Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas së tij, arrestohet burri nga Gjakova

Published

on

Një burrë nga Gjakova, është arrestuar të martën që e lëmë pas, meqë i njëjti, ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dhuna e ushtruar ndodhi pas një mosmarrëveshjeje që kishin palët mes vete, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Skenderaj

Published

on

By

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima u godit nga një veturë në lëvizje, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar menjëherë në vendngjarje nën dyshimin për shkaktim të aksidentit nga pakujdesia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet tashmë në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur për vdekje këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunë në familje në Prishtinë e Pejë: Arrestohen dy gra dhe shoqërohet një burrë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet janë regjistruar në Prishtinë dhe Pejë, ku janë përfshirë disa persona.

Në Prishtinë janë arrestuar dy gra, pasi të njëjtat, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur në mes vete.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Pejë është raportuar një rast i dhunës psikike.

Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për keqtrajtim, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Sipas policisë, pas intervistimit, rasti ndaj tij po procedohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen disa armë në Prishtinë, Podujevë e Drenas

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e tri armëve në tri raste të ndara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit zyrtar, kontrollet kanë rezultuar me shoqërimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e armatimit në lokacione të ndryshme.

Në fshatin Tërstenik të Drenasit është shoqëruar një i mitur, pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz”.

Ndërkaq, në Podujevë, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar pas kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari.

Rasti i tretë u regjistrua në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ku është arrestuar një person pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator me 16 fishekë”.

Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Lipjan: Arrestohen dy prindër, nuk u kujdesën për fëmijën e tyre të sëmurë

Published

on

By

Dy prindër nga Lipjani janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “shkelje të detyrimeve familjare”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti u zbulua pasi fëmija i tyre i mitur u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK për trajtim mjekësor.

Hetimet e para tregojnë se gjendja e rënduar e të miturit ka ardhur si pasojë e mospërkujdesjes dhe mos-trajtimit të duhur nga ana e prindërve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana  e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara