Lajmet
Ushqimet që zvogëlojnë riskun e kancerit të gjirit
Ekzistojnë disa ushqime që ulin riskun e t’u përballurit me këtë sëmundje një ditë
Published
4 years agoon
By
UBT newsNuk ekziston asnjë ushqim në planet se është vërtetuar të zhdukë kancerin. Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime shkencërisht të provuar se ulin riskun e t’u përballurit me këtë sëmundje një ditë. Dhe ky artikull flet për to.
Sipas ekspertëve, mesatarisht një grua diagnostikohet me kancer gjiri çdo dy minuta. Gjithashtu, çdo 13 minuta një grua vdes nga kanceri i gjirit.
Duhet të hiqni dorë nga veset jo të shëndetshme si alkooli, duhani, stili sedentar i jetës, etj. Mbani gjithashtu në mendje që në dietën tuaj të jenë të integruara këto ushqime”
Kërpudhat
Vitamina D është një nutrient i provuar se mban larg kancerin e gjirit. Konsumi ditor i tyre është një aleat i mirë në luftën kundër kancerit.
Arrat
Yndyrat e shëndetshme tek arrat luftojnë inflamacionin, i cili lidhet me zhvillin e kancerit, përfshirë dhe atë të gjirit.
Vaji i ullirit
Vetitë e tij anti-inflamatore mbajnë larg riskun e prekjes nga kanceri i gjirit prandaj përdoreni me bujari në sallata.
Peshqit e yndyrshëm
Peshqit si almoni, toni e trofta përmbajnë acide yndyrore omega 3 të cilat parandalojnë shumë lloj kanceresh, përfshirë dhe atë të gjirit.
Patatet e ëmbla
Betakaroteni i gjendur tek patatet e ëmbla është shumë i mirë për sytë tuaj, por faktet shkencore kanë provuar se ul edhe riskun e prekjes nga kanceri i gjirit tek gratë.
Domatet
Një lloj antioksidanti i gjendur tek domatet i cili quhet likopen, ka veti të shkëlqyera për luftimin e kancerit. Ekspertët thonë se fillimisht duhet t’i ekspozoni domatet ndaj nxehtësisë që të aktivizohet glikopeni.
Perimet kruçifere
Brokoli, lulelakra, lakrat e Brukselit, lakra e bardhë—janë perime të llojit kruçifee që duhen shtuar në dietën tuaj për të minimizuar risqet e kancerit pasi sulfuri i gjendur tek to, mund të ‘vrasë’ qelizat kancerogjene.
Frutat e pyllit
Nëse keni nevojë për vakte të ndërmjetme, zgjidhni frutat e pyllit. Të pasura me antioksidantë të fuqishëm, ato zvogëlojën shanset e prekjes nga kanceri i gjirit një ditë.
Shafrani i Indisë
Përdoreni shafranin në supa, sallata dhe smoothie. Kjo erëz ka gjithashtu veti të shkëlqyera medicinale dhe ka veti të na mbrojë nga shumë lloje të kancerit.
Ndërkohë, përveç këtyre ushqimeve që na mbrojnë nga risku i kancerit, ka edhe disa të cilat duhen shmangur dhe ato janë:
- Ëmbëlsirat
- Ushqimet e yndyrshme
- Mishi i kuq
- Alkooli
Vendi
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
Published
39 minutes agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.
Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.
Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.
Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.
Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.
Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.
Vendi
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
1 hour agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
lajme
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Published
2 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar përmes një mesazhi prekës pas humbjes ndaj Turqisë në fazën “play-off”, e cila i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallapeni ka shprehur dhimbjen e tij për rezultatin, duke theksuar se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, por fati nuk ishte në anën e tyre.
“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” u shpreh ai.
Tutje ai u shpreh se e ndjen zhgënjimin e madh të tifozëve, por nënvizoi se momente të tilla shërbejnë për t’i bërë lojtarët më të bashkuar dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.
Në mbyllje të mesazhit të tij, lojtari falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dha një premtim të fortë se ekipi do të rikthehet edhe më i fuqishëm për të luftuar për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku me tifozët dardanë.
Lajmet
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
Published
3 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Prestigjiozja amerikane “The Athletic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes dramatike të mbrëmshme në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Edhe pse rrugëtimi i “Dardanëve” drejt ëndrrës për Botëror u ndal, analiza e gazetarëve amerikanë nxjerr në pah karakterin e fortë të ekipit tonë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.
Një humbje me dinjitet në “Fadil Vokrri”
Në një natë të karakterizuar nga një atmosferë e zjarrtë që i bëri ballë edhe kushteve të vështira atmosferike, “The Athletic” e përshkruan mjaft mirë qëndresën kosovare. Ata vënë në dukje se suksesi i Turqisë nuk erdhi pa vështirësi, duke cituar:
“Shiu i rrëmbyeshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk mundi ta zbehte atmosferën e zjarrtë, por gjithçka përfundoi me hidhërim për skuadrën guximtare të Kosovës.”
Ky vlerësim tregon se, përtej rezultatit 0-1, Kosova ka lënë mbresa si një “skuadër guximtare” që lufton deri në sekondën e fundit, veçanërisht me rastet e Fisnik Asllanit dhe Florent Muslijës që mbajtën në ankth turqit deri në fund.
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Trumpi po e konsideron seriozisht largimin nga NATO-ja
173 vjet nga lindja e Van Gogh
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
