Shëndet

Ushqimet që duhet t’i hani në mëngjes

Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës.

Published

on

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës. Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur.

Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Vezët
Vezët janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes. Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.

Shalqiri
Shalqiri është një zgjedhje e shkëlqyer. Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.

Tërshëra
Tërshëra është një zgjedhje fantastike. Sipas të dhënave të AgroWeb.org tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër. Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.

Boronicat
Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.

Qull me miell misri
Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën. Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.

Mjalti
Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor. Rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.

Hikrra
Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin. Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.

Arrorët
Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen. Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh.

Agrumet
Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C. Megjithatë, agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulcerës.

Ushqimet pikante
Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes. Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.

Banania
Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.

Pijet e Gazuara
Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes. Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.

Perimet Jeshile
Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth. Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.

Domatet
Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth. Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.

Dardhat
Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut.

Lajmet

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Shëndet

Vjeshta në tavolinën tuaj, ushqime për zemër të fortë

Published

on

Frutat dhe perimet e stinës së vjeshtës janë të pasura me shije dhe lëndë ushqyese, duke u bërë një aleat i çmuar për shëndetin e zemrës.

Ato ofrojnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në funksionimin e zemrës, ulin kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakës në arterie.

Ekspertët rekomandojnë të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta çdo ditë, si pjesë e një diete të balancuar.

Disa prodhime të vjeshtës dallohen veçanërisht për efektin mbrojtës ndaj zemrës:

Kungulli: i pasur me beta-karoten që shndërrohet në vitaminë A dhe antioksidantë; farat ndihmojnë në uljen e tensionit dhe kolesterolit.

Mollët: përmbajnë fibra dhe polifenole që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

Shega: e pasur me polifenole që mbështesin qarkullimin dhe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit.

Bamjet: përmbajnë fibra, vitaminë K, C dhe folate.

Boronicat e kuqe: ndihmojnë në uljen e tensionit dhe përmirësojnë funksionin vaskular.

Patatet e ëmbla: kombinim i fibrave, beta-karotenit dhe kaliumit për presion më të qëndrueshëm të gjakut.

Edhe ndryshime të vogla, si një mollë në ditë ose shtimi i lahanidës në sallatë, bëjnë diferencë të madhe për zemrën dhe cilësinë e jetës. Duke konsumuar rregullisht prodhime sezonale, jo vetëm që mbështesim shëndetin, por fermerët vendas dhe mjedisin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pija që ju mban të shëndetshëm gjatë stinës së ftohtë

Published

on

Me afrimin e stinës së ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Një pije e thjeshtë nga përbërës me vitamina, antioksidantë e veti natyrale antibakteriale që ndihmojë trupin të qëndrojë i fortë dhe energjik.

Konsumi i rregullt përmirëson rezistencën e trupit, rrit energjinë dhe vitalitetin, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale. Njerëzit që e përdorin raportojnë ndjenjë më të madhe force, përqendrimi e sistem imunitar më të qëndrueshëm.

Pse kjo pije forcon imunitetin?

Limoni është burim natyral i vitaminës C, i cili mbështet funksionin e qelizave të bardha. Mjalti ka veti antibakteriale e qetëson fytin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kombinimi i përbërësve krijon stimulues natyral të fuqishëm për sistemin imunitar.

Eksperienca tregon se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt, duke sjellë energji më të mirë dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Si ta përgatisni në shtëpi:

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 cm xhenxhefil të freskët

Një majë shafrani i Indisë

Përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, më mirë në mëngjes me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë është i shpejtë, efektiv dhe sjell ndryshime të dukshme në forcën dhe rezistencën e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të përdoret vaj ulliri për skuqje?

Published

on

Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.

Pikat e forta

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.

Pika e tymit

Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.

Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Rekomandimet e ekspertëve:

Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.

Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.

Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara