Shëndet

Për një lëkurë të shëndetshme

Ushqimet e pasura me kolagjen.

Published

on

Siç dihet ushqimet dhe dieta luajnë një rol shumë të rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë trupit. Rinia e përjetshme mund të nxitet edhe me anë të ushqimeve të mira dhe të shëndetshme. Kolagjeni është proteina kryesore që rregullon strukturën e lëkurës duke e mbajtur atë gjithnjë të shëndetshme.

Kjo proteinë ndahet në disa tipe të ndryshme të cilat fillojnë e humbin vetinë e tyre teksa mosha kalon. Për ta ndihmuar trupin tuaj ta riprodhojë sa më shumë këtë proteinë dhe për një kohë sa më të gjatë, disa ushqime do t’ju vijnë në ndihmë. Në këtë artikull ju tregojmë një listë me ushqimet më të pasura me kolagjen.

Lëngu i kockave
Procesi i zierjes së kockave dhe përdorimi i lëngut të tyre në ushqime apo supa të ndryshme për t’ju dhënë shije është shumë i përdorshëm në kuzhinë. Lajmi i mirë është që pikërisht ky lëng ndihmon trupin tuaj të riprodhojë sa më shumë kolagjen. Kjo ndodh sepse kockat janë të pasura më kalcium, magnez, fosfor, kolagjen dhe amino acide të cilat janë të mrekullueshme për trupin.

Mishi i pulës
Mishi i preferuar i të gjithëve, mishi i pulës ndër shumë vlera që i dhuron trupit është i pasur me shumë kolagjen. Është një nga trajtimet më të mira dhe natyrale që mund t’i dhuroni fytyrës tuaj në mënyrë që të qëndrojë gjithnjë e re. Studiuesit thonë se mishi i bardhë i pulës ndihmon edhe në rigjenerimin e kockave kundër sëmundjeve si artriti.

Të bardhat e vezëve
Të bardhat e vezëve megjithëse nuk kanë në përbërje material lidhës si mishi, janë të pasura me një amino acid të rëndësishëm që quhet prolinë. Ky amino acid ndihmon prodhimin e mirë të kolagjenit në trup për një kohë të gjatë.

Agrumet
Kryefjala e të gjithë agrumeve pa dyshim është se janë të pasura me vitaminë C. Kjo vitaminë luan një rol kryesor në prodhimin e kolagjenit, ndaj mundohuni të fusni në dietën tuaj sa më shumë limonë, portokalle apo qitro.

Hudhra
Përveç shijes së mirë që hudhra i dhuron ushqimeve tuaja, ndihmon shumë edhe lëkurën. Kjo jo sepse funksionon si antibiotik, por sepse është e pasur me sulfur që parandalon shkatërrimin e kolagjenit. Gjithsesi nuk është e nevojshme të konsumoni një sasi të madhe, mjafton ta bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme edhe në sasi të vogla.

Domatet
Një tjetër burim i mirë i vitaminës C janë edhe domatet e freskëta.Përveç kësaj, një domate mesatare në përbërjen e saj ka rreth 30% kolagjen. Ndaj nëse konsumoni dy të tilla në ditë do të merrni një dozë të madhe të proteinës së rinisë.

Perimet jeshile
Spinaqi, lakra, kale apo sallate jeshile janë burime antioksidantësh siç është edhe klorofili. Sipas ekspertëve pikërisht klorofili ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup në sasi të mëdha me kalimin e moshës. Ndaj mundohuni të përfshini në dietën tuaj të përditshme shumë nga këto perime jeshile për të përfituar një mori vlerash për organizmin./AgroWeb.

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara