

Shëndeti
Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga urthi
Published
4 years agoon
By
UBT newsKur njeriu konsumon ushqime me aciditet të lartë, stomaku nuk arrin ta përpunojë atë në nivele të mjaftueshme.
Djegësira më pas kthehet lart drejt fytit duke shkaktuar një ndjesi fort të pakëndshme.
Kurat natyrale kundër urthit janë të panumërta, megjithatë hapi i parë në trajtimin e këtij problemi është identifikimi i ushqimeve që shkaktojnë këtë eksperiencë përvëluese.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e ushqimeve të shëndetshme me alkalinë.
Ushqimet që duhen shmangur nëse vuani nga urthi
Të skuqurat
Këto ushqime shkaktojnë kaos në sistemin tretës.
Ato janë të rëndë dhe ngadalësojnë sistemin tretës duke lënë pas acide të tepërta që ngjiten lart drejt ezofagut.
Ushqimet e përpunuara
Ëmbëlsirat industriale krijojnë një mjedis acidik në stomak, veçanërisht nëse janë të mbushura me ngjyrues dhe substanca artificiale.
Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet të shmangin të gjitha format e sheqerit dhe miellit të përpunuar.
Kafeja
Nivelet e larta të kafeinës nxisin sekretimin në rritje të acidit gastric në stomak që mund të shkaktojë urth.
Pijet e gazuara
Këto pije rrisin presionin në stomak dhe aciditetin.
Në vend të tyre, përpiquni të pini ujë në temperaturë ambienti dhe qëndroni larg lëngut të portokallit, sidomos përpara gjumit.
Ushqimet pikante
Ushqimet pikante janë tepër të dëmshme për njerëzit që vuajnë nga urthi.
Salcat përvëluese, specat djegës e produkte të ngjashme janë kaotike për stomakun.
Alkooli
Alkooli ka efekt dehidratues dhe rrit nivelet e aciditetit në trup.
Pirja e alkoolit shkakton probleme të vazhdueshme me tretjen.
Mishi
Mishi me pak yndyrë lëshon më pak aciditet.
Mishi me yndyrë është i dëmshëm.
Konsumi i mishit duhet kufizuar në 2-3 herë në javë dhe duhet të siguroheni që do ta përtypni mirë përpara gëlltitjes.
Produktet e bulmetit
Një gotë më qumësht mund të ofrojë një qetësim të përkohshëm ndaj simptomave të urthit, por uji mbetet alternative më e mirë.
Qumështi nxit sekretimin e tepërt acidik, veçanërisht nëse stomaku është plot.
Njerëzit që vuajnë nga urthi duhet ta përtypin ushqimin të paktën 20 herë dhe të mos shtrihen menjëherë pas ngrënies. /AgroWeb.org
Shëndeti
Grejpfruti si armë natyrale kundër mikrobeve
Published
3 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Antibiotiku më i fortë natyral që shkatërron një gamë të gjerë të mikrobeve, përfshirë viruset, bakteriet dhe kërpudhat është ekstrakti i farave të grejpfrutit, i njohur si citrofit.
Grejpfruti njihet si antioksidant me efekt të fortë anti-bakterial. Ai është i pasur me vitaminat A, B, C, D, E dhe K, si dhe kalcium, fosfor, magnez, zink, bakër dhe hekur.
Por pasuria e tij e vërtetë gjendet në fara. Nga fara dhe pulpa e grejpfrutit ne marrim citrofitin, antibiotikun më të fortë që vepron në forcimin e sistemit imunitar..
Përfitimet e frutit të grejpfrutit:
Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak;
Është ideal për parandalimin e gripit dhe ftohjeve;
Ka efekt kundër alergjive të ndryshme;
Trajton inflamacionet akute dhe kronike;
Ndihmon në trajtimin e infeksioneve gastrike;
Shëron sëmundjet që shkaktohen nga parazitët;
Është efektiv në trajtimin e etheve në buzë dhe gojë, dhe buzëve të çara dhe të thata;
Ndihmon në parandalimin e kariesit të dhëmbëve;
Ndihmon me dhimbjet dhe inflamacionet e veshit;
Shumë i mirë kundër zbokthit;
Ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve, djegieve dhe problemeve me lëkurën;
Qetëson kafshimet e insekteve të ndryshme;
Ndihmon me infeksionet e këmbëve;
Vepron në mënyrë efektive në infeksionet vaginale;
Ndihmon punën e mëlçisë.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Shëndeti
Katër rregulla të ushqyerjes për të qëndruar në formë
Published
5 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Doktori Kurt Hong, që është profesor në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ka thënë se për të qëndruar i ri njeriu duhet të konsumojë sa më shumë fruta, perime, e peshk. Ai ka rekomanduar gjithashtu që ushqimi të gatuhet në shtëpi në mënyrë që të shmangen ushqimet e shumëpërpunuara.
Doktori ka dekada që studion lidhjen mes ushqimit dhe jetëgjatësisë. Ai ndihmon pacientët të shmangin sëmundje si diabeti i tipt 2 dhe kanceri, por njëkohësisht, praktikon atë që predikon edhe për vete.
“Gjithmonë i them gruas në shaka: E bëj edhe për arsye egoiste. Po kërkoj gjithmonë mënyra për të qëndruar i ri”, ka thënë Hong për Business Insider.
Hong është 52 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, por thotë se ndiehet shumë më i ri se mosha që ka.
“Trupi mund të të thotë se je 52, por ti mund të sillesh dhe të ndihesh si 35-vjeçar, ose anasjelltas”, ka shpjeguar ai.
Ai ndjek një model të thjeshtë ushqimi, bazuar kryesisht në dietën mesdhetare, të cilën e përshkruan si çelësin për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.
Hani perime dhe fruta çdo ditë
“Këshilla ime numër një është: Hani frutat dhe perimet”, ka thënë Hong.
Ai thekson rëndësinë e fibrave që gjenden te bimët, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit, shëndetin e zemrës, mbrojtjen nga disa lloje kanceri dhe krijimin e një mikrobiome të shëndetshme në zorrë.
Një studim i vitit 2019 që ndoqi mbi 12,000 njerëz për 29 vjet, zbuloi se ata që hanin rreth 4-5 porcione bimësh në ditë dhe pak ose aspak mish të përpunuar, kishin 18-25 për qind më pak gjasa për të vdekur herët.
Konsumoni më shumë peshk, më pak mish të kuq
“Unë ha shumë peshk”, ka treguar Hong.
Ai preferon salmon të egër, ton albakor dhe halibut, të gatuar në furrë ose të zier, jo të skuqur. Peshku është i pasur me omega-3, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe ul rrezikun për Alzheimer dhe probleme mendore me kalimin e moshës.
“Edhe nëse nuk hani peshk çdo ditë, përpiquni ta konsumoni 2-3 herë në javë”, ka sugjeruar ai.
Mos e teproni me sasinë
Edhe nëse hani ushqime të shëndetshme, sasia ka rëndësi, paralajmëron mjeku.
“Mund të hash gjërat e duhura, por nëse ke peshë të tepërt, prapëseprapë ke inflamacion në trup që rrit rrezikun për sëmundje kronike”, ka thënë ai.
Hong përpiqet të ruajë ekuilibrin mes kalorive dhe përbërësve të dobishëm. Për shembull, mëngjesin mund ta fillojë me tre vezë të ziera, por konsumon vetëm të bardhat e dy prej tyre për të reduktuar kaloritë, pa humbur proteinën.
“Është çështje sasie dhe cilësie”, ka shtuar ai.
Gatuani në shtëpi për të shmangur ushqimet e shumëpërpunuara
Ushqimet e shumëpërpunuara janë të lehta për t’u gjetur dhe për t’u konsumuar, por sipas Hong, janë të lidhura me sëmundje të zemrës, diabet, kancer, depresion dhe vdekje të hershme.
“E kuptoj që është e pamundur t’i shmangësh plotësisht, janë kudo. Por përpiqem të përgatis ushqimin vetë sa më shumë që mundem”, ka thënë ai.
Shëndeti
Kafeja jo vetëm që ju këndell, por ju ndihmon edhe kundër kësaj sëmundjeje
Published
5 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Një filxhan kafe është thelbësore për mëngjesin e njerëzve. Për shumë prej tyre, janë të nevojshme disa filxhanë në ditë për të përballuar ditën.
Përveçse është mënyrë e mirë për t’u zgjuar, kërkimet kanë zbuluar se kjo pije mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2.
Studiues nga universitete në Korenë e Jugut përdorën të dhëna 149 publikime shkencore për të shqyrtuar efektet e kafesë në proceset metabolike që lidhen me zhvillimin e diabetit tipi 2.
Ata që pinë nga 3-5 filxhanë përfitojnë nga përbërje natyrale të quajtura polifenole. Studiuesit u përqendruan te pesë acide hidroksikinamike që gjenden në kafe dhe analizuan si ndikojnë në zorrët e holla, pankreas, mëlçi dhe inde tjera trupore.
U zbulua se konsumimi i përditshëm i kafesë së zezë ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, të ulë inflamacionin, të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, të ofrojë veti antioksiduese dhe të përmirësojë përpunimin e glukozës në trup.
Rezultatet ishin si për kafenë me kafeinë, ashtu edhe për atë pa, duke sugjeruar se përfitimet përfshirë ulje prej 20% deri 30% të rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2 te ata që pijnë kafe rregullisht, vijnë nga përbërje të tjera përveç kafeinës. Gjetjet u botuan në International Journal of Molecular Sciences.
Studiuesit shkruan:
“Kafja dhe përbërjet e saj bioaktive, përfshirë acidin klorogjenik dhe derivatet e tij hidroksikinamike… kanë potencial të rëndësishëm në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2.”
Zhaoping Li, profesoreshë e mjekësisë dhe drejtoreshë e Divizionit të Nutricionit Klinik në Universitetin e Kalifornisë, edhe pse nuk ishte pjesë e studimit, është shprehur se pajtohet me gjetjet e tij.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Shëndeti
Forconi zemrën pa ilaçe, këshillat praktike për shëndet kardiovaskular
Published
19 hours agoon
September 15, 2025By
UBT News
Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, por shumica e tyre mund të parandalohen përmes stilit të shëndetshëm të jetesës.
Ja disa këshilla të thjeshta për të forcuar zemrën:
Aktivitet fizik i rregullt
Bëni të paktën 30 minuta ushtrime 5 herë në javë – ecje, not, biçikletë – për të përmirësuar qarkullimin dhe ulur tensionin.
Ushqehuni shëndetshëm
Zgjidhni ushqime me fibra, omega-3, fruta e perime. Shmangni yndyrnat e ngopura, ushqimet e përpunuara dhe sheqerin e tepërt.
Hiqni dorë nga duhani
Lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, edhe në një kohë të shkurtër.
Menaxhoni stresin
Përdorni teknika relaksuese si joga, meditimi apo ecja në natyrë për të mbajtur zemrën të qetë dhe presionin e gjakut të qëndrueshëm.
Kontrolloni shëndetin rregullisht
Matni tensionin dhe kolesterolin herë pas here, pasi nuk japin shenja, por dëmtojnë zemrën në heshtje.
Flini mjaftueshëm
Gjumi 7–8 orë në natë ndihmon në ruajtjen e funksioneve të zemrës dhe balancimin e sheqerit në gjak.
Ruani peshën ideale
Mbipesha rrit rrezikun për sëmundje kardiake. Ushqimi i balancuar dhe lëvizja janë çelësi për peshë të qëndrueshme.
Me këto zakone, zemra juaj mund të jetë më e fortë dhe më e shëndetshme për një kohë të gjatë.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Musk shton 2 milionë aksione të reja në portofolin e Teslës

Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Coachella 2026/Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G në krye të line-up

Shkenca hedh dritë mbi vlerën e dëgjimit

Aktorët e ‘The White Lotus’ festojnë pas Emmy, edhe pse nuk triumfuan

Sveçla mungon, dështon seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend

Williams: Nuk ia kemi aspak frikën Arsenalit

Prezantohet skema e granteve për energji të pastër për bizneset prodhuese

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26