Shëndet

Ushqimet më të këqija dhe ushqimet më të mira përpara gjumit

Nrënia përpara gjumit jo domosdoshmërisht luan rol në shtimin në peshë.

Published

on

Një ndër rregullat kryesore për një gjumë cilësor është kujdesi me ushqyerjen e tepërt. Ekspertët thonë se ngrënia përpara gjumit jo domosdoshmërisht luan rol në shtimin në peshë. Megjithatë sipas tyre, ushqyerja në orët e vona prish gjumin. Sipas të dhënave, nuk duhet të hani ushqim të paktën 2-3 orë përpara fjetjes. Ky rekomandim bazohet në faktin se stomaku i një personi normal kërkon të paktën 2-3 orë për të shpërbërë ushqimin.

Nëse njeriu shtrihet për të fjetur pa mbaruar këtë proces nuk do të bëjë një gjumë të qetë. Për më tepër, stomaku do të nxitojë për të transferuar çdo mbetje të patretur ushqimore në zorrë që do të pengojë përthithjen e ushqyesve dhe tretjen e mirë. Tretja e vonuar jo domosdoshmërisht mund t’ju zgjojë natën, por njeriu do të zgjohet të nesërmen i lodhur. Ekspertët shpjegojnë se ngrënia e një sasie të vogël ushqimi përpara gjumit është e pranueshme. Lexoni më poshtë të listuara, ushqimet që nuk duhen konsumuar kurrësesi përpara se të shtriheni për të fjetur si dhe ushqimet më të mira për gjumin.

Ushqimet Që Nuk Duhen Ngrënë Përpara Gjumit:
Çokollata

Çokollata mund të jetë një burim i fshehur i kafeinës. Mjafton pak kafeinë që procesi i çlirimit të hormoneve të gjumit të ndërpritet dhe fjetja bëhet problematike.

Ushqimet Me Yndyrë
Qumështi, kosi, avokado, akullorja, gjalpi dhe arrorët nuk duhen konsumuar përpara gjumit. Djathi është më i keqi nga të gjithë, thonë ekspertët, sipas të cilëve ky produkt bulmeti ju lë pa gjumë.

Ushqimet Me Aciditet Të Lartë
Ushqimet pikante ose ato me bazë salcë domateje siç është pica duhen shmangur plotësisht përpara gjumit. Ato jo vetëm shkaktojnë urth por edhe ju lënë pa gjumë.

Alkoli
Alkoli mund t’ju përgjumë, por sërish do të jeni të pafjetur. Alkoli prish fazën REM të gjumit dhe falë tij do të rrotulloheni syhapur në shtrat.

Ushqimet Që Mund Të Hahen Përpara Gjumit:
Bananja

Banania përbëhet nga karbohidrate që treten shpejt. Ajo është burim i mirë i magnezit që qetëson hormonin e stresit dhe lehtëson gjumin.

Drithërat E Plota
Karbohidratet që konsumohen një deri në dy orë përpara gjumit nxisin çlirimin e serotoninës, melatoninës dhe disa transmetuesve nervorë që promovojnë gjumin. Biskotat me drithëra të plota, buka ose kokoshkat janë alternativa të mira gjumë-sjellëse. Kujdes me sasinë.

Veza
Veza përmban proteinë dhe tretet shumë shpejt. Gjithsesi mos hani shumë vonë. Nëse hani vezë përpara gjumit skuqeni atë me pak yndyrë mundësisht vaj ulliri, dhe mund të flini rehat. Veza e zier tretet me më vështirësi.

Kivi
Sipas studimeve, ngrënia e kivit përpara gjumit e përmirëson cilësinë e tij. Ai përmban antioksidantë dhe serotoninë që sjell gjumin më shpejt./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara