

Published
2 years agoon
By
Betim GashiPër një fytyrë të bukur dhe lëkurë të pastër duhet shumë përkujdesje, duke fillur që me mënyrën se si ushqehemi. Për të zvogëluar inflamacionet në lëkurën tuaj, ju propozojmë këto ushqime për t’i bërë pjesë të dietës tuaj të përditshme.
Uji
Ai është konsideruar ushqyesi më i mirë i lëkurës. Jo vetëm e hidraton, por gjithashtu siguron atë me një sasi të mirë të oksigjenit.
Orizi kafe
Orizi është një burim i pasur i vitaminës B, proteina, magnez dhe disa antioksidantë. Për puçrra fytyre, vitamina B ndihmon në rregullimin e niveleve të hormoneve.
Hudhra
Është një superushqim që ndihmon luftën ndaj inflamacioneve, vret bakteret e dëmshme dhe viruset me të cilat lufton trupi juaj.
Brokoli
Është i përsosur për pastrimin e lëkurës. Përmban vitamina A, B kompleks, C, E dhe K. Këto antioksidantë ndihmojnë me shkëlqim lëkurën tuaj.
Avokado
Është e pasur me vitaminë E, e quajtur si vitaminë e lëkurës. Avokado është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, e cila mund të zvogëlojë inflamacion të lëkurës.
Peshku
Një burim shumë i mirë i omega-3 dhe acideve yndyrore. Sardelet dhe salmoni janë shumë të mira për lëkurën.
Arra
Mangësitë në minerale të tilla si zink dhe selen janë të lidhura me puçrrat në fytyre. Shumica e arrave përmbajnë selen, vitaminë E, bakër, magnez, mangan, kalium, kalcium dhe hekur, të cilat janë esenciale për lëkurë të shëndetshme.
Kopra
Nëse jeni duke kërkuar për një pastrues natyral të lëkurës, hani kopër. Përmirëson tretjen, redukton enjtjen dhe ndikon në reduktimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave në lëkurën tuaj.
Çaji jeshil
Pini çaj të gjelbër gjatë gjithë ditës, dhe aplikojeni në në zonat e me puçrra për 10-15 minuta.

Kardiologët kanë paralajmëruar se qëndrimi ulur rrit mundësinë për mpiksje të gjakut, duke shtuar se njerëzit duhet të lëvizin sa më shumë për ta parandaluar këtë gjë.
Sipas Aleancës Kombëtare për Mpiksjen e Gjakut në SHBA, çdo ditë rreth 274 persona humbin jetën nga mpiksja e gjakut. Hulumtimet e fundit tregojnë se ka mbi 900 mijë raste në vit, çka e bën këtë problem një kërcënim të madh për shëndetin publik, ka raportuar Parade.
Megjithëse tingëllon frikshëm, mpiksja e gjakut në vetvete është një proces normal i trupit – një mënyrë për të ndaluar gjakderdhjen. Por kur ndodh në mënyrë jonormale, brenda enëve të gjakut ose kur ajo shkëputet dhe udhëton në pjesë të tjera të trupit, rreziku bëhet serioz.
Mos qëndroni ulur shumë gjatë
“Mundohuni të mos qëndroni joaktivë për kohë të gjatë dhe shtoni më shumë lëvizje në rutinën tuaj, në mënyrën që është e sigurt dhe e përshtatshme për ju”, ka thënë doktoresha Danielle Belardo, kardiologe në Los Anxhelos.
Ajo ka thënë se aktiviteti fizik ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.
“Levizja zvogëlon rrezikun e mpiksjes. Kur i lëvizni muskujt, përmirësoni qarkullimin dhe e parandaloni mbledhjen e gjakut në vende të caktuara”, ka shtuar ajo.
Edhe doktori Mohanakrishnan Sathyamoorthy, kardiolog dhe shef i mjekësisë së brendshme në Burnett School of Medicine në Universitetin TCU, ka thënë se qëndrimi ulur për kohë të gjatë është një nga shkaktarët kryesor të mpiksjes së gjakut.
Çka e shkakton mpiksjen?
Kjo varet nga vendndodhja, por në përgjithësi, mpiksjet në arterie apo vena mund të shkaktohen nga:
-Sëmundje që rrisin tendencën për mpiksje
-Çrregullimet e vetë enëve të gjakut
Sipas doktorit Peter Kowey, profesor i mjekësisë në Thomas Jefferson University, “shumë sëmundje ndikojnë në mënyrën si mpikset gjaku, dhe kjo mund të çojë në komplikime të rënda.”
Belardo ka thënë se duhen vëzhguar me kujdes simptomat si:
-Kollë me gjak
-Rrahje të shpejta të zemrës
-Marramendje ose ndjesi që do të bini
-Vështirësi në frymëmarrje
-Dhimbje apo shtrëngim në gjoks
-Fryrje, ngrohtësi apo ndryshim ngjyre në krahë apo këmbë
Ndërkohë, Sathyamoorthy ka theksuar se shenjë specifike është “fryrja e njëanshme, në pjesën e poshtme të këmbëve, që shfaqet papritur dhe shoqërohet me dhimbje, sidomos gjatë përkuljes, është diçka që duhet kontrolluar menjëherë”.
Si ta parandaloni mpiksjen e gjakut?
Lëvizni sa më shumë
Nëse keni punë që kërkon shumë qëndrim ulur, apo jeni në udhëtime të gjata me avion, ecni herë pas here.
“Gjatë fluturimeve të gjata, rekomandoj të ecni çdo disa orë për të mbajtur aktiv qarkullimin e gjakut”, ka thënë Kowey.
Në jetën e përditshme, mjaftojnë edhe hapa të vegjël si ngjitja e shkallëve në vend të ashensorit, apo ecje të shkurtra.
Pini ujë mjaftueshëm. Dehidratimi e rrit rrezikun për mpiksje.
“Veçanërisht në mot të nxehtë, hidratimi është thelbësor për të parandaluar trashjen e gjakut. Pyesni mjekun për sasinë e duhur të ujit që duhet të pini çdo ditë”, ka thënë Kowey.
Njihni rreziqet tuaja
Sipas American Heart Association, disa prej faktorëve që rrisin rrezikun janë:
-Mbipesha;
-Diabeti;
-Shtatzënia;
-Mosha e shtyrë;
-Qëndrimi ulur për kohë të gjatë;
-Pirja e duhanit.
Shëndeti
Parazitët në trup: Si t’i dalloni dhe si të mbroni veten?
Published
1 hour agoon
July 25, 2025By
UBT News
Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që mund të bartin parazitë në organizëm, madje edhe për vite me radhë pa simptoma të qarta.
Parazitët janë mikroorganizma që jetojnë brenda ose mbi trupin e njeriut, duke shfrytëzuar ushqyesit e dobësuar imunitetin. Infektimi ndodhë shumë më lehtë sa mendohet: mjafton larja jo e duhur e duarve, pirja e ujit të pasigurt, konsumimi i mishit ose peshkut të pagatuar mirë, a pickimi nga insektet bartëse.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksionet janë të zakonshme në zona me higjienë të dobët e ujë të ndotur, nuk përjashtojnë vendet e zhvilluara.
Simptomat që nuk duhen neglizhuar
Shenjat që mund të tregojnë për praninë e parazitëve janë të paqarta e ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore. Disa simptoma të mundshme janë:
▪ Çrregullime të zorrëve (diarre, kapsllëk i përsëritur, fryrje barku)
▪ Kruajtje anale, sidomos natën
▪ Akne dhe skuqje të shpeshta të lëkurës
▪ Rënie e flokëve dhe dobësim i thonjve
▪ Lodhje e vazhdueshme dhe dobësi e imunitetit
▪ Erë e keqe e gojës
▪ Infeksione të shpeshta të rrugëve urinare
▪ Humbje peshe pa arsye të qartë
Sipas Centers for Disease Control and Prevention, CDC, burimet më të zakonshme të infeksionit përfshijnë mishin e gjallë ose të pagatuar mirë derri dhe peshku), frutat dhe perimet e palara, ujin e ndotur, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshë ose udhëtimet në zona tropikale.
Si diagnostikohen?
Metodat moderne të diagnostikimit përfshijnë ekzaminimin e mostrave të jashtëqitjes në laborator (coprograma), teste të gjakut për disa lloje parazitësh, si dhe teste më të avancuara molekulare në rastet kur dyshohet për infeksione të rralla. Për disa parazitë, identifikimi është sfidues e kërkon përsëritje të analizave.
Mbrojtja dhe trajtimi natyral
Përveç terapive mjekësore që mund të përshkruajë mjeku, disa ushqime dhe bimë mund të ndihmojnë organizmin të luftojë parazitët, nëse përdoren me kujdes dhe si mbështetje:
Hudhra – konsiderohet një nga agjentët natyralë më të fuqishëm kundër parazitëve. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërjet si alicina pengojnë zhvillimin e parazitëve (Journal of Helminthology, Cambridge University Press).
Një thelb hudhre i grimcuar mund të përzihet me qumësht të ngrohtë dhe të konsumohet esëll disa herë në javë.
Vaji i kokosit – përmban acid laurik, që mund të ketë efekt antibakterial dhe antiparazitar. Mund të përdoret në kuzhinë ose të merret 1-2 lugë në ditë për një periudhë të kufizuar.
Shafrani i Indisë – ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në mbështetjen e zorrëve. Kombinohet mirë me kos natyral.
Kanella dhe rigoni – vaji esencial i rigonit dhe kanellës ka treguar veti antimikrobike në disa studime (Frontiers in Microbiology). Duhet të përdoren me kujdes (2-3 pika vaj rigoni të holluar në ujë, jo më shumë se disa ditë).
Farat e linit, farat chia, panxhari i kuq – përmbajnë fibra që ndihmojnë pastrimin e zorrëve dhe mund të kontribuojnë në largimin mekanik të disa parazitëve.
Vitamina C – një sistem imunitar i fortë është mbrojtja më e mirë natyrale kundër shumë infeksioneve, përfshirë ato parazitare. Frutat e freskëta, sidomos agrumet, kivi, specat dhe manaferrat janë burime të shkëlqyera.
Si të parandaloni infeksionet?
▪ Lani duart me sapun, sidomos pas tualetit dhe para gatimit.
▪ Konsumoni mish dhe peshk të gatuar mirë.
▪ Shpëlani frutat dhe perimet me ujë të bollshëm.
▪ Pini ujë të filtruar ose të sigurt.
▪ Kujdesuni për higjienën e kafshëve shtëpiake.
Metodat natyrore janë ndihmëse, por në rast të dyshimit për infeksion serioz, gjithmonë konsultohuni me një mjek. Vetëtrajtimi mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur disa lloje parazitësh.
Shëndeti
Mjaltë me Kanellë – Si të bëni vetë antibiotikun natyral?
Published
16 hours agoon
July 24, 2025By
UBT News
Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore.
Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive, është i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral.
Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës.
Mjalti është aleati i sistemit imunitar dhe rrit nivelet e insulinës, gjë që përshpejton çlirimin e serotoninës.
Ky hormon transformohet në melatoninë, e cila ndihmon për gjumë të qetë, kanella është një nga erëzat më mirëbërëse. Ajo është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut.
Kanella ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve, lufton mykun dhe bakteret dhe shmang infeksionet.
Kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron përfitime për organizmin. Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, aknet, të ftohurën dhe prishjen e dhëmbëve.
Mjalti me kanellën ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rënien në peshë, si dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Çaj me Mjaltë dhe kanellë për shëndet të mirë
Kanellën me mjaltin mund t’i kombinoni e të formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme, në enë të vogël përzieni një lugë çaji me kanellë, lugë gjelle me mjaltë dhe shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.
Këtë pastë mund ta kombinoni me lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh, ta përdorni për të lyer bukën e të tjera, ose mund të konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje. Një tjetër mënyrë është të zgjidhni çajin e preferuar dhe pasuroni duke shtuar një lugë çaji me kanellë dhe dy lugë çaji me mjaltë.
Gjysmën e filxhanit pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur në mbrëmje.
Shëndeti
A është i sigurt të pihet uji që ka qëndruar gjatë natës?
Published
20 hours agoon
July 24, 2025By
UBT News
Të gjithëve na ka ndodhur të pimë ujë të mbetur nga nata e kaluar mbi komodinën e natës, në banak, apo në makinë por për sa kohë mund të qëndrojë uji pa u konsumuar dhe a është i sigurt për t’u pirë kur bëhet “i vjetruar”?
Kemi qenë të gjithë në atë situatë: gojë e thatë pas një gjumi dhe kërkojmë gotën me ujë që kemi lënë mbi komodinë natën më parë. Por sa gjatë mund të qëndrojë uji pa u prishur?
Ndoshta nuk do të sëmureni nga uji i natës së kaluar, por çka ndodh me ujin që ka qëndruar mbi tavolinë për një javë? (përpara se të pini gotën tjetër me ujë të vjetër, lexoni më tej.
Çfarë thonë ekspertët, sa kohë mund të qëndrojë uji pa u konsumuar?
Përgjigjja varet nga vendi ku ka qëndruar dhe nëse ka qenë i mbuluar. Uji është i sigurt për t’u pirë për një deri në dy ditë, për sa kohë nuk ka qenë i pambuluar apo i kontaminuar. Pas rreth 12 orësh, gjendja e tij përkeqësohet. Pas këtij momenti, uji merr shije të vjetër ose përthithë aroma të çuditshme apo baktere, në varësi të vendit ku ka qëndruar. Jo, ndoshta nuk është i dëmshëm, por mund të vëreni ndryshim në shije.
Çfarë ndodh kur uji qëndron jashtë?
Uji ndryshon e reagon me ambientin. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, uji i vjetër ka shije “të çuditshme” i mungon cilësia freskuese, pasi ekspozohet ndaj ajrit, humb oksigjenin e thith CO₂, duke ndryshuar pH-në dhe freskinë e tij. Edhe pse nuk është i rrezikshëm, mund të jetë i pakëndshëm për shijen.
Nëse gota ka qenë e pambuluar apo dikush ka pirë prej saj, situata bëhet më e rrezikshme. Edhe një enë e mbyllur, si shishe apo kanace e pastër, mund të paraqesë probleme, sepse lëkura është e mbuluar me djersë, pluhur, qeliza të lëkurës dhe madje edhe sekrecione nga hunda, ndërsa pështyma përmban baktere. Pasi fusim gojën në shishe, të gjitha këto mund të “kthehen mbrapsht” në ujin e mbetur, duke shkaktuar ndotje.
Bakteret mund të fillojnë të shumohen pas vetëm disa orësh në një situatë të tillë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mikroorganizmat zhvillohen në mjedise me ndotje, siç është uji ku ka pasur pështymë nga një gllënjkë.

14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

Pritjet e mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Lëvizja parandalon mpiksjen e gjakut

Macron thotë se Franca do ta njohë Palestinën si shtet

Thaçi për sulmin në Banjska: Nevojitet një hetim i thellë së bashku me ndërkombëtarët

Presidenca: Osmani asnjëherë nuk ka kërkuar ndërtim të rezidencës presidenciale

Përparim Rama tregon zotimet për Komunën e Prishtinës

Hargreaves takon Radoniqin, diskutojnë për zgjedhjet lokale

Vdes mundësi legjendar Hulk Hogan
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore