Shëndet

Ushqimet që ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet gjatë ndryshimit të stinëve

Dihet tashmë që ndryshimi i stinëve sjell edhe ndryshim të madh në flokë e lëkurë.

Published

on

Lëkura është e ndjeshme ndaj ndryshimeve që ndodhin papritmas. Këtu futen ndryshimet në rutinën tuaj të përditshme apo ato atmosferiket.

Dihet tashmë që ndryshimi i stinëve sjell edhe ndryshim të madh në flokë e lëkurë. Për të parandaluar këtë proces që të ndodhë dhe për të bërë ndryshimin nga i ngrohti në të ftohtë për lëkurën tuaj vijnë në ndihmë disa ushqime të caktuara.

Frutat tropikale gjatë verës: Për një lëkurë që shkëlqen gjatë verës kujdesuni të konsumoni sa më shumë fruta tropikale.

Me përmbajtje të lartë uji dhe vitaminash, këto fruta do ta ndihmojnë lëkurën tuaj të luftojnë efektet e çdo dehidratimi që mubd t’ju ndodhë gjatë verës. Për shembull, mango është e pasur me mikronutrientë por gjithashtu përmban antinflamatorë që mbrojnë lëkurën tuaj nga çdo dëmtim i ADN-së nëse jeni djegur nga dielli i fortë i verës.

Shalqiri siç edhe e dini është jashtëzakonisht i pasur me ujë. Gjithashtu ndihmon edhe ne çdo sjqetësim që mund të keni me aknet apo puçrrat. Kjo për shkak të aftësisë së tij për të nxjerrë jashtë trupit toksinat. Përmban gjithashtu likopen, i cili ju ndihmon të keni lëkurë më të butë dhe të shkëlqyeshme.

Kunguj në vjeshtë: Vjeshta është koha kur trupat tanë fillojnë të përshtaten me ndryshimet e stinës së ftohtë dhe kjo është lehtësisjt e dukshme në lëkurën tonë. Gjatë këtyre muajve, ashtu si ne fillojmëtë përgatitemi për dimrin kështu bën edhe lëkura jonë kështu që shfrytëzoni ushqimet sezonale për të ndihmuar në këtë tranzicion.

Farat e kungullit dhe kungulli i vjeshtës veçanërisht, janë një nga burimet kryesore të beta karotenit, të cilin trupi e shndërron në Vitaminë A që është thelbësore për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Kungulli mbron gjithashtu lëkurën nga dëmtimi i rrezatimit ultraviolet, i cili është i ashpër mbi lëkurë edhe në ditët më të ftohta të vitit. Filloni gjithashtuntë përfshini në dietën tuaj arra, kokrra dhe bishtajore për të marrë sa më shumë acide yndyrore dhe hidratim të lëkurës gjatë vjeshtës.

Yndyrna të shëndetshme gjatë gjithë dimrit: Ata që jetojnë në vende shumë të ftohta do të dëshmojnë se ekstremitetet e motit janë më të dëmshmet për lëkurën. Nëse jetoni në një zonë me erëra të forta ose ku bie shumë dëborë gjatë dimrit duhet të kërkoni për çdo hidratues natyral që vjen nga ushqimet.

Yndyrnat e shëndetshme si avokado, peshku vajor dhe arrat dhe farat veprojnë si një hidratues natyral për lëkurën duke ndihmuar në rregullomin e yndyrës në trup. Gjithashtu ushqimet e pasura me omega-3 veprojnë si antinflamatorë të fuqishëm për sëmundje të lëkurës si ekzema dhe psoriaza.

Ushqime të pasura me vitaminë C në pranverë: Kjo vitaminë e tretshme në ujë është një nga antioksidantët më të fuqishëm që mund të përfshijmë në dietat tona. Një vitaminë e cila është jetike për detoksifikimin dhe luftimin e radikalëve të lirë, duke ngadalësuar përfundimisht procesin e plakjes.

Ashtu sikurse mund të përdorni ndonjë serum vitamine C për të pasur një lëkurë rrezatuese e të ndritshme edhe të konsumosh ushqime të pasura me vitaminë C është e njejta gjë.

Pranvera është periudha kur trupat tanë fillojnë të shkëputen nga gjumi letargjik i dimrit dhe kërkojnë më shumë energji e kujdes. Kështu konsumoni sa më shumë luleshtrydhe, portokallë, limonë e speca.

Një këshillë përgjatë gjithë vitit do të ishte të mos harroni të konsumoni shumë ujë pasi kjo do të ndihmojë shumë në mbajtjen e një lëkure të shëndetëshme e të re./GazetaShëndeti

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kur fillojnë të veprojnë antibiotikët dhe sa zgjat efekti i tyre?

Published

on

Antibiotikët përdoren për të ndihmuar organizmin në luftimin e infeksioneve të rënda bakteriale.

Ndryshe nga e kaluara kur përshkruheshin shpesh, sot shumë shtete kanë ndërmarrë masa për të frenuar rezistencën ndaj antibiotikëve, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm kur është e domosdoshme, shkruan The Sun.

Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Sipas artikullit, shpjegohet se sa kohë u duhet atyre për të vepruar dhe pse është e rëndësishme që terapia të merret deri në fund.

Barnat veprojnë duke vrarë bakteret ose duke ndaluar përhapjen, por nuk kanë efekt ndaj infeksioneve virale. Në këtë kategori përfshihen ftohja, gripi, COVID-19, shumica e infeksioneve të gjoksit, infeksionet e veshit te fëmijët, si dhe shumë raste të kollës a dhimbjes së fytit.

Në shumicën e rasteve, antibiotikët rekomandohen vetëm nëse infeksioni bakterial nuk largohet vetë, nëse ekziston rreziku për komplikime serioze, ose nëse mund të infektohen persona të tjerë.

Farmacisti Mike Hewitson, shpjegon se antibiotikët veprojnë shpejt, por përmirësimi i gjendjes nuk ndjehet gjithmonë menjëherë.

“Shpejtësia e veprimit varet nga lloji i antibiotikut, fuqia dhe infeksioni që po trajtohet. Antibiotikët intravenozë fillojnë të veprojnë brenda disa orësh, ndërsa ata që merren nga goja mund të kenë nevojë për disa ditë apo edhe një javë për të dhënë efekt”, thotë ai.

Terapia me antibiotikë zgjat 7 deri 14 ditë, ndonëse në disa raste edhe trajtimet më të shkurtra mund të jenë efektive. Edhe nëse pacienti fillon të ndihet më mirë, terapia nuk duhet ndërprerë para kohe.

“Është e rëndësishme që antibiotikët të merren deri në fund, sipas udhëzimit të mjekut. Ndërprerja e parakohshme mund të shkaktojë rikthimin e infeksionit dhe të kontribuojë në rezistencën ndaj antibiotikëve”, thekson Hewitson.

Nëse harroni një dozë, ajo duhet marrë sapo ta kujtoni, por nuk duhet marrë dozë e dyfishtë, pasi kjo rrit rrezikun e efekteve anësore.

Shumica e pacientëve ndihen më mirë drejt fundit të terapisë, por kjo varet nga lloji i infeksionit dhe antibiotiku i përdorur. Në disa raste, antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera, të vjella apo probleme me stomakun.

Nëse terapia përfundon e nuk vërehet përmirësim, rekomandohet që pacienti të kontaktojë mjekun për vlerësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara