Lajmet

USAID kërkon rritjen e nivelit të transparencës buxhetore

Published

on

USAID kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e nivelit të transparencës buxhetore. Sipas rezultateve nga “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën”, Kosova renditet e treta ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë aspekt. Ndërsa, në aspektin e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë.

Në prezantimin e rezultateve të OBS-së, drejtori i zyrës së Rritjes Ekonomike në USAID Kosovë, Alexander Albertine, ka theksuar nevojën e përmirësimit të vendit në këtë drejtim. Ndërsa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkë për t’u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë.

Ka shumë pak gjëra që kanë po aq rendësi që janë aq strategjike se sa kontrata sociale me qytetarët, mënyra si krijohen buxhetet, dhe është një gurthemel i mundësimit të qeverisjes së mirë sigurimit të transparencës. Duhet të shohim si një gjendje bazë ku marrim parasysh së çfarë ndodhë në Kosovë jo si kritikë por si hap i parë në kuptimin e vështrimit të mënyrave si mund të punojmë bashkë për t’u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë. Kjo anketë e sotme, na hapin një fazë të re, d.m.th. tranzicioni i Kosovës si shtet i pavarur, për të arritur kaq shumë për të ruajtur vlerat kyçe kushtetuese në kuptimin e angazhimit të publikimit“, tha ai.

Ndërkaq, Rrona Zhuri nga ky institut ka thënë se Kosova ka më shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe ekzekutimit, duke shtuar se duhet të ofrohen mundësi për më shumë komente.

Në pjesën e transparencës rezultatet e anketës tregojnë se Kosova ka arritur një rezultat prej 50 pikëve gjithsej nga 100 pikë sa janë në total. Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, në transparencë buxhetore Kosova renditet e treta pas Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë rezultat prej 57 dhe 51 pikëve. Tek pjesa e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë. Kosova ka shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe gjatë ekzekutimit, duhet të ofrohen mundësi për komente edhe në raportet financiare gjatë vitit që publikohen nga Ministria e Financave si dhe në mbikëqyrje nga Kuvendi dhe nga ZKA“, tha ajo.

Në anën tjetër, drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Salvador Elmazi ka thënë se do të mundohen të jenë sa më afër realizimit të këtyre objektivave.

Ndërsa ka përmendur edhe komunat të cilat nuk e kanë aprovuar buxhetin me kohë, siç tha ai, gjitha këto aprovimet e vonshme shkaktojnë telashe shtesë.

Si Ministri e Financave kemi nevojë për pak më shumë kohë të analizojmë dokumentin dhe të përgatisim një lloj plan veprimi për çështjet që janë ngritur këtu. Është kompleks në kuptimin e përfshirjes së institucioneve, pastaj kemi nivelin lokal i cili ka disa specifika të veta ku procesi i buxhetit nuk fillon momentin e hartimit të buxhetit, por fillon qysh në fillim të vitit kur lëshohet udhëzuesi për tri vitet e ardhshme. Kemi edhe një situatë specifike për shkak se tre komuna nuk e kanë aprovuar me kohë buxhetin. Gjitha këto aprovimet e vonshme neve na shkaktojnë telashe shtesë sepse e kemi edhe mbylljen e vitit, çështjet e pagave disa vendime të qeverisë, është një angazhim më i ngarkuar. Mundohemi të jemi sa më afër realizimit ta këtyre objektivave“, tha ai.

Kjo analizë është fokusuar në tri institucionet kryesore, në Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara