Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka premtuar se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do ta bëjë Prishtinën të pastër.
Këtë deklaratë Ismaili e dha në konferencën për media të cilën e mbajti pas vizitës në kompaninë “Pastrimi” në Prishtinë.
“Pastërtia është nevojë bazike për një qytet dhe kallxon se qysh jetohet në atë qytet. Nuk mundemi me toleru më tutje që hapësirat e mbeturinave të jenë pika të zeza të çdo lagjeje që kundërmojnë dhe duken keq.”, ka thënë Ismaili.
Më tej, Ismaili ka treguar që së bashku me ekipin kanë analizuar gjendjen sa i përket menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë dhe kanë identifikuar fytet e ngushta që po e ngulfasin qytetin tonë.
“Prandaj, zotohem që për 100 ditët e para të qeverisjes sime, do të kemi një Prishtinë të pastër dhe këtë do ta bëjmë bashkë me qytetarët e Prishtinës.”, ka thënë ai.
Ismaili ka treguar edhe disa nga intervenimet kryesore që do të ndërmarr për ta realizuar këtë projekt.
“Së pari, kemi me i vendosë shportat e rrugës në çdo lagje të qytetit, sepse sot kemi rrugë të tëra ku nuk ke ku me i hedhë mbeturinat e dorës. Së dyti, do ta ndërrojmë orarin e grumbullimit, në mënyrë që të mos shohim më mbeturina që qëndrojnë me ditë nëpër lagje. Grumbullimi i mbeturinave do të bëhet më shpesh, dhe kjo do të ndodhë në kohën kur nuk kemi shumë trafik.”, ka thënë Ismaili.
Më tej, ai ka shtuar se do të investohet edhe në kontejnerë që me i digjitalizu ata, ashtu që ta sinjalizojnë qendrën grumbulluese kur mbushen në 70% të kapacitetit.
Ismaili ka treguar se ka menduar edhe për ankesat e banorëve që bizneset ua mbushin kontejnerët me mbeturina. “Ne kemi me bo kontrata me bizneset, sidomos me gastronominë, që mbeturinat e tyre mos t’i hedhin në kontejnerët e lagjes. Me lansimin e sistemit digjital “Sjell”, mbeturinat e bareve dhe restoranteve do te grumbullohen në orare të veçanta, pa i ngarku lagjet tona.”, ka treguar ai.
Në fund, Ismaili ka thënë se do të bëjnë zgjidhje edhe për mbeturinat nga materiali ndërtimor. “Do ta ndërtojmë qendrën për trajtimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi, si dhe qendrën për trajtimin e mbeturinave të vëllimshme në zona të përshtatshme për qytetarët e ta qasshme për ndërtuesit.”, ka përfunduar ai.
Të githa këto projekte, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se do të përfundohen deri në fund të vitit 2023.
Me synimin për ta bërë diagnostikën e avancuar më të qasshme për qytetarët, United Hospital, si një nga spitalet e mëdha private të përgjithshme në vend, sjell një ofertë të veçantë për ekzaminimet e avancuara me MRI Philips MR 5300 1.5 Tesla dhe MSCT Philips 128-shtresor.
Përmes kësaj oferte, spitali synon të ndërthurë teknologjinë bashkëkohore të imazherisë, ekspertizën profesionale dhe çmime më të favorshme, duke u mundësuar pacientëve kryerjen e ekzaminimeve diagnostikuese me standarde të larta dhe në kushte komode.
Në kuadër të ofertës promocionale, pacientët mund të përfitojnë nga çmime të reduktuara për një sërë ekzaminimesh:
MRI – 1 regjion: pa kontrast 70€, nga 100€; me kontrast 90€, nga 130€.
ALL BODY MRI, pa kontrast: 300€.
ALL SPINE MRI, pa kontrast: 150€.
MRI Abdomen + Pelvik, me kontrast: 160€, nga 230€.
CT Koronare: 200€, nga 300€.
Angio CT për karotide, torakale dhe aortë: nga 100€.
Kjo nismë vjen në një kohë kur ekzaminimet moderne imazherike kanë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe vlerësimin e shumë gjendjeve shëndetësore. United Hospital thekson se pajisjet moderne të Philips dhe puna e radiologëve specialistë me përvojë synojnë të ofrojnë imazhe të detajuara dhe raporte profesionale.
Një tjetër përparësi e ofertës është edhe qasja e shpejtë në shërbim, me termine të planifikuara dhe pa pritje të gjata, duke i dhënë pacientit mundësinë që procesin diagnostikues ta kryejë në një ambient të përshtatshëm dhe me komfor.
Me këtë ofertë, United Hospital synon të vendosë një standard të ri në qasjen ndaj diagnostikës private, duke e afruar teknologjinë moderne me pacientin dhe duke e bërë më të përballueshme kryerjen e ekzaminimeve të avancuara./rajonipress/
Rezervimet për termin mund të bëhen në numrat:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë
Shënim: Ekzaminimet diagnostikuese duhet të kryhen sipas rekomandimit të mjekut dhe nevojës individuale të pacientit. /rajoni press/
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, duke përcjellë mesazhin e BE-së për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik të institucioneve.
Palatova është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të veprojnë në përputhje me parimet e sundimit të ligjit.
Sipas mesazhit të BE-së, pretendimet për sjellje të pahijshme nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës duhet të hetohen, ndërsa çdo veprim duhet të ndërmerret duke respektuar procedurat e rregullta ligjore.
Në të njëjtën ditë, Palatova është pritur në një takim lamtumirës nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Konjufca e ka falënderuar për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në takim është theksuar rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe vazhdimit të bashkëpunimit me BE-në në fushat me interes të përbashkët.
Palatova ka përcjellë mesazhin se BE-ja vazhdon ta mbështesë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, ndërsa ka theksuar se Kosova duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në këtë proces.
Në fund të takimit, Konjufca i ka uruar Palatovës sukses në angazhimet e saj të ardhshme./A.K/
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e Masave Aktive të Tregut të Punës dhe për Pushimin e Lehonisë.
Sipas njoftimit të ministrisë, përfituesit e të dyja skemave kanë marrë pagesat përkatëse, duke mundësuar realizimin e mbështetjes financiare të paraparë për ta.
Ministria ka bërë të ditur se procesi i pagesave është përfunduar për përfituesit e të dy kategorive./A.K/
Qeveria ka marrë vendim për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore, në kuadër të masave për të lehtësuar shpenzimet e familjeve para fillimit të vitit të ri shkollor.
Nga sot deri më 30 shtator, tregtarët me shumicë duhet t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10%, ndërsa tregtarët me pakicë duhet të ofrojnë ulje prej të paktën 15%, krahasuar me çmimet që kanë qenë në fuqi në qershor.
Masa përfshin një gamë të gjerë produktesh, si çanta, fletore, blloqe, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë, flomasterë, markerë, tempera, furça, vizore, goma, mprehëse, gërshërë, futrola, ngjitëse, kompasë, kalkulatorë, dosje dhe materiale për punë praktike.
Sipas Qeverisë, tregtarët janë të detyruar të shfaqin përkrah çmimit të ri edhe çmimin e vjetër të produktit, të vlefshëm më 1 qershor 2026, në mënyrë që konsumatorët të mund të verifikojnë uljen.
Qeveria ka vlerësuar se kjo masë synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet në periudhën kur shpenzimet për përgatitjen e fëmijëve për vitin shkollor janë më të larta./A.K/