Lajmet

Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk

Përpiquni t’i evitoni ato ushqime ose të paktën t’i konsumoni më pak.

Published

on

Një nga problemet më të zakonshme shëndetësore është kapsllëku.

Të gjithë ne të paktën një herë në jetë e kemi provuar këtë ndjenjë, që përpos që është shumë frustruese di të jetë edhe e dhimbshme.

Nëse keni probleme të tilla shpesh herë, duhet të dini se janë disa ushqime që e bëjnë edhe më keq.

Përpiquni t’i evitoni ato ose të paktën t’i konsumoni më pak.

Buka

Çokollata

Ushqimet e ngrira

Biskotat

Bananet

Mishi i kuq

Patatinat dhe patate të skuqura

Produktet e qumështit

Lajmet

​Kosova sfidon sot Suedinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në fushë për ndeshjen e dytë të tetorit, ku do të përballet me Suedinë në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

Pas barazimit të vlefshëm ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët udhëtojnë drejt skandinavisë me besim dhe synim për të ruajtur ritmin pozitiv në Grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në anën tjetër, Suedia ndodhet në një periudhë të vështirë. Kombëtarja nordike ka grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshjet e para dhe do të kërkojë me ngulm fitoren e parë për të ringjallur shpresat e saj.

Ndeshja fillon me fillim nga ora 20:45.

Një numër i madh tifozësh shqiptarë pritet të jenë prezent në shkallët e stadiumit për të krijuar atmosferë elektrizuese dhe për t’i dhënë mbështetje maksimale Dardanëve në këtë sfidë të rëndësishme./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidenti Trump mbërrin në Izrael

Published

on

Presidentit amerikan i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Izrael.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit me tapet të kuq, teksa të pranishëm në aeroport ishin presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Trump do të qëndrojë për disa orë në Izrael, ku pritet të takohet me disa prej pengjeve të liruara nga Hamasi, si dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshet kryesore të Izraelit, ku pritën me ovacione mbërritjen e Trump./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s, e ftuar presidentja Osmani

Published

on

Sesioni i 71-të Vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që mbledh parlamentarë nga shtetet anëtare të Aleancës, si dhe përfaqësues të partnerëve të saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

“Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar gjatë qëndrimit në Lubjanë, Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen viziton sot Tiranën

Published

on

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi që zyrtarja e lartë europiane nis në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas agjendës së zbardhur, Von Der Leyen do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 mld euro.

Pas takimeve me Begajn dhe Ramën, Presidentja von der Leyen do të mbajë një fjalim në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet pasdite.

Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara