Shëndet

Ushqimet e dëmshme që u japim fëmijëve tanë

Tema e vitaminave është mjaft e diskutueshme.

Published

on

Që në moshë fare të re, shumë fëmijë fillojnë të hanë ushqime që përmbajnë shumë sheqer. Kjo dëmton shqisat e ndjeshmërisë dhe shijes, kështu që ushqimi normal nuk duket më i mirë. Në këtë artikull ju zbulojë se cilat janë ushqimet e dëmshme që shpesh u serviren fëmijëve, por që dëmtojnë shëndetin e tyre.

Kosi
Së pari, mos blini produktet e kosit që ruhen në rafte të hapura, por ato në frigorifer. Në vend të produkteve të ëmbla, blini kos natyral. Koset e frutave përmbajnë shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që çojnë në mbipeshë dhe rritjen e rrezikut të diabetit. Dhe që të siguroheni se po blini një kos të shëndetshëm, duhet të kontrolloni përbërësit në etiketë.

Multivitaminat për fëmijë
Tema e vitaminave është mjaft e diskutueshme. Fakti është se shpesh prindërit mbështeten në njohuritë dhe përvojën e tyre në vend që të konsultohen me një ekspert. Fëmijët duhet të marrin vitaminat e nevojshme nga ushqimi, asnjë shtesë nuk është e nevojshme, sidomos pa këshillën e mjekut.

Lëngjet
Lëngjet që shiten të paktetuara në markete, janë një nga produktet e preferuara për fëmijët. Vetëm në një gotë lëng gjenden 5-6 lugë sheqer. Sheqeri i tretur absorbohet menjëherë në sistemin e qarkullimit të gjakut, gjë që është e keqe për metabolizmin. Në vend të lëgjeve ekspertët e shëndetit sugjerojnë që fëmijët të konsumojnë fruta. Lëngu tek frutat absorbohet gradualisht falë fibrave që ato përmbajnë. Fëmijët gjithashtu mund të konsumojnë lëngje të freskëta të shtrydhura.

Mjalti
Fëmijët nuk duhet të hanë mjaltë para moshës 2 vjeç. Kjo këshillë nuk vlen vetëm për ndonjë një reaksion të mundshëm alergjik. Por edhe sepse mjalti ndonjëherë përmban baktere që mund të çojnë në një sëmundje të rëndë infektive të njohur si botulizëm.

Rrushi
Vitaminat dhe mineralet që rrushi përmban, që janë të nevojshme për fëmijët. Por ka një arsye pse fëmijët nuk duhet t’i hanë ato. Kokrrat e rrushit janë të mëdha, e të rrëshqitshme dhe një fëmijë mund të mbytet. Gjithashtu rrushi është shumë i vështirë për tu tretur.

Pijet me bazë qumështi
Rezulton se pijet me bazë qumështi janë po aq të rrezikshme sepse përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer. Hulumtimet e reja tregojnë se konsumi i rregulltë i pijeve që përmbajnë shumë yndyrna, mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ky produkt është i rrezikshëm edhe për të rriturit nëse konsumohet në mënyrë të rregullt. Është e rëndësishme t’ju mësoni fëmijëve se ëmbëlsirat janë ëmbëlsira dhe se ushqimi i zakonshëm nuk mund të zëvendësohet. Nëse fëmijët mësohen që në vegjëli të ushqehen shëndetshëm, ka të ngjarë që ta ruajnë këtë zakon edhe kur të rriten./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara