Lajmet

Uran Ismaili: Prishtina do të jetë e pastër në 100 ditët e para të qeverisjes sime

Published

on

 Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka premtuar se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do ta bëjë Prishtinën të pastër.

Këtë deklaratë Ismaili e dha në konferencën për media të cilën e mbajti pas vizitës në kompaninë “Pastrimi” në Prishtinë.

“Pastërtia është nevojë bazike për një qytet dhe kallxon se qysh jetohet në atë qytet. Nuk mundemi me toleru më tutje që hapësirat e mbeturinave të jenë pika të zeza të çdo lagjeje që kundërmojnë dhe duken keq.”, ka thënë Ismaili.

Më tej, Ismaili ka treguar që së bashku me ekipin kanë analizuar gjendjen sa i përket menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë dhe kanë identifikuar fytet e ngushta që po e ngulfasin qytetin tonë.

“Prandaj, zotohem që për 100 ditët e para të qeverisjes sime, do të kemi një Prishtinë të pastër dhe këtë do ta bëjmë bashkë me qytetarët e Prishtinës.”, ka thënë ai.

Ismaili ka treguar edhe disa nga intervenimet kryesore që do të ndërmarr për ta realizuar këtë projekt.

“Së pari, kemi me i vendosë shportat e rrugës në çdo lagje të qytetit, sepse sot kemi rrugë të tëra ku nuk ke ku me i hedhë mbeturinat e dorës. Së dyti, do ta ndërrojmë orarin e grumbullimit, në mënyrë që të mos shohim më mbeturina që qëndrojnë me ditë nëpër lagje. Grumbullimi i mbeturinave do të bëhet më shpesh, dhe kjo do të ndodhë në kohën kur nuk kemi shumë trafik.”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se do të investohet edhe në kontejnerë që me i digjitalizu ata, ashtu që ta sinjalizojnë qendrën grumbulluese kur mbushen në 70% të kapacitetit.

Ismaili ka treguar se ka menduar edhe për ankesat e banorëve që bizneset ua mbushin kontejnerët me mbeturina. “Ne kemi me bo kontrata me bizneset, sidomos me gastronominë, që mbeturinat e tyre mos t’i hedhin në kontejnerët e lagjes. Me lansimin e sistemit digjital “Sjell”, mbeturinat e bareve dhe restoranteve do te grumbullohen në orare të veçanta, pa i ngarku lagjet tona.”, ka treguar ai.

Në fund, Ismaili ka thënë se do të bëjnë zgjidhje edhe për mbeturinat nga materiali ndërtimor. “Do ta ndërtojmë qendrën për trajtimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi, si dhe qendrën për trajtimin e mbeturinave të vëllimshme në zona të përshtatshme për qytetarët e ta qasshme për ndërtuesit.”, ka përfunduar ai.

Të githa këto projekte, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se do të përfundohen deri në fund të vitit 2023.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Vendi

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në mbështetje të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte në Prishtinë: Qytetarët ftohen të mblidhen në sheshin “Skënderbeu

Published

on

By

Vala e protestave në kryeqytet do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të radhës, i cili është caktuar të mbahet në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi publik, Haziri ka kërkuar bashkim dhe pjesëmarrje sa më të madhe, duke nëvizuar se kauza kapërcen çdo ndasi politike apo shoqërore. Ky tubim synon të fuqizojë zërin qytetar në mbrojtje të UÇK-së, sakrificës dhe lirisë.

Thirrja e tij i mëshon fort bashkimit kombëtar me mesazhin se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet fuqishëm, ndërsa protesta e sotme do të shoqërohet sërish me moton kryesore “JO NË EMRIN TIM!”.

Continue Reading

Të kërkuara