

Shëndeti
Ushqimet më të mira për shëndetin e mushkërive!
Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet dhe pijet më të domosdoshme për shëndetin e mushkërive.
Published
3 years agoon
By
UBT newsMushkëritë janë të nevojshme për pastrimin e oksigjenit nga toksinat dhe transportimin e tij nëpërmjet gjakut drejt të gjithë organizmit.
Sistemi i frymëmarrjes duhet mbrojtur me fanatizëm për një jetë më të gjatë. Mbrojtja fillon duke u kujdesur në ushqimet, pijet dhe substancat që lejojmë të futen në organizëm.
Uji
Uji është i pari në listë sepse ai e hidraton organizmin plotësisht. Sa më të dehidratuara mushkëritë aq më i lartë niveli i irritimit të tyre. Për më tepër, në çdo gotë me ujë ju do të merrni më shumë oksigjen të nevojshëm.
Frutat e Pyllit
Shëndeti i mushkërive është i lidhur fort me praninë e toksinave. Frutat e pyllit janë perfekte për pastrimin e mushkërive nga toksinat.
Boronicat, rrushi, luleshtrydhet kanë shumë antioksidantë që ofrojnë mbrojtje nga kanceri, përfshirë këtu atë të mushkërive.
Fasulet
Fasulet janë të mira si për zemrën, ashtu edhe për mushkëritë. Ato janë një burim shumë i mirë i fibrës dhe një racion i tyre plotëson 50 përqind të nevojës ditore për fibër.
Një regjim ushqimor i pasur me fibër luan një rol kyç në shëndetin e mushkërive.
Mollët
Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore për funksionin e duhur të mushkërive. Bëhet fjalë për vitaminën C, prania e së cilës ul rrezikun e kancerit të mushkërive. Për më tepër, ato përmbajnë fibër dhe ujë.
Shega
Shega është një heroinë e vërtetë në mesin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid elagjik që ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mbarë trupin, përfshirë mushkëritë.
Specat e kuq djegës
Specat djegës janë mirëbërës jo vetëm kundër sinozitit por edhe për pastrimin e sistemit të frymëmarrjes nga infeksionet.
Kapsaicina, një përbërës aktiv i specave, pastron mushkëritë dhe ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mushkëri./AgroWeb.org

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës ose detyrimeve familjare.
Dhe nëse e dini se keni nevojë për një sasi specifike gjumi, thjesht duhet të kuptoni se në cilën orë duhet të shkoni në shtrat.
Për sa gjumë keni nevojë?
Një i porsalindur : 14 deri në 17 orë;
Një fëmijë nga mosha 5 vjeç – 12 vjeç: 10 deri në 13 orë;
Një adoleshent: 8 deri në 10 orë;
Një i rritur: 7 deri në 9 orë;
Një i moshuar: 7 deri në 8 orë.
Kjo mund të jetë e ndryshme për çdo individ, pasi nevojat e trupit ndryshojnë nga një njeri tek tjetri.
Si të llogarisni sa orë duhet të flini?
Për të llogaritur se sa orë duhet të flini, ju duhet të bazoheni në:
– kohën tuaj të zgjimit;
– plotësimin e pesë ose gjashtë cikleve 90-minutëshe të gjumit.
Nëse synoni të flini nga 7-9 orë, ju nevojiten 5-6 cikle 90-minutëshe. P.sh, nëse duhet të zgjoheni në orën 6 të mëngjesit, për 7 orë gjumë, ju duhet të flini rreth orës 10 të mbrëmjes.
Nëse ju duhet të zgjoheni në orën 7 të mëngjesit, për 7 orë gjumë, ju duhet të flini rreth orës 11 të mbrëmjes.
Shenjat që tregojnë se nuk po flini mjaftueshëm:
– përgjumje gjatë ditës;
– jeni të irrituar;
– jeni më pak produktiv dhe i fokusuar;
– oreksi më i madh;
– gjykimi dhe vendimmarrja juaj është e dobët;
– keni rrathë të errët poshtë syve.
Këshilla për një gjumë më të mirë:
Ushtrohuni rregullisht gjatë ditës dhe jo para se të flini, sepse kjo ndërpret ciklin e gjumit, ekspozimi në diell mund të ndihmojë në ruajtjen e ritmit cirkadian të trupit tuaj, që ndikon në ciklin e gjumit dhe zgjimi.
Mundohuni të mos bëni flini pasditeve vonë.
Mundohuni të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë.
Kufizoni alkoolin, kafeinën dhe nikotinën në mbrëmje.
Fikni pajisjet elektronike 30 minuta para gjumit. Drita stimulon trurin tuaj e ta bëjë më të vështirë të bini në gjumë.
Krijoni një rutinë relaksuese para gjumit, si të bëni një banjë të ngrohtë, të dëgjoni muzikë qetësuese ose të lexoni një libër.

Me këtë pije magjike, ju mund të shijoni shumë përfitime shëndetësore.
Mund të jetë aq e fuqishme sa të ndihmoj në trajtimin e çmendurisë e madje edhe kancerit.
Këto të dhëna janë gjetur në shumë studime.
Pija ka prejardhjen nga India.
Përbërësit:
½ e lugës së gjellës xhenxhefil
½ e lugës së gjellës kanellë
1/6 e lugës së gjellës shafran të Indisë
½ e filxhanit të çajit qumësht
Pak mjaltë.
Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe shtojini ½ e një litri ujë të vluar. Qumështi i nxehtë gjithashtu duhet t’i hidhet tani.
Shëndeti
Qëndroni larg nga antibiotikët, këto vitamina funksionojnë njësoj
Published
1 day agoon
March 19, 2025
Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku.
Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve.
Ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra. Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj.
Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto suplementë nuk ndërveprojnë me medikamentet me të cilat po kuroheni.
Vitamina C – Shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar, shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Radikalet e lira ushqehen me qelizat e mira dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.
Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.
Sa ju nevojitet:
• Meshkujt: 90 miligramë në ditë
• Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji, të cilat duhet të konsultohen me mjekun)
• Femrat shtatzënë: mesatarisht 85 miligramë në ditë
• Nënat që ushqejnë fëmijët me gji: 120 miligramë në ditë
• Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.
Vitamina D – Ndihmon organizmin të përthithë kalçiumin më shpejt. Kjo vitaminë e fuqishme rregullon funksionimin e sistemit imunitar dhe rrit vigjilencën e tij. Sasitë e përshtatshme të vitaminës D parandalojnë rritjen dhe shpërndarjen e baktereve që ju sëmurin.
Një njeri ka nevojë për 15 mikrogramë vitaminë D në ditë.
Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.
Vitamina E – Luan rolin e antioksidantëve në organizëm, shërben si antibiotik kundër radikaleve, Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës E, sistemi imunitar është dobësuar, një shënjestër e lehtë për sëmundjet. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E është 15 miligramë.
Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut.
Përpiquni të merrni sa më shumë vitamina nëpërmjet ushqimeve dhe suplementëve që të kapërceni me sukses gripin. /UBT News/
Shëndeti
Vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës
Published
1 day agoon
March 19, 2025
Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjenden 31 mg vitaminë C.
Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C, çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Veç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos zemrën.
Për këtë arsye është mjaft i këshillueshëm konsumi i limonit dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C.

Profesorët e UBT-së në programin ERASMUS+ në Romanian American University

Zelensky në Oslo: Të gjitha plantacionet bërthamore i takojnë popullit të Ukrainës

Presidenti i Letonisë: BE-ja duhet t’ia heq masat Kosovës

Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, prokuroria jep detajet

Spiropali në Konferencën e Kryetarëve në KiE: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Kryeministri kroat: Mungesë stabiliteti në Ballkan, BE duhet t’i kushtojë vëmendje

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Prokuroria kërkon paraburgim për tetë persona të arrestuar në aksionin e regjionit të Mitrovicës
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë