Shëndet

Ushqimet e përditshme që mbajnë trupin në formë

Published

on

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja. Në shumë raste dietat strikte mund të jenë stresuese dhe të pa realizueshme në kohë. Ndaj edhe ky proçes dobësimi mund të zgjatet pa masë duke munduar çdo ditë organizmin dhe shëndetin tuaj.

Siç dihet disa ushqime apo gatime mund të jenë më ndihmuese se disa të tjera, prandaj përzgjedhja e duhur e tyre mund t’ju shpëtojë nga mbipesha dhe dietat strikte. Në këtë shkrim këshillohet një mënyrë të thjeshtë të humbjes në peshë me një listë ushqimesh që ju gjendet thuajse çdo ditë në shtëpi. Më poshtë gjeni një listë me ushqimet që trupi arrin t’i tresë më lehtë se të tjerat.

Çaji jeshil
Çajin jeshil mund t’a konsumoni në çdo kohë si në dimër ashtu edhe në verë. Mund ta përgatisni si çaj të ngrohtë apo të ftohtë dhe të konsumoni 4-5 filxhanë në ditë. Ky çaj jo vetëm që do të përshpejtojë funksionimin e metabolizmit tuaj, gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni sa më shumë kalori. Enzima si polifenoli apo epigalotekina ndihmojnë në djegien e shpejtë të dhjamit sidomos në zonën e barkut. Kjo pije do t’ju ndihmojë edhe në qetësimin e nervave duke ju siguruar një gjumë të qetë gjatë gjithë natës.

Kumbullat e thata
Kumbullat mund t’i gjeni thuajse gjatë gjithë vitit gjatë verës mund të gjeni një larmi të tyre, por gjatë periudha të tjera të vitit mund t’i gjeni fare lehtë të thata. Kumbullat e thata janë një mënyrë shumë efikase dhe natyrale për të ndihmuar trupin në tretjen e mirë. Vetëm një sasi prej 4-5 kumbullash në ditë përmbajnë rreth 3 gramë fibra që ju ndihmojë edhe në mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Kivi
Kivit janë një frut i vogël, por shumë i pasur në shëndet. Enzima kryesore e këtij fruti ekzotik është aktinidina që njihet për roli kryesor që ka në tretjen e shpejtë të ushqimeve. Të pasura edhe me një sasi të madhe fibrash mund të themi që janë mënyra perfekte për të larguar peshën e tepërt nga trupi juaj. Studime të shumta tregojnë se një kivi në ditë ndihmon në përshpejtimin e djegies së yndyrnave në organizëm.

Finoku
Finoku është një perim i mrekullueshëm që ndihmon shumë shfryrjen e stomakut nga gazrat e tepërta. Është gjithashtu një burim i mirë kaliumi që ndihmon në balancimin e mirë të lëngjeve të trupit. Konsumojeni të zier, apo të gjallë në sallatra të ndryshme sa më shumë që të jetë e mundur.

Orizi kaf
Orizi është një ndër ushqimet e vetme të gatuara që nuk shkakton fryrje të stomakut. I pasur me kalium, fibra dhe proteina orizi kaf është një zgjedhje perfekte për të qëndruar të ngopur gjatë ditës.

Mollët
Mollët janë një ndër mënyrat më të mira dhe natyrale për të humbur në peshë. Konsumojini ato të gjalla ashtu siç janë apo të spërkatura me pak kanellë. Kjo mënyrë do të ndihmojë të merni kaloritë dhe vlerat e duhura për të qëndruar gjatë të ngopur. Duke qënë e pasur me fibra dhe ujë mollët janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në formë.

Perimet jeshile
Perime si lakra, sallata apo spinaqi janë të pasura me antioksidantë dhe fibra që i bëjnë perfekte për t’u tretur shpejt. Zgjidhini t’i konsumoni në sallata supë apo t’i shrydhni si lëngjë në mënyrë që t’i konsumoni gjatë gjithë ditës./AgroWeb

Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?

Published

on

Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.

Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.

Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:

Antioksidant i fuqishëm

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.

I pasur me vitaminë C

Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.

Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit

Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.

I dobishëm për shëndetin e zemrës

Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.

Përfitime të tjera

Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet

Published

on

Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.

Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.

Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Tërshërë

E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Peshk i yndyror

Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.

Arra

Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.

Vaj ulliri

Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.

Bishtajoret

Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.

Ushqimet me soje

Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.

Avokado

Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara