

Shëndeti
Ushqime të kripura apo të ëmbla në mëngjes, ja çfarë këshillohet
Published
4 years agoon
By
UBT newsVakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur me ushqime të shëndetshme të cilat janë të përshtatshme për këtë kohë të ditës.
Në aspekt shijesh, ka njerëz që preferojnë të ëmblat, disa të kripurat, e të tjerë një përzierje mes kripës, sheqerit e erëzave.
Pse i zgjidhni?
Kjo përzgjedhje në dukje natyrale ka një arsye që ka të bëjë me ushqimet e ngrëna një darkë më parë. Nëse në darkë ushqeheni me ushqime të rënda e të pasura në karbohidrate, niveli i sheqerit do të rritet shpejt e më pas do të ulet furishëm. Kjo do të thotë se trupi në mëngjes do të kërkojë diçka të ëmbël për të rikthyer balancat.
Nëse ju keni ngrënë një pjatë me makarona në darkë, në mëngjes do të zgjoheni gjithë neps për të ëmbla e çokollatë.
Ndërsa arsyeja përse dëshirojmë ushqime të kripura në mëngjes ka të bëjë me mungesën e sodiumit. Kjo ndodh kryesisht si pasojë e dehidratimit. Nëse një mbrëmje më parë keni pirë verë apo birrë të nesërmen do të keni dëshirë për ushqime me kripë. Në të vërtetë, trupi ka nevojë thjesht për një gotë ujë më shumë.
Të ëmbla apo të kripura, si të bëni zgjedhjen e duhur për shëndetin
Sipas të dhënave njeriu duhet të kujdeset që të konsumojë proteinë në mëngjes. Proteina gjendet edhe tek të ëmblat dhe të kripurat siç janë vezët, mishi, bishtajoret, kosi, tërshëra dhe arrat apo kosi me mjaltë. Ata rekomandojnë shmangien e një vakti të rënduar në karbohidrate apo brumëra, ndonëse petullat, një tost apo drithërat tingëllojnë si alternativa më e lehtë.
Kur vjen puna tek yndyrnat dhe sheqernat, është e udhës të konsumohen alternativa të shëndetshme dhe jo të përpunuara.
Një shembull është mjalti në vend të sheqerit. Nëse ju pëlqejnë të ëmblat ju mund të konsumoni fruta pylli të cilat janë të pasura me antioksidantë.
Nëse ju pëlqejnë të kripurat, ju mund të ushqeheni shëndetshëm duke ngrënë vezë, djathë, spinaq e ullinj. Sa i përket shijes, ekspertët thonë se përsa kohë ushqeheni shëndetshëm, ju mund të zgjidhni atë që kënaq oreksin tuaj.
Nëse dëshironi të eksperimentoni dhe të bëni një vlerësim mbi rolin e një mëngjesi të ëmbël apo të kripur ju mund ta bëni këtë mjaft lehtë.
Për 2-3 ditë mund ta nisni ditën me ushqime të ëmbla dhe ditët e tjera të kripura. Gjatë këtyre ditëve mbani shënim nivelet e energjisë, përqendrimit dhe gjendjes fizike. Në këtë mënyrë do të jetë vetë trupi që do të tregojë se për çfarë ka nevojë./AgroWeb
Shëndeti
Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?
Published
3 days agoon
July 11, 2025By
UBT News
Nuk ka të bëjë vetëm me ujin dhe freskinë. Trangujt ndihmojnë në tretje, mbrojnë zemrën, mbështesin shëndetin e lëkurës dhe kockave dhe gjithashtu mund të kontribuojnë në humbjen e peshës.
Ja përfitimet më të njohura të konsumit të rregullt të tyre.
Hidratim i thellë dhe zëvendësim i lëngjeve
Me 96 përqind ujë, trangujt janë shtesë e shkëlqyer për hidratim, veçanërisht gjatë sporteve ose në ditët e nxehta kur trupi humbet lëngje shtesë.
Tretje më e mirë dhe e rregullt
Fibra me përmbajtje të lartë uji lehtëson lëvizjet e zorrëve dhe studimet kanë lidhur konsumin e rregullt me një rrezik të reduktuar të kapsllëkut dhe mbështetje për florën e shëndetshme të zorrëve.
Ato kontribuojnë në humbjen e peshës
Ato kanë pak kalori dhe, falë ujit dhe fibrave që përmbajnë, ndihmojnë me ndjesinë e ngopjes, duke i bërë ato një mundësi të shkëlqyer për njerëzit që duan të zvogëlojnë marrjen e kalorive, nxisin shëndetin e zemrës dhe rregullimin e presionit të gjakut
Janë të pasura me kalium, i cili balancon natriumin, dhe flavonoidet ndihmojnë në qetësimin e proceseve inflamatore dhe uljen e kolesterolit, gjë që rezulton në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe zemrës.
Shëndeti
Pesë ushqimet që mund të hani pa u shëndoshur
Published
3 days agoon
July 11, 2025By
UBT News
Nëse ushqehesh keq është e pamundur të largosh kilogramët e tepërt vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që hani janë shumë herë më të rëndësishme se palestra.
Kjo ndodh se pjesa më e madhe e dhjamit akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme, mësoni më shumë për ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.
Vezët
Janë ushqim i shkëlqyer për rënie, të pasura me ushqyes e përmbajnë pak kalori. Janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina e minerale, mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt ngopës, por edhe në drekë. Për këtë vakt mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.
Frutat e pyllit
Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat tjera, manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin. Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata.
Arrorët
Karbohidratet e mira janë të rëndësishme, gjenden tek farat dhe arrorët që janë të pasur me larmi ushqyesish. Përfshihen yndyrnat e mira, vitamina e minerale të rëndësishme.
Kosi
Kosi pa yndyrë dhe i zënë në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina, për më shumë shije dhe vlera atë mund ta konsumoni me arra ose fruta pylli. Kosin pa shumë yndyrë mund ta hani në çdo vakt dhe pa u shqetësuar për peshën.
Patatet e embla
Patatet e ëmbla mund të gatuhen në shumë mënyra dhe nuk bëhen të mërzitshme, karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale nënkupton që trupi e ka më të lehtë tretjen e tyre. Patatet e ëmbla mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër.
Shëndeti
Keni dhjamë të tepërt në kofshë? Bëni këtë dhe shtresat zhduken brenda një kohe të shkurtër
Published
3 days agoon
July 11, 2025By
UBT News
Dhjami në pjesën e brendshme të kofshëve është më i vështirë për t’u shkrirë, por me këto ushtrime është gjithashtu i mundur
Nëse jeni duke luftuar me depozitat në pjesën e brendshme të kofshëve, e dini shumë mirë se është sfidë e vërtetë t’i largoni ato.
Duhet durim dhe këmbëngulje që rezultatet të jenë të dukshme, prandaj ne kemi gjetur ushtrime që funksionojnë më me efektivitet në këtë zonë të trupit.
Duhet të ndani 15 minuta në ditë dhe në një kohë rekord do të keni këmbë më të holla dhe më të shtrënguara.
Rekomandohet që këto ushtrime të përsëriten të paktën 4 herë në javë. Ju nuk keni nevojë për asgjë nga pajisjet. Vetëm pak vullnet të mirë dhe pak hapësirë.
Shëndeti
Studimi: Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare
Published
4 days agoon
July 10, 2025By
UBT News
Heqja dorë nga mishi dhe produktet e qumështit rezulton më efekase për rënien në peshë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition.
Studiuesit zbuluan se personat që ndoqën një dietë vegane me pak yndyrë humbën mesatarisht rreth 6 kilogramë në vetëm 16 javë, dukshëm më shumë se ata që ndoqën dietën mesdhetare. Dieta mesdhetare, e njohur për përfitimet afatgjata për shëndetin, përfshin mish të bardhë, vaj ulliri e perime të freskëta.
Por, në këtë krahasim të drejtpërdrejtë, vegjetarianët peshuan më pak.
“Konsumimi i ushqimeve që prodhojnë acid në trup, si mishi, vezët dhe produktet e bulmetit, rrit ngarkesën acidike në organizëm, duke shkaktuar inflamacion që lidhet me shtimin në peshë”, shpjegon autorja kryesore e studimit, doktoresha Hana Kahleova.
Ajo shton se zëvendësimi i produkteve shtazore me ushqime si perimet jeshile, manaferrat e bishtajoret, ndihmon në rënien në peshë e përmirësimin e florës bakteriale të zorrëve. Në studim morën pjesë 62 të rritur mbipeshë, u ndanë në dy grupe; njëri ndoqi një dietë mesdhetare, tjetri dietë vegane me pak yndyrë.
Personat që ndoqën dietën vegane kishin ulje të madhe të ngarkesës acidike në trup, te grupi mesdhetar nuk pati ndonjë ndryshim të dukshëm.
“Dieta alkaline është lidhur me disa përfitime shëndetësore, përfshirë rënien në peshë, ndjeshmërinë e përmirësuar ndaj insulinës dhe uljen e tensionit të gjakut”, thuhet ne raportin e studimit.
Ushqimet më të mira vegane dhe alkaline për humbje në peshë:
Spinaqi
Kale (lloj i sallatës së gjelbër)
Brokoli
Avokado
Manaferrat
Mollët
Bananet
Qiqrat
Thjerrëzat
Kinoa
Patatet e ëmbla
Bajamet
Djathi tofu
Trangujt
Specat e ëmbël

UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega

Sistemet e Informacionit në praktikë – Drejtori i Riga Pharm, Herolind Bajraliu, ligjëron në Global UBT Fest

Përmbyllet me sukses Akademia Verore e Medias dhe Komunikimit në UBT: Në qendër të vëmendjes, roli i komunikimit dhe etika në media

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit

Pritjet në kufi deri në 10 minuta

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

Arrestohen dy të dyshuar se sulmuan dhe penguan policët shkaku i një gjobe të kundërvajtjes

Përmbyllet me sukses Akademia Verore e Fakultetit Juridik – Një eksperiencë praktike dhe teorike për studentët

Fakulteti i Shkencave të Sportit në UBT përmbyll me sukses aktivitetet e Akademisë Verore 2025
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore