

Shëndeti
Ushqimet që përkeqësojnë tiroiden dhe që duhet shmangur
Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.
Published
2 years agoon
By
UBT newsLuhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me tiroiden.
Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga problemet më të shpeshta që hasen me këtë gjëndërr është hipotiroidizmi. Ky problem ka të bëjë me funksionin e mangët të tiroides.
Hipotiroidizmi manifestohet me lodhje ekstreme, depresion, harresë dhe shtim në peshë.
Ajo rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të tumorit.
Ekspertët rekomandojnë trajtimin e këtij problemi edhe nëpërmjet ndryshimeve në regjimin ushqimor.
Teprimi me brokoli dhe lakrat e vogla
Brokoli, spinaqi, lulelakra dhe lakrat e vogla janë të shkëlqyera për organizmin. Por nëse e teproni me to, atëherë problemet me hipotiroidizmin do të përkeqësohen.
Këto perime përmbajnë disa substanca që janë tepër aktive nëse këto ushqime hahen të gjalla. Nëse ato i gatuani, atëherë këto substanca janë pjesërisht aktive dhe më pak të dëmshme.
Ëmbëlsirat
Akullorja, keku, biskotat e të tjerë janë padyshim të shijshme por plot me sheqer.
Sheqeri nxit inflamacionin që përbën pikënisjen e sëmundjeve kronike.
Nëse inflamacioni është i pranishëm në trup, ai dobëson imunitetin dhe e pengon atë të luftojë sëmundjet e tiroides.
Peshku Ton
Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë mërkur në organizmin e tyre.
Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy ose tre racioneve të këtyre peshqve në javë, por jo më tepër.
Jodi i tepërt
Jodi i tepërt e dëmton tiroiden dhe ju bën të ndiheni më të plogësht.
Edhe në rastin e jodit, ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme.
Jodi gjendet tek peshqit, kripa dhe suplementët.
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, nivelet e jodit duhen mbajtur diku tek 100-200 mkg/l.
Proshutat dhe salçicet
Mishrat e përpunuar siç janë proshutat dhe salçicet përmbajnë substanca artificiale që përkeqësojnë problemet me tiroiden.
Suplementët e kalciumit dhe hekurit
Si në formën e suplementëve specifikë apo edhe multivitaminave, kalciumi dhe hekuri ndërveprojnë negativisht me medikamentet që merrni për tiroiden problematike.
Këto medikamente duhen marrë në mënyrë strikte, në të njëjtën kohë, të paktën një orë përpara ushqimit dhe kurrë bashkë me mineralet e mësipërme.
AgroWeb.org ju rekomandon të këshilloheni me mjekun tuaj.
Buka, drithërat, makaronat
Njerëzit që nuk e tolerojnë glutenin që gjendet tek buka, makaronat dhe drithërat, vuajnë edhe nga një sëmundje autoimunitare e caktuar.
Kjo sëmundje e rrallë detyron sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.
Të Skuqurat
Patatet e skuqura, mishi i pulës e produkte të tjera të skuqura në vaj e temperaturë të lartë nxisin inflamacionin që prek edhe tiroiden.
Hipotiroidizmi zakonisht prek më shumë gratë në moshë të mesme./AgroWeb.org
Shëndeti
Ankthi i heshtur: Si manifestohet te gratë dhe pse nuk merret seriozisht?
Published
11 minutes agoon
May 8, 2025
Ajo është vajza që gjithmonë mban situatat nën kontroll. Qesh, është e organizuar, e vëmendshme me të gjithë. Por ajo që nuk shohim është lodhja që ndjen nga brenda, ndjesia e përhershme e ankthit dhe tensionit që nuk shprehet me fjalë.
Shpesh, tek gratë ankthi nuk vjen me panik apo shpërthime emocionale, por me një ndjesi konstante të “mosmjaftueshmërisë”.
Perfeksionizmi, mbingarkesa me përgjegjësi dhe pritshmëritë sociale bëjnë që shumë gra ta fshehin ankthin me një buzëqeshje, madje edhe nga vetja e tyre.
Mjekët dhe rrethi shoqëror mund të mos e kuptojnë fare – sepse gratë kanë mësuar ta mbajnë veten gjithmonë “në rregull”.
Por kjo është pikërisht ajo që e bën ankthin e tyre më të rrezikshëm: fakti që nuk merret seriozisht, as kur ka nevojë urgjente për ndihmë.
Stop ankthit të heshtur!
Shëndeti
A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabet?
Published
17 hours agoon
May 7, 2025
Personat me diabetë duhet të tregojnë shumë kujdes me ushqimin ashtu si edhe me lëngjet. Ata duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat e përpunuara dhe karbohidratet tjera të rafinuara, që rrisin ndjeshëm nivelet e sheqerit.
Nga ana tjetër ka disa ushqime e pije të përditshme, të cilat është e pamundur t’i shmangesh aq lehtë.
Miliona njerëz në botë tregohen më dorëlëshuar kur vjen puna te pijet me kafeinë, sepse ndryshe nga sheqeri, kafeina supozohet të jetë më pak e dëmshme për personat me diabetë.
A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabetë?
Kafeina ul ndjeshmërinë e insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2, një studim i vitit 2017 shpjegoi se kafeina rrit nivelin e glukozës dhe e mban lart atë për shumë kohë.
Kjo nuk duket diçka e mirë e megjithatë, studimet tjera thonë se disa aspekte të kafeinës janë mirëbërëse për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.
Pirja e dy filxhanëve në ditë ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 12 përqind, sipas studiuesve si kafeja dhe çaji kanë vlera shtesë për shkak të antioksidantëve të cilat mbrojnë trupin dhe rrisin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar.
Çaji jeshil mundet të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy, është i pasur me antioksidantë. Ky çaj është shumë i mirë për rënien në peshë sepse mbipesha është problem për diabetikët.
Pijet më të mira dhe më të këqija për personat me diabet:
Pijet e gazuara dhe me kafeinë nuk duhen konsumuara, thonë specialistët.
Këto pije kanë më shumë sheqer se sa kafeinë.
Një pije e gazuar ka 37 gramë sheqer ose 9 lugë çaji sheqer dhe vetëm 33 miligram kafeinë.
Pijet me ëmbëlsues artificialë rrisin rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit dhe diabetit të tipit 2.
Pijet energjike apo ato pije që pretendojnë të kenë vitamina janë të tmerrshme. Një kanaçe përmban 27 gramë sheqer dhe 28 gramë karbohidrate, duke u kthyer në tmerr të vërtetë për diabetikët dhe jo vetëm.
Vitaminat dhe mineralet merren më mirë nëpërmjet ushqimit e jo pseudo pijeve të shëndetshme.
Sasia e duhur e kafeinës të prekurit me diabet dhe jo vetëm, kur vjen puna tek sasia, ajo nuk është e njëjtë për çdo njeri.
Niveli i sheqerit në gjak rritet ndryshe nga njëri tek tjetri, ndaj i takon njerëzve të mbajnë nën vëzhgim racionet dhe sasitë e pijeve që konsumojnë dhe pasojat që lënë pas. Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin.
Shëndeti
Shtatë perimet që bëhen më të shëndetshme nëse i gatuani
Published
18 hours agoon
May 7, 2025
Perimet na bëjnë mirë, është e vërtetë, por mënyra e gatimit ose më saktë, nevoja për gatim ose jo, luan një rol jo pak të rëndësishëm në aspektin e vlerave shëndetësore që ato ofrojnë.
Kohët e sotme, nevoja e gatimit luan një rol kyç në sasinë dhe volumin e ushqyesve që marrim prej perimeve.
Disa prej tyre janë mirë të hahen të pagatuara e disa të tjera bëhen më të shëndetshme nëse gatuhen.
Këto 7 perime bëhen më të shëndetshme nëse i gatuan
Procesi i gatimti është i domosdoshëm për perimet se aktivizon vitaminat e mineralet, i bën të përthithshme prej trupit.
Domatet
Ka pretendime që gjatë gatimit, domatet humbasin shumë prej sasisë së vitaminës C që ofrojnë, gatimi rrit sasinë e likopenit, një prej antioksidantëve më të fuqishëm, i cili ul rrezikun e sëmundjeve kronike si të zemrës dhe tumoret.
Ekspertët thonë se duhet të siguroheni që domaten ta gatuani me një yndyrë të shëndetshme siç është vaji i ullirit.
Shpargu
Plot me vitaminat A, C dhe E. Gatimi e përmirëson aktivitetin e antioksidantëve me 16 deri 25 përqind e rrit nivelet e acidit fenolik që ul rrezikun e kancerit.
Spinaqi
Duhet gatuar në avull të pakësojë acidin oksalik i cili ndërhyn në përthithjen e hekuri me 53%. Avulli ndihmon në ruajtjen e folatit, që luan rol thelbësor tek ADN-ja dhe ul rrezikun e disa sëmundjeve kancerogjene.
Kërpudhat
Janë të mbushura me antioksidantë, aktiviteti i të cilëve zmadhohet drastikisht kur kërpudhat gatuhen, ato përmbajnë shumë kalium, niacinë dhe zink.
Karrotat
Përmbajnë beta karoten të cilin trupi e transformon në vitaminë A. Gatimi i karrotës me lëkurë trefishon fuqinë e antioksidantëve por mënyrat e duhura janë pjekja, zierja dhe mikrovala. Skuqja e karrotës ul sasinë e antioksidantëve .
Patëllxhani
Nëse patëllxhani gatuhet në avull, përbërësit ndërveprojnë mirë me lëngjet biliare duke lejuar mëlçinë të shpërbëjë më mirë përbërësit dhe sidomos kolesterolin. Studimet thonë se nëse patëllxhani gatuhet në skarë, perimja ruan sasi të larta të acidit klorogenik që ngadalëson çlirimin e glukozës në gjak dhe mundet të ulë tensionin e gjakut dhe rrezikun e diabetit.
Kur patëllxhani zihet, ai arrin të ruajë pjesën më të madhe të antioksidantëve.
Argjinarja
Konsiderohet si e plotfuqishme sa i përket antioksidantëve, që përftohen më shumë kur ajo gatuhet me avull. Kjo mënyrë gatimi rrit me 15 herë sasinë e antioksidantëve. Zierja nuk rekomandohet shumë për argjinaren nëse dëshironi që ajo të ruajë pjesën dërrmuese të vitaminave.

Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.
Vitamina A – Ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme. Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi verës. Kjo se priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë kësaj stine, është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.
Vitamina C – Kjo vitaminë, është antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira, forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës. Temperaturat e ngrohta shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, që shmangen me vitaminën C.
Vitamina D – Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit, e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj. Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.
Vitamina E – I siguron lëkurës antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme e për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet. Kjo vitaminë është e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Kjo është ajo që lëkura ka nevojë gjatë muajve të nxehtë të verës. Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve. /UBT News/

Ankthi i heshtur: Si manifestohet te gratë dhe pse nuk merret seriozisht?

Nderohet në Tunizi veprimtaria artistike e profesoreshës së UBT-së, Dr. Marigona Bekteshi Ferati

Cardi B i përgjigjet komenteve negative për paraqitjen e saj në Met: Isha e lodhur

Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

Pakistani pezullon fluturimet në katër aeroporte

Qetësi në qytetet ukrainase në orët e para të armëpushimit të shpallur nga Kremlini

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabet?

AUDI prezanton modele hibride gjatë verës

Shtatë perimet që bëhen më të shëndetshme nëse i gatuani
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet4 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 week ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim