Shëndeti

Ushqimet që duhet t’i hani për ta luftuar stresin

Published

on

Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura.

Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë.

Portokaj

Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet tjera ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime. Do të ishte ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut.

Bananet

Stresi shpejton metabolizmin, duke shpenzuar rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë, mbani bananet, të pasura me kalium në tavolin, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.

Karrotat

Nga stresi nofulla shtrëngohet dhe është ide e mirë të përtypni diçka, që do t’ju ndihmojë të heqni qafe tensionin e muskujve. Ideja më e mirë është karrota.

Bajamet

Përveç se bajamet janë të pasura me vitaminë E që ndihmon stimulimin e sistemit imunitar,përmbajnë vitaminë B që e ndihmojnë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.

Spinaqi

Kjo perime përmban magnez që ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.

Shëndeti

Çka duhet të dini për kokëdhimbjen tek fëmijët?

Published

on

Dhimbja e kokës tek fëmijët është një problem i shpeshtë. Shumica prej tyre e përjetojnë gjatë kohës kur janë të sëmurë.

Dy tipet e kokëdhimbjes tek fëmijët janë: migrena dhe kokedhimbjet e shkaktuara nga  tensioni i gjakut. Fëmijët e prekur nga migrena, përjetojnë dhimbje në të dy anët e kokës dhe nganjëherë përballen edhe me vjellje e marramendje. Përafërsisht 10% e fëmijëve përballen me këtë problem.

Kokëdhimbjet, që shkaktohen nga tensioni i gjakut manifestohen me dhimbje akute, që për dallim nga migrena nuk përcillen me vjellje a marramendje.

Trajtimi i këtyre problemeve zakonisht bëhet me analgjetikë, siç është ibuprofeni apo acetaminofeni.

Disa nga metodat për të parandaluar këto dhimbje janë:

Gjumi i rregullt.

Aktivitet i bollshëm fizik.

Vakte të rregullta të ngrënies. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave

Published

on

Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara. Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut në katër muaj.

Trupi shkarkon 50 miliardë qeliza, kjo aftësi rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve. Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë Mjekësisë Rigjeneruese që synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup duke garantuar shëndetin.

Mjekësia Rigjeneruese bazohet tek një regjim i shëndetshëm ushqimor falë të cilit qelizat rigjenerohen më lehtë dhe inflamacioni zhduket shpejt.

Lidhja mes inflamacionit dhe rigjenerimit të qelizave

Inflamacioni shfaqet kur trupi pëson lëndim të caktuar, ai shkatërron qelizat dhe këto të fundit nuk e përfundojnë procesin e rigjenerimit. Për t’u ardhur në ndihmë qelizave, njeriu duhet të hajë ushqimet e duhura, siç janë frutat dhe perimet.

Njeriu mund ta dallojë lehtë nëse një ushqim lufton inflamacionin bazuar në ngjyrën që ka. Rregulli është që pjata e një vakti duhet të jetë e ylbertë. Ushqimet me ngjyrë portokalli si karrotat, janë të pasura me vitaminë A. Kjo vitaminë i vjen në ndihmë rigjenerimit të mushkërive e lëkurës. Ushqimet e gjelbra nga ana tjetër janë të pasura me kompleksin e vitaminave B, ndërsa ato të kuqet përmbajnë vitaminën C dhe antioksidantë.

Frutat e pyllit

Të pasura me antioksidantë e vitamina që zhdukin inflamacionin, mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe zbusin dhimbjet e kyçeve.

Produktet e detit

Janë thelbësore për shëndetin se përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin. Ushqimet që na ofron deti i bëjnë mirë shëndetit të trurit dhe zemrës.

Brokoli

Kjo perime është e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin, mbështesin mëlçinë dhe gjithë procesin rigjenerues të trupit, është një perime e mirë për pastrimin e organizmit nga toksinat.

Xhenxhefili

Ky zhardhok pikant është një mik i mirë për shëndetin. Ai e lufton inflamacionin që në fillim dhe i jep krahë procesit natyral të rigjenerimit.

Arrorët dhe farat

Janë të pasur me acide yndyrore dhe proteina. Përveç mbështetjes për procesin e rigjenerimit të ndihmojnë për humbjen e kileve. Arrat, bajamet, farat e linit janë të shkëlqyera kundër inflamacionit.

Kërpudhat

Substancat e kërpudhave janë të mira për të mbrojtur qelizat e mëlçisë nga inflamacioni e pastruar organizmin në mënyrë natyrale. Kini parasysh që natyra e ka pajisur njeriun me instrumentat e duhur për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Një stërvitje e vetme mund të ndihmojë trupin të luftojë qelizat kancerogjene

Published

on

Një studim i ri nga Edith Cowan University tregon se edhe një seancë stërvitjeje, qoftë me pesha apo HIIT, mund të ndihmojë trupin të mbrohet nga kanceri.

Studiuesit zbuluan se një stërvitje e vetme rriti nivelin e myokine-ve, proteina të lëshuara nga muskujt gjatë ushtrimeve, të cilat mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene. Tek të mbijetuarat e kancerit të gjirit, kjo ndikoi në uljen e rritjes së qelizave deri në 30%.

Myokine-t u matën para, menjëherë pas dhe 30 minuta pas stërvitjes, duke treguar rritje të qëndrueshme pavarësisht llojit të ushtrimit. Studiuesit theksuan se aktiviteti fizik mund të veprojë si ilaç, duke përmirësuar jo vetëm kondicionin, por edhe duke ofruar mbrojtje biologjike kundër kancerit.

Ndërtimi i muskujve dhe ulja e yndyrës përmes stërvitjes së vazhdueshme mund të ulë inflamacionin, një faktor kryesor në përparimin dhe rikthimin e kancerit. Ndërsa dieta vetëm nuk prodhon proteina mbrojtëse apo nuk ul shenjat inflamatore, ushtrimi fizik është një pjesë kyçe e kujdesit kundër kancerit.

Continue Reading

Shëndeti

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Published

on

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe. Peroksidi i hidrogjenit, i njohur si ujë i oksigjenuar, është agjent natyral me veti dezinfektuese dhe antibakteriale. Ai përdoret për pastrimin e plagëve dhe parandalimin e infeksioneve. Por, a është efektiv kur bëhet fjalë për zbardhjen e dhëmbëve?

Platforma si YouTube e TikTok promovojnë përdorimin e ujit të oksigjenuar në kushte shtëpie për zbardhjen e dhëmbëve. Burimet mjekësore të besueshme, si Healthline, theksojnë se shumica e produkteve komerciale të zbardhjes së dhëmbëve përmbajnë peroksid hidrogjeni në përqendrim më të lartë se sa solucionet e thjeshta të blera në farmaci.

Sipas Journal of Clinical Dentistry, nuk ekziston një studim që të vlerësojë efektin e shpëlarjes së gojës me peroksid hidrogjeni në mënyrë direkte.

Megjithatë, disa studime mbi pasta dhëmbësh që përmbajnë peroksid tregojnë rezultate pozitive. P.sh një studim zbuloi se pasta me sodë buke dhe 1% peroksid hidrogjeni i bëri dhëmbët më të bardhë krahasuar me pastat tjera standarde.

Rregulla të sigurisë për përdorimin e ujit të oksigjenuar:

▪ Zgjidhni solucion të holluar 1.5% ose 3% për të shmangur irritimin e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmërinë dentare.

▪ Një mënyrë e sigurt është të shpëlani gojën me ujë të oksigjenuar për disa sekonda para se të lani dhëmbët.

▪ Për një efekt më të thellë, përzieni 2 lugë çaji peroksid hidrogjeni me 1 lugë çaji sodë buke për të krijuar një pastë të butë. Pastroni dhëmbët me kujdes dhe kufizoni përdorimin në një herë ose dy herë në javë.

Kujdes!

Përdorimi i tepërt ose me përqendrim të lartë mund të dëmtojë smaltin dhe të shkaktojë irritim të mishit të dhëmbëve.

Konsultimi me dentistin para përdorimit të rregullt të ujit të oksigjenuar është gjithmonë i rekomanduar.

Continue Reading

Të kërkuara