Lajmet

Ushqimi që u tepron lokaleve të gastronomisë s’do të hidhet, u shpërndahet familjeve në nevojë

“Po e promovojmë një projekt shumë të rëndësishëm për skemën sociale për qytetarët e Prishtinës”, tha Muhedin Nushi.

Published

on

Një grup i të rinjve të komunës së Prishtinës mbështetur nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, OJQ PEN dhe komuna e Prishtinës kanë lansuar projektin e bamirës “Click to Eat”.

Projekti synon uljen e numrit të qytetarëve në nevojë për ushqim, ngase synohet që ushqimi i parapërgatitur dhe i cili nuk arrin të konsumohen ë lokalet e gastronomisë, të shpërndahet te qytetarët që kanë nevojë për shujta.

Nënkrytari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se e ka mirëpritur këtë projekt dhe se do të mundësojnë shpërndarjen e ushqimit deri te familjet në nevojë.

“Po e promovojmë një projekt shumë të rëndësishëm për skemën sociale për qytetarët e Prishtinës”.

“E kemi përkrah që nga fillimi dhe projekti ka të bëjë me zvogëlimin e personave të uritur në Prishtinë, këtu ndërlidhet Komuna, UNICEF, PEN dhe qytetarët”.

“Bizneset çdo ditë tërë atë ushqim që ju mbetet e pashfrytëzuar ideja ka qenë që atë ta shpërndajnë deri të familjet e uritura”.

“Ne do të mundësojmë transportin e ushqimit për shpërndarjen e ushqimit çdo ditë nga ora 14:00 deri në 17:00. Kemi nevojë që kjo të shpërndahet edhe në komunat tjera”.

Ai i ka falënderuar të rinjtë për këtë projekt, raporton EO.

“Do ta fuqizojmë dhe do të kemi një projekt stabil që ai të mos shuhet. Kështu njësoj projekte po aplikohen që sa vite në Francë. Qëndrueshmëria e këtij projekt do të jetë i garantuar.

Gresa Ismalili udhëheqëse e “Click to Eat”, tha se ide për realizimin e këtij projekti ka qenë e kamotshme.

“Ideja ka lind qysh moti. Përfshirja e gjithë komunitetit dhe mbrojtja e ambientit janë dy elemente të rëndësishme që i realizon ky projekt”.

“Gjatë punë sonë janë rrit numri i punëtorëve ku kemi edhe dy programe që ndihmojnë implementimi e Click to Eat”.

Gonxhe Haliti ideatorë e kësaj iniciative, tha se synojnë që “Clik to Eat”, të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë.

“Ushqimi që tepron te gastronomia do të bëhet paketim i shujtave dhe do të ofrohet te personat në nevojë. Synimi jonë është që Clik to Eat të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë”.

“Të krijohet shprehi që mos të hidhet ushqimi”.

Burimi: IndeksOnline

Lajmet

Protesta në përkrahje të çlirimtarëve më 13 dhjetor në Shkup, konfirmohet nga OVL-UÇK

Published

on

By

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Në një konferencë për media, Syla tha se protesta do të fillojë nga ora 13:00, ndërsa theksoi se kjo do të jetë protesta e pestë me radhë e organizuar në mbështetje të të paraburgosurve në Hagë./UBTNews

 

 

Continue Reading

Lajmet

Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike

Published

on

By

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka miratuar dy vendime financiare. Sipas njoftimit zyrtar, janë ndarë 141 mijë e 680 euro për realizimin e projekteve që do të zbatohen përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që lidhet me kursimet dhe ndarjet buxhetore, në kuadër të riorganizimit të shpenzimeve.

Këto vendime janë bërë të ditura përmes komunikatës së Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:        Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK

Published

on

By

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në Mitrovicën e Veriut. Sipas policisë, një femër kosovare është dërguar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës së Veriut në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Pas intervenimit mjekësor në QKUK, viktima është kthyer për trajtim shtesë në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po hetohet në procedurë të rregullt.

Është raportuar se viktima femër kosovare në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin në Mitrovicë Veri dhe më pas në QKUK. Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKUK, e njëjta përsëri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë Veri.  Me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar.“, thuhet në raport nga Policia e Kosovës./UBTNews

 

Continue Reading

Lajmet

Artane Rizvanolli mban konferencë për media sot

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajë sot një konferencë për media të paralajmëruar për në ora 13:00. Sipas njoftimit zyrtar, konferenca ka për qëllim adresimin, siç thuhet, “paqartësive dhe dezinformatave” që kanë qarkulluar lidhur me sektorin e energjisë.

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, znj. Artane Rizvanolli, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të adresojë çështjet rreth paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë”, thuhet në komunikatë.

Mbetet të shihet se cilat sqarime do të japë ministrja në këtë paraqitje publike.

Ky lajm do të përditësohet./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara