat paqësore janë e drejtë demokratike

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas protestave të zhvilluara në Kosovë, të cilat pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një përgjigje për mediat, zëdhënësi i BE-së ka theksuar se demonstratat paqësore përbëjnë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike.

Duke iu përgjigjur interesimit lidhur me protestat e mbajtura pranë zyrave të misionit evropian për sundimin e ligjit, nga Brukseli është konfirmuar se EULEX-i vazhdon të jetë plotësisht funksional. BE-ja bëri të ditur se po e përcjell nga afër situatën e krijuar në Kosovë dhe do të vazhdojë ta monitorojë atë me vëmendje.

Mobilizimi qytetar në vend erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, ku Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për krime guerre Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin duke i dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, si dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara