Shëndeti

Ushqimet të cilat ulin kolesterolin deri në 40%

Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm.

Published

on

Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi. Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë. Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides.

Nëse kolesteroli është i lartë për shkak të stresit, medikamentet kundër kolesterolit nuk janë efikase dhe sekreti në këtë rast qëndron tek ushqyerja. Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë: Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë. Ekspertët, thonë se kufizimi i sheqerit por edhe përfshirja e tre ushqimeve të caktuara në regjimin tuaj të përditshëm mund të ulë kolesterolin deri në 40%.

Një Gjysmë Mollë e Kuqe Në Ditë
Molla e kuqe ofron antioksidantët më të mirë. Ajo është gjithashtu e pasur me fibër, flavonoidë dhe ushqyes të tjerë. Frutat në përgjithësi kanë një ndikim të fortë tek njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i triglicerideve dhe shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm një gjysmë molle të kuqe në ditë kundër kolesterolit.

Treçerek Filxhani Me Copa Panxhari
Fibra tek panxhari është e domosdoshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe shëndetit të zemrës, pavarësisht nivelit të triglicerideve. Panxhari përmban shumë fibër dhe ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë zemrën, mëlçinë dhe trurin.

1 Karrotë Mesatare
Karrotat janë të shkëlqyera për zemrën dhe për sistemin tretës. Ato janë të pasura me fibër, beta karoten, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Karrota e përmasave mesatare përputhet më së miri me gjysmën e mollës dhe copat e panxharit duke ofruar kurën ideale me tre përbërës kundë kolesterolit të lartë./AgroWeb.

Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm. Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi. Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë. Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides.

Nëse kolesteroli është i lartë për shkak të stresit, medikamentet kundër kolesterolit nuk janë efikase dhe sekreti në këtë rast qëndron tek ushqyerja. Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë: Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë. Ekspertët, thonë se kufizimi i sheqerit por edhe përfshirja e tre ushqimeve të caktuara në regjimin tuaj të përditshëm mund të ulë kolesterolin deri në 40%.

Një Gjysmë Mollë e Kuqe Në Ditë
Molla e kuqe ofron antioksidantët më të mirë. Ajo është gjithashtu e pasur me fibër, flavonoidë dhe ushqyes të tjerë. Frutat në përgjithësi kanë një ndikim të fortë tek njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i triglicerideve dhe shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm një gjysmë molle të kuqe në ditë kundër kolesterolit.

Treçerek Filxhani Me Copa Panxhari
Fibra tek panxhari është e domosdoshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe shëndetit të zemrës, pavarësisht nivelit të triglicerideve. Panxhari përmban shumë fibër dhe ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë zemrën, mëlçinë dhe trurin.

1 Karrotë Mesatare
Karrotat janë të shkëlqyera për zemrën dhe për sistemin tretës. Ato janë të pasura me fibër, beta karoten, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Karrota e përmasave mesatare përputhet më së miri me gjysmën e mollës dhe copat e panxharit duke ofruar kurën ideale me tre përbërës kundë kolesterolit të lartë./AgroWeb.

Shëndeti

Anemia, produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi

Published

on

Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi. Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm.

Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë e deri 27 gram për gratë shtatzëna. Një person që ka mangësi në hekur tregon shenja të ndryshme. Këtu përfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe mungesë fryme gjatë kryerjes së veprimeve të thjeshta.

Mungesa e hekurit rezulton në një nivel më të ulët vëmendjeje e funksioni mendor.

Ushqimet që ndihmojnë përthithjen maksimale të hekurit

Plot Vitaminë C

Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit. Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet. Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.

Konsumi i lëngut të limonit, ndërsa jeni duke ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit thithjen e mineralit nga organizmi juaj.

Plot Vitaminë A dhe betakaroten

Vitamina A rrit thithjen e hekurit deri 200% për orizin, 80% për grurin, 140% për misrin. Shtimi i beta-karotenit, rrit thithjen më shumë se 300% për orizin dhe 180% për grurin dhe misrin. Burimet e mira të ushqimit me beta-karoten dhe vitaminë A përfshijnë karrota, patate të ëmbla, spinaq, barishtet, kunguj, speca të kuqe, pjepri, kajsi, portokall dhe pjeshkë.

Kombinimet me tipet e mishit

Studime kanë raportuar se shtimi i mishit të kuq, mishit të pulave ose peshkut në ushqim me bazë drithi rezulton në rreth 2-3 herë më shumë përthithje të hekurit. Shtimi i 75 gramë mish në një vakt rrit thithjen e hekurit me rreth 2.5 herë, në krahasim me një vakt pa mish.

Vetëm 1 gram mish i kuq, peshk ose mish pule siguron një efekt rritës të thithjes së hekurit, i ngjashëm me atë të 1 mg të vitaminës C.

Continue Reading

Shëndeti

Çka duhet të dini për kokëdhimbjen tek fëmijët?

Published

on

Dhimbja e kokës tek fëmijët është një problem i shpeshtë. Shumica prej tyre e përjetojnë gjatë kohës kur janë të sëmurë.

Dy tipet e kokëdhimbjes tek fëmijët janë: migrena dhe kokedhimbjet e shkaktuara nga  tensioni i gjakut. Fëmijët e prekur nga migrena, përjetojnë dhimbje në të dy anët e kokës dhe nganjëherë përballen edhe me vjellje e marramendje. Përafërsisht 10% e fëmijëve përballen me këtë problem.

Kokëdhimbjet, që shkaktohen nga tensioni i gjakut manifestohen me dhimbje akute, që për dallim nga migrena nuk përcillen me vjellje a marramendje.

Trajtimi i këtyre problemeve zakonisht bëhet me analgjetikë, siç është ibuprofeni apo acetaminofeni.

Disa nga metodat për të parandaluar këto dhimbje janë:

Gjumi i rregullt.

Aktivitet i bollshëm fizik.

Vakte të rregullta të ngrënies. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave

Published

on

Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara. Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut në katër muaj.

Trupi shkarkon 50 miliardë qeliza, kjo aftësi rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve. Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë Mjekësisë Rigjeneruese që synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup duke garantuar shëndetin.

Mjekësia Rigjeneruese bazohet tek një regjim i shëndetshëm ushqimor falë të cilit qelizat rigjenerohen më lehtë dhe inflamacioni zhduket shpejt.

Lidhja mes inflamacionit dhe rigjenerimit të qelizave

Inflamacioni shfaqet kur trupi pëson lëndim të caktuar, ai shkatërron qelizat dhe këto të fundit nuk e përfundojnë procesin e rigjenerimit. Për t’u ardhur në ndihmë qelizave, njeriu duhet të hajë ushqimet e duhura, siç janë frutat dhe perimet.

Njeriu mund ta dallojë lehtë nëse një ushqim lufton inflamacionin bazuar në ngjyrën që ka. Rregulli është që pjata e një vakti duhet të jetë e ylbertë. Ushqimet me ngjyrë portokalli si karrotat, janë të pasura me vitaminë A. Kjo vitaminë i vjen në ndihmë rigjenerimit të mushkërive e lëkurës. Ushqimet e gjelbra nga ana tjetër janë të pasura me kompleksin e vitaminave B, ndërsa ato të kuqet përmbajnë vitaminën C dhe antioksidantë.

Frutat e pyllit

Të pasura me antioksidantë e vitamina që zhdukin inflamacionin, mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe zbusin dhimbjet e kyçeve.

Produktet e detit

Janë thelbësore për shëndetin se përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin. Ushqimet që na ofron deti i bëjnë mirë shëndetit të trurit dhe zemrës.

Brokoli

Kjo perime është e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin, mbështesin mëlçinë dhe gjithë procesin rigjenerues të trupit, është një perime e mirë për pastrimin e organizmit nga toksinat.

Xhenxhefili

Ky zhardhok pikant është një mik i mirë për shëndetin. Ai e lufton inflamacionin që në fillim dhe i jep krahë procesit natyral të rigjenerimit.

Arrorët dhe farat

Janë të pasur me acide yndyrore dhe proteina. Përveç mbështetjes për procesin e rigjenerimit të ndihmojnë për humbjen e kileve. Arrat, bajamet, farat e linit janë të shkëlqyera kundër inflamacionit.

Kërpudhat

Substancat e kërpudhave janë të mira për të mbrojtur qelizat e mëlçisë nga inflamacioni e pastruar organizmin në mënyrë natyrale. Kini parasysh që natyra e ka pajisur njeriun me instrumentat e duhur për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Një stërvitje e vetme mund të ndihmojë trupin të luftojë qelizat kancerogjene

Published

on

Një studim i ri nga Edith Cowan University tregon se edhe një seancë stërvitjeje, qoftë me pesha apo HIIT, mund të ndihmojë trupin të mbrohet nga kanceri.

Studiuesit zbuluan se një stërvitje e vetme rriti nivelin e myokine-ve, proteina të lëshuara nga muskujt gjatë ushtrimeve, të cilat mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene. Tek të mbijetuarat e kancerit të gjirit, kjo ndikoi në uljen e rritjes së qelizave deri në 30%.

Myokine-t u matën para, menjëherë pas dhe 30 minuta pas stërvitjes, duke treguar rritje të qëndrueshme pavarësisht llojit të ushtrimit. Studiuesit theksuan se aktiviteti fizik mund të veprojë si ilaç, duke përmirësuar jo vetëm kondicionin, por edhe duke ofruar mbrojtje biologjike kundër kancerit.

Ndërtimi i muskujve dhe ulja e yndyrës përmes stërvitjes së vazhdueshme mund të ulë inflamacionin, një faktor kryesor në përparimin dhe rikthimin e kancerit. Ndërsa dieta vetëm nuk prodhon proteina mbrojtëse apo nuk ul shenjat inflamatore, ushtrimi fizik është një pjesë kyçe e kujdesit kundër kancerit.

Continue Reading

Të kërkuara