

Shëndeti
Ushqimet e përditshme që ndihmojnë shëndetin mendor
Të filloni mëngjesin tuaj duke konsumuar vezë, mund të jetë gjithçka që ju nevojitet.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMe përfundimin e pandemisë dhe rifillimin e jetës normale, ju mund të ndiheni edhe më të shqetësuar se sa ishit më parë. Prandaj është shumë e rëndësishme të gjenden mënyra që na ndihmojnë me këto sfida të shëndetit mendor. Një mënyrë e shkëlqyer për të mbështetur shëndetin tuaj mendor dhe për t’u ndier më mirë është regjimi ushqimor.
Ka ushqime që mund të dëmtojnë shëndetin mendor, ashtu siç ka edhe ushqime që e ndihmojnë atë. Në këtë artikull ju njohim me disa nga ushqimet që konsumohen në përditshmëri, të cilat mbështesin shëndetin tuaj mendor.
Vezët
Të filloni mëngjesin tuaj duke konsumuar vezë, mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për tu ndjerë më mirë. Të pasura me omega-3, zink, vitaminë B dhe jod, vezët jo vetëm që do t’iu ndihmojnë në ngritjen e humorit, por do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Vezët duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të mbështetur shëndetin mendor.
Barishtet
Barishtet jo vetëm që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm, duke ulur kolesterolin, duke mbështetur shëndetin e kockave dhe duke ulur rrezikun e diabetit të tipit 2, por ato mund të luajnë një rol në përmirësimin e humorit tuaj. Këto bimë janë një burim i fuqishëm i folatit, i cili ndihmon në prodhimin e dopaminës, kimikateve të trurit që iu bëjnë të ndiheni mirë.
Arrat
Nëse po kërkoni për meze të lehtë për të mbështetur shëndetin tuaj mendor, anashkaloni patatet e skuqura dhe në vend të tyre konsumoni disa arra. Arrat përmbajnë selen, i cili ka treguar se ul nivelet e ankthit, depresionit dhe të lodhjes.
Produktet e detit
Edhe pse disi të nënvlerësuara, ushqimet e detit padyshim që janë të shkëlqyera për shëndetin mendor. Për shembull një racion me goca deti, siguron 30% të konsumit të rekomanduar ditor të hekurit. Siguron mbi 300% të vitaminës B12 dhe mbi 600% të zinkut, thonë ekspertët. Dhe janë këto lëndë ushqyese që janë thelbësore për shëndetin e trurit dhe prodhimin neurotransmetuesëve./AgroWeb
You may like
Shëndeti
Katër rregulla të ushqyerjes për të qëndruar në formë
Published
44 minutes agoon
September 16, 2025By
UBT News
Doktori Kurt Hong, që është profesor në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ka thënë se për të qëndruar i ri njeriu duhet të konsumojë sa më shumë fruta, perime, e peshk. Ai ka rekomanduar gjithashtu që ushqimi të gatuhet në shtëpi në mënyrë që të shmangen ushqimet e shumëpërpunuara.
Doktori ka dekada që studion lidhjen mes ushqimit dhe jetëgjatësisë. Ai ndihmon pacientët të shmangin sëmundje si diabeti i tipt 2 dhe kanceri, por njëkohësisht, praktikon atë që predikon edhe për vete.
“Gjithmonë i them gruas në shaka: E bëj edhe për arsye egoiste. Po kërkoj gjithmonë mënyra për të qëndruar i ri”, ka thënë Hong për Business Insider.
Hong është 52 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, por thotë se ndiehet shumë më i ri se mosha që ka.
“Trupi mund të të thotë se je 52, por ti mund të sillesh dhe të ndihesh si 35-vjeçar, ose anasjelltas”, ka shpjeguar ai.
Ai ndjek një model të thjeshtë ushqimi, bazuar kryesisht në dietën mesdhetare, të cilën e përshkruan si çelësin për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.
Hani perime dhe fruta çdo ditë
“Këshilla ime numër një është: Hani frutat dhe perimet”, ka thënë Hong.
Ai thekson rëndësinë e fibrave që gjenden te bimët, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit, shëndetin e zemrës, mbrojtjen nga disa lloje kanceri dhe krijimin e një mikrobiome të shëndetshme në zorrë.
Një studim i vitit 2019 që ndoqi mbi 12,000 njerëz për 29 vjet, zbuloi se ata që hanin rreth 4-5 porcione bimësh në ditë dhe pak ose aspak mish të përpunuar, kishin 18-25 për qind më pak gjasa për të vdekur herët.
Konsumoni më shumë peshk, më pak mish të kuq
“Unë ha shumë peshk”, ka treguar Hong.
Ai preferon salmon të egër, ton albakor dhe halibut, të gatuar në furrë ose të zier, jo të skuqur. Peshku është i pasur me omega-3, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe ul rrezikun për Alzheimer dhe probleme mendore me kalimin e moshës.
“Edhe nëse nuk hani peshk çdo ditë, përpiquni ta konsumoni 2-3 herë në javë”, ka sugjeruar ai.
Mos e teproni me sasinë
Edhe nëse hani ushqime të shëndetshme, sasia ka rëndësi, paralajmëron mjeku.
“Mund të hash gjërat e duhura, por nëse ke peshë të tepërt, prapëseprapë ke inflamacion në trup që rrit rrezikun për sëmundje kronike”, ka thënë ai.
Hong përpiqet të ruajë ekuilibrin mes kalorive dhe përbërësve të dobishëm. Për shembull, mëngjesin mund ta fillojë me tre vezë të ziera, por konsumon vetëm të bardhat e dy prej tyre për të reduktuar kaloritë, pa humbur proteinën.
“Është çështje sasie dhe cilësie”, ka shtuar ai.
Gatuani në shtëpi për të shmangur ushqimet e shumëpërpunuara
Ushqimet e shumëpërpunuara janë të lehta për t’u gjetur dhe për t’u konsumuar, por sipas Hong, janë të lidhura me sëmundje të zemrës, diabet, kancer, depresion dhe vdekje të hershme.
“E kuptoj që është e pamundur t’i shmangësh plotësisht, janë kudo. Por përpiqem të përgatis ushqimin vetë sa më shumë që mundem”, ka thënë ai.
Shëndeti
Kafeja jo vetëm që ju këndell, por ju ndihmon edhe kundër kësaj sëmundjeje
Published
1 hour agoon
September 16, 2025By
UBT News
Një filxhan kafe është thelbësore për mëngjesin e njerëzve. Për shumë prej tyre, janë të nevojshme disa filxhanë në ditë për të përballuar ditën.
Përveçse është mënyrë e mirë për t’u zgjuar, kërkimet kanë zbuluar se kjo pije mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2.
Studiues nga universitete në Korenë e Jugut përdorën të dhëna 149 publikime shkencore për të shqyrtuar efektet e kafesë në proceset metabolike që lidhen me zhvillimin e diabetit tipi 2.
Ata që pinë nga 3-5 filxhanë përfitojnë nga përbërje natyrale të quajtura polifenole. Studiuesit u përqendruan te pesë acide hidroksikinamike që gjenden në kafe dhe analizuan si ndikojnë në zorrët e holla, pankreas, mëlçi dhe inde tjera trupore.
U zbulua se konsumimi i përditshëm i kafesë së zezë ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, të ulë inflamacionin, të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, të ofrojë veti antioksiduese dhe të përmirësojë përpunimin e glukozës në trup.
Rezultatet ishin si për kafenë me kafeinë, ashtu edhe për atë pa, duke sugjeruar se përfitimet përfshirë ulje prej 20% deri 30% të rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2 te ata që pijnë kafe rregullisht, vijnë nga përbërje të tjera përveç kafeinës. Gjetjet u botuan në International Journal of Molecular Sciences.
Studiuesit shkruan:
“Kafja dhe përbërjet e saj bioaktive, përfshirë acidin klorogjenik dhe derivatet e tij hidroksikinamike… kanë potencial të rëndësishëm në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2.”
Zhaoping Li, profesoreshë e mjekësisë dhe drejtoreshë e Divizionit të Nutricionit Klinik në Universitetin e Kalifornisë, edhe pse nuk ishte pjesë e studimit, është shprehur se pajtohet me gjetjet e tij.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Shëndeti
Forconi zemrën pa ilaçe, këshillat praktike për shëndet kardiovaskular
Published
14 hours agoon
September 15, 2025By
UBT News
Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, por shumica e tyre mund të parandalohen përmes stilit të shëndetshëm të jetesës.
Ja disa këshilla të thjeshta për të forcuar zemrën:
Aktivitet fizik i rregullt
Bëni të paktën 30 minuta ushtrime 5 herë në javë – ecje, not, biçikletë – për të përmirësuar qarkullimin dhe ulur tensionin.
Ushqehuni shëndetshëm
Zgjidhni ushqime me fibra, omega-3, fruta e perime. Shmangni yndyrnat e ngopura, ushqimet e përpunuara dhe sheqerin e tepërt.
Hiqni dorë nga duhani
Lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, edhe në një kohë të shkurtër.
Menaxhoni stresin
Përdorni teknika relaksuese si joga, meditimi apo ecja në natyrë për të mbajtur zemrën të qetë dhe presionin e gjakut të qëndrueshëm.
Kontrolloni shëndetin rregullisht
Matni tensionin dhe kolesterolin herë pas here, pasi nuk japin shenja, por dëmtojnë zemrën në heshtje.
Flini mjaftueshëm
Gjumi 7–8 orë në natë ndihmon në ruajtjen e funksioneve të zemrës dhe balancimin e sheqerit në gjak.
Ruani peshën ideale
Mbipesha rrit rrezikun për sëmundje kardiake. Ushqimi i balancuar dhe lëvizja janë çelësi për peshë të qëndrueshme.
Me këto zakone, zemra juaj mund të jetë më e fortë dhe më e shëndetshme për një kohë të gjatë.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Shëndeti
Kur mund të jetë e rrezikshme “kërcitja” në qafë?
Published
16 hours agoon
September 15, 2025By
UBT News
Kërcitja në qafë, e njohur si krepitacion, shpesh është e padëmshme dhe lidhet me shpërthimin e flluskave të gazit në lëngun sinovial ose me fërkimin e tendinave dhe ligamenteve mbi kocka.
Ky fenomen bëhet më i shpeshtë me moshën dhe qëndrimin e keq të trupit.
Sipas kiropraktikut Dr. Andrew Bang nga Cleveland Clinic, kërcitja krijon ndjesi lehtësimi, pasi ul presionin në nyje. Shkaqet kryesore janë: presioni negativ në nyje, lëvizja e tendinave/ligamenteve dhe ndarja e fascias nga lëkura.
Kur duhet të shqetësohemi?
Nëse kërcitja shoqërohet me dhimbje, ënjtje, ngurtësi ose kufizim të lëvizshmërisë, mund të tregojë probleme si artriti, dëmtime të ligamenteve apo shtypje të nervave. Raste të rralla lidhen edhe me dëmtim të enëve të gjakut në qafë.
Ju bëjmë apel të keni kujdes me manipulimet kiropraktike, përdorimi i shpeshtë mund të dëmtojë stabilitetin e nyjeve, rekomandohet jo më shumë se një herë në javë.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Parashikimi i motit

Babai i Beyoncés: E kuptova që do të bëhej superyll që kur ishte në shkollë fillore

Katër rregulla të ushqyerjes për të qëndruar në formë

Kafeja jo vetëm që ju këndell, por ju ndihmon edhe kundër kësaj sëmundjeje

Fenomeni më i ri në tregun e punës që po dëmton punëdhënësit dhe punonjësit

FIFA ndryshon kalendarin e pushimeve për ekipet kombëtare

Forconi zemrën pa ilaçe, këshillat praktike për shëndet kardiovaskular

Fillon pranimi i abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore në UBT

Përplasja e vrimave të zeza konfirmon parashikimet e Ajnshtajnit dhe Hawking
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26