Shëndet

Ushqimet e shëndetshme që bëhen të rrezikshme nëse e teproni

Brokoli është një prej tyre.

Published

on

Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, shpesh njerëzit kanë tendencën ta teprojnë me fruta dhe perime të pasura me vlera dhe ushqyes.

Kjo ndodh nga idea e gabuar se sa më shumë të hash prej tyre, aq më të shëndetshëm do të jemi.

Por edhe te ushqimet e shëndetshme, sasia është e domosdoshme.

Le t’i hedhim një sy ushqimeve të shëndetshme që mund të dëmtojnë organizmin nëse konsumohen në sasi të mëdha, të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.

Brokoli

Brokoli është një perime shumë e shëndetshme dhe e pasur me antioksidantë që lufton radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Brokoli shmang sëmundjet e zemrës. Megjithatë, nëse e hani në sasi të mëdha, brokoli mund të dëmtojë tiroiden.

Brokoli ka disa përbërës që vështirësojnë aftësinë e trupit për të përthithur jod.

Nëse keni pasur probleme me tiroiden në të shkuarën, sigurohuni që nuk po konsumoni shumë brokoli.

Nëse nuk e teproni, brokoli është aleati sublim kundër sëmundjeve.

Uji me limon

Përfitimet e të pirit ujë me limon në mëngjes janë të panumërta. Uji me limon na hidraton dhe na ushqen me vitaminë C dhe antioksidantë.

Por nëse pini ujë me limon gjithë kohës, acidi i agrumes dëmton dhëmbët dhe lehtëson prishjen e tyre.

Nëse ju pëlqen uji me limon sigurohuni që të shpërlani gojën më pas, ose ta pini me pipëz që të shmangni kontaktin me dhëmbët.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë të dobishëm kundër inflamacionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, disa substanca të këtij çaji ndërhyjnë në përthithjen e hekurit nga burimet bimore.

Ndaj nëse jeni të rrezikuar nga pamjaftueshmëria e hekurit, mos pini çaj jeshil gjatë vakteve.

Vera e kuqe

Vera e kuqe është e shëndetshme për sa kohë konsumohet në sasi modeste.

Me sasi modeste, nënkuptojmë një gotë në ditë për gratë dhe dy gota në ditë për burrat.

Për më tepër, tregohuni të kujdesshëm që mos të pini alkol kur merrni medikamente.

Qitro dhe Agrumet

Agrumet janë të shëndetshme, por disa prej tyre ndërhyjnë në efikasitetin e ilaçeve duke vështirësuar përthithjen e tyre në gjak.

Vështirësia paraqitet edhe 72 orë pas konsumit të agrumeve, ndaj tregoni kujdes.

Ushqimet e pasura me fibër

Fibra është shumë e rëndësishme, por nëse hani shumë ushqime me fibër brenda një vakti atëherë përgatituni për gazra dhe fryrje.

Ushqimet me fibër duhen ngrënë ngadalë dhe nga pak gjatë ditës deri sa stomaku të mësohet me to.

Lakrat

Lakrat janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Problemi qëndron tek vitamina K e cila mpiks gjakun dhe ndërhyn me ilaçet që kanë si qëllim të hollojnë gjakun.

Kujdes me sasinë.

Orizi Kaf

Orizi kaf mund të ketë sasi të mëdha të arsenikut jo organik në vendet ku kultivohet.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rekomandohet që të shpërlani orizin kaf dhe varietetet e tij përpara se ta gatuani.

Lëngjet e frutave

Lëngjet e frutave përmbajnë kryesisht sheqer dhe aspak fibër.

Mos pini lëngje por hani fruta të plota nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm.

Uji

Uji është i rëndësishëm për t’u hidratuar, por nganjëherë pijmë shumë ujë dhe jemi të hidratuar më tepër seç duhet.

Nëse pini shumë ujë për një periudhë të shkurtër mund të prishni ekuilibrat e elektroliteve dhe të ulni nivelin e sodiumit në organizëm.

Spinaqi

Sasitë e mëdha të spinaqit mund të jenë problematike për shkak se substancat e pranishme tek kjo barishte rrezikojnë shëndetin e personave që vuajnë nga gurët në veshka./AgroWeb.org

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara