Shëndet
Ushqimet që ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet gjatë ndryshimit të stinëve
Published
4 years agoon
By
UBT newsLëkura cilësohet si organi më i madh i trupit dhe nga më të ndjeshmit ndaj ndryshimeve që ndodhin papritmas.
Këtu futen ndryshimet në rutinën tuaj të përditëshme apo ato atmosferiket.
Dihet tashmë që ndryshimi i stinëve sjell edhe ndryshim të madh në flokë e lëkurë.
Për të parandaluar këtë proces që të ndodhë dhe për të bërë ndryshimin nga i ngrohti në të ftohtë për lëkurën tuaj vijnë në ndihmë disa ushqime të caktuara.
Frutat tropikale gjatë verës
Për një lëkurë që shkëlqen gjatë verës kujdesuni të konsumoni sa më shumë fruta tropikale.
Me përmbajtje të lartë uji dhe vitaminash, këto fruta do ta ndihmojnë lëkurën tuaj të luftojnë efektet e çdo dehidratimi që mubd t’ju ndodhë gjatë verës.
Për shembull, mango është e pasur me mikronutrientë por gjithashtu përmban antinflamatorë që mbrojnë lëkurën tuaj nga çdo dëmtim i ADN-së nëse jeni djegur nga dielli i fortë i verës.
Shalqiri siç edhe e dini është jashtëzakonisht i pasur me ujë.
Gjithashtu ndihmon edhe ne çdo sjqetësim që mund të keni me aknet apo puçrrat.
Kjo për shkak të aftësisë së tij për të nxjerrë jashtë trupit toksinat.
Përmban gjithashtu likopen, i cili ju ndihmon të keni lëkurë më të butë dhe të shkëlqyeshme.
Kunguj në vjeshtë
Vjeshta është koha kur trupat tanë fillojnë të përshtaten me ndryshimet e stinës së ftohtë dhe kjo është lehtësisjt e dukshme në lëkurën tonë.
Gjatë këtyre muajve, ashtu si ne fillojmëtë përgatitemi për dimrin kështu bën edhe lëkura jonë kështu që shfrytëzoni ushqimet sezonale për të ndihmuar në këtë tranzicion.
Farat e kungullit dhe kungulli i vjeshtës veçanërisht, janë një nga burimet kryesore të beta karotenit, të cilin trupi e shndërron në Vitaminë A që është thelbësore për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Kungulli mbron gjithashtu lëkurën nga dëmtimi i rrezatimit ultraviolet, i cili është i ashpër mbi lëkurë edhe në ditët më të ftohta të vitit.
Filloni gjithashtuntë përfshini në dietën tuaj arra, kokrra dhe bishtajore për të marrë sa më shumë acide yndyrore dhe hidratim të lëkurës gjatë vjeshtës.
Yndyrna të shëndetshme gjatë gjithë dimrit
Ata që jetojnë në vende shumë të ftohta do të dëshmojnë se ekstremitetet e motit janë më të dëmshmet për lëkurën.
Nëse jetoni në një zonë me erëra të forta ose ku bie shumë dëborë gjatë dimrit duhet të kërkoni për çdo hidratues natyral që vjen nga ushqimet.
Yndyrnat e shëndetshme si avokado, peshku vajor dhe arrat dhe farat veprojnë si një hidratues natyral për lëkurën duke ndihmuar në rregullomin e yndyrës në trup.
Gjithashtu ushqimet e pasura me omega-3 veprojnë si antinflamatorë të fuqishëm për sëmundje të lëkurës si ekzema dhe psoriaza.
Ushqime të pasura me vitaminë C në pranverë
Kjo vitaminë e tretshme në ujë është një nga antioksidantët më të fuqishëm që mund të përfshijmë në dietat tona.
Një vitaminë e cila është jetike për detoksifikimin dhe luftimin e radikalëve të lirë, duke ngadalësuar përfundimisht procesin e plakjes.
Ashtu sikurse mund të përdorni ndonjë serum vitamine C për të pasur një lëkurë rrezatuese e të ndritshme edhe të konsumosh ushqime të pasura me vitaminë C është e njejta gjë.
Pranvera është periudha kur trupat tanë fillojnë të shkëputen nga gjumi letargjik i dimrit dhe kërkojnë më shumë energji e kujdes.
Kshtu konsumoni sa më shumë luleshtrydhe, portokallë, limonë e speca.
Një këshillë përgjatë gjithë vitit do të ishte të mos harroni të konsumoni shumë ujë pasi kjo do të ndihmojë shumë në mbajtjen e një lëkure të shëndetëshme e të re./AgroWeb.org
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
15 hours agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
3 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
