Lajmet

UNRWA dërgon ujë të pastër në veri të Gazës, për herë të parë që nga fillimi i luftës

“Dje, kolonat tona të ndihmës arritën në zona në veri të Rripit të Gazës”, njoftoi UNRWA.

Published

on

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha se autokolonat e saj të ndihmave dërguan ushqim, tenda, furnizime urgjente mjekësore dhe ujë të pastër në zonat në veri të enklavës bregdetare të rrethuar.

“Dje, kolonat tona të ndihmës arritën në zona në veri të Rripit të Gazës”, njoftoi UNRWA.

“Kjo ishte dërgesa e parë e ujit të pastër që arriti tek njerëzit që strehoheshin në veri që nga fillimi i luftës”, njoftoi ajo përmes një postimi në X.

Lajmet

Renditja e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26

Published

on

Pas mbylljes së javës së parë të fazës së ligës në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve, surprizat nuk kanë munguar dhe renditja aktuale e dhjetë skuadrave kryesuese premton një garë të fortë.

Në krye të tabelës ndodhet Eintracht Frankfurt që ndan vendin e parë me Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndjekje të tyre janë Club Brugge dhe Sporting, të dyja me tre pikë dhe një diferencë golash +3.

Vendin e pestë e ndajnë Union Saint-Gilloise, Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe Manchester City, të gjitha me nga tre pikë dhe golavarazh +2, duke treguar se konkurrenca është tepër e ngushtë që në start.

Qarabağ, me një fitore minimale dhe golavarazh +1, mbyll dhjetëshen e parë.

Renditja e javës së parë tregon qartë se format i ri i fazës së ligës sjell më shumë rivalitet dhe çdo gol mund të bëhet vendimtar për pozitën përfundimtare.

Edhe pse është vetëm fillimi, pritet një sezon i nxehtë ku ekipet më të mëdha të Europës do të luftojnë fort për të siguruar një vend në fazat e eliminimit direkt./S.K/KP/

Continue Reading

Bota

Trump: Presidenti rus nuk e respekton udhëheqjen amerikane, jemi pranë një lufte botërore

Published

on

Presidenti i Amerikës, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin britanik tha se Putin nuk e ka respektuar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.

“Jemi shumë pranë një lufte botërore. Kam folur shumë herë me Presidentin Putin, por ai nuk ka bërë kurrë atë që më tha, ai kurrë nuk e ka respektuar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Ndërkohë nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar miratimin për një shitje prej 780 milionë dollarësh të raketave dhe sistemeve lëshuese antitank Javelin për Poloninë, e cila kufizohet si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke rritur sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë”, tha në një deklaratë Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim dhe Siguri të Mbrojtjes (DSCA)./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, bëhet fjalë për pezullim të planifikimit të dialogut strategjik

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e 269-të të Qeverisë, ka sqaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhet vetëm me pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik dhe jo me ndërprerjen e tij.

Kryeministri Kurti ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA-në janë dhe do të mbeten të qëndrueshme dhe se nuk ka prishje të raporteve, mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. I siguroj qytetarët se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Në diplomaci kemi dallime në raport me Serbinë dhe veprimet e saj në Kosovë. Bashkëpunimi ushtarak po vazhdon. Marrëdhëniet janë të thella”, tha Kurti në mbledhje./S.K/EO.

Continue Reading

Bota

SHBA përdor veton në OKB për rezolutën e armëpushimit në Gaza

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar një rezolutë që kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, si dhe lehtësimin e ndihmave humanitare për civilët palestinezë.

Rezoluta mori 14 vota pro nga 15 anëtarët e Këshillit, por u pengua nga vetoja amerikane.

Kjo ishte hera e gjashtë që SHBA e përdor veton që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Reuters.

Rezoluta kërkonte gjithashtu lirimin e të gjitha pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza.

Zyrtarë të OKB-së paralajmëruan se Gaza ndodhet tashmë në gjendje urie të konfirmuar dhe situata humanitare po përkeqësohet çdo ditë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara