Shëndeti

Ushqimet e vjeshtës që do t’ju ndihmojnë të flini më mirë!

Mollët dhe bajamet janë disa prej tyre.

Published

on

Siç mund ta dini tashmë, të rriturit duhet të flenë jo më pak se 7 orë në natë, por për shkak të stresit, kjo mund të mos jetë aq e lehtë për tu bërë.

Fatmirësisht, ka një mori ushqimesh që stina e vjeshtës sjell, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm.

AgroWeb.org ju njeh me 6 ushqimet e këtij sezoni që mund t’ju ndihmojnë të flini sa më mirë.

Bajamet

Sipas studimeve ku AgroWeb.org mbështetet, bajamet mund t’i ndihmojnë njerëzit të flenë më mirë për shkak të magnezit që gjendet në to.

Teoria që ekspertët mbështesin është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qëndror.

Kështu ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të bëni një gjumë më të qetë.

Konsumi i 100 g bajamesh do të plotësojë 20% të vlerës ditore të rekomanduar për magnez.

Mollët

Një nga frutat e mrekullueshme që vjeshta sjell janë edhe mollët.

Duke qenë se kanë një sasi të lartë të vitaminës C, ato mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak, të presionint të gjakut dhe gjithashtu të ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes.

Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe të qëndroni në gjumë për më gjatë.

Patatet e ëmbëla

Patatet e ëmbëla, janë një shoqërues i shijshëm për çdo vakt vjeshte.

Ato kanë gjithashtu veti relaksuese që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

Konsumi i fibrave sipas ekspertëve ndikon në zgjatjen e fazes së gjumit të thellë.

Dhe duke qenë të mbushura me fibra, patatet e ëmbla mund të shërbëjnë si një meze perfekte para gjumit.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një nga ato fruta që jo vetëm që kanë shumë shije, por përmbajnë gjithashtu edhe plot vitamina të rëndësishme.

Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nivelet e ulëta të vitaminës C në organizëm shoqërohen me gjumë të keq dhe pagjumësi.

Arrëmyshku

Arrëmyshku njihet si një erëz që përdoret veçanërisht gjatë muajve të vjeshtës. Por ai është shumë më tepër se kaq!

Kjo erëz mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit, në uljen e presionit të gjakut, të ndihmojë në relaksimin e enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen shpirtërore.

Të gjithë këto faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit./AgroWeb.org

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara