Shëndet

Ushqehuni shëndetshëm duke kursyer para

Ushqimi i shëndetshëm nuk ka pse të jetë i shtrenjtë: 8 rregulla për të ulur kostot

Published

on

Shumë njerëz besojnë se duhet të shpenzoni shumë para për të ngrënë shëndetshëm. Sidoqoftë, nuk duhet të jetë kështu.

Të ushqeheni shëndetshëm në të vërtetë mund t’ju kursejë para në planin afatgjatë, veçanërisht nëse i përmbaheni disa parimeve kryesore kur bëni pazarin apo zgjidhni dhe përgatisni ushqimin vetë. Ja disa mënyra si të reduktoni kostot.

1. Prodhimet sezonale: Frutat dhe perimet e stinës shpesh janë më të freskëta dhe më të përballueshme sesa ushqimet që prodhohen jashtë sezonit.

2. Praktikoni planifikimin e vaktit: Planifikimi i vakteve paraprakisht është një mënyrë e zgjuar për të kursyer kohë dhe para. Provoni të krijoni një plan javor për vaktet, duke hartuar një listë pazari dhe të caktoni një kohë specifike për të përgatitur vaktet për javën e ardhshme.

3. Gatuani në shtëpi: Gatimi i ushqimit në shtëpi është një nga mënyrat më të lehta dhe më efektive për të ngrënë shëndetshëm me një buxhet më të ulët. Në fakt, një vakt i vetëm në restorant zakonisht kushton shumë më tepër sesa blerja e përbërësve që ju nevojiten për të përgatitur ushqimin në shtëpi.

4. Hani më shumë proteina me bazë bimore: Proteinat me bazë bimore si fasulet, thjerrëzat, qiqrat janë shpesh shumë më të lira se proteinat shtazore si mishi, peshku dhe shpendët. Plus, këto ushqime janë të pasura me proteina, fibra dhe një larmi vitaminash dhe mineralesh të tjera thelbësore. Ato janë të lehta për t’u përfshirë në receta.

5. Kontrolloni për oferta: Shumica e dyqaneve ushqimore ofrojnë oferta javore dhe zbritje, të cilat zakonisht reklamohen në internet ose shpërndahen. Të kontrolloni nëse ofertat janë në dispozicion për produktet tuaja të preferuara para se të shkoni në pazar është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kursyer para.

6. Blini fruta dhe perime të ngrira: Nëse e keni të vështirë të përdorni të gjitha frutat dhe perimet e freskëta para se të prishen, konsideroni disa produkte të ngrira pasi janë një alternativë e shkëlqyeshme.

7. Blini me shumicë: Ju mund të blini ushqime të caktuara me shumicë me një çmim më të ulët, duke e bërë edhe më të lehtë të ushqeheni shëndetshëm me më pak para. Produkte si drithërat, arrat, farat dhe bishtajoret e thata janë ushqime të shkëlqyera për t’u furnizuar dhe për t’u blerë me shumicë.

8. Blini me zgjuarsi: Këtu e kemi fjalën për:

– Shkruajini produktet në listë para se të shkoni t’i blini.
– Blini kur jeni të ngopur me ushqim.

Shëndet

Pse dhimbja e shpinës po bëhet sëmundja moderne e epokës së telefonit?

Published

on

Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.

Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.

Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.

Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara