Lajmet

UNICEF: Një në katër fëmijë në Portugali është i prekur nga thatësira

Kjo pasi Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve publikoi një udhëzues për krizën klimatike.

Published

on

Një në katër fëmijë në Portugali është i prekur nga thatësira ekstreme, paralajmëroi UNICEF në Portugali të hënën, pasi Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve publikoi një udhëzues për krizën klimatike.

“Në Portugali, një në katër fëmijë është i prekur nga thatësira e rëndë dhe ekstreme me të cilën po përballet vendi”, tha në një deklaratë drejtori ekzekutiv i UNICEF në Portugali, Beatriz Imperatori.

Sipas Imperatori, shteti duhet të garantojë të drejtën për një mjedis jetese “human, të shëndetshëm dhe ekologjikisht të ekuilibruar” për të gjithë fëmijët, në përputhje me nenin 66 të Kushtetutës së Republikës Portugeze.

“Sot u bëjmë thirrje vendimmarrësve politikë, sektorit publik, të gjitha kompanive dhe institucioneve dhe shoqërisë civile që të vendosin fëmijët në qendër të strategjive mjedisore dhe t’i fuqizojnë ata si agjentë të ndryshimit. Ndryshimi është i nevojshëm në kohën e duhur”, theksoi ajo, shkruan LUSA.

Për shkak të përkeqësimit të krizës klimatike, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve publikoi sot udhëzimet zyrtare në bazë të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të ratifikuar nga 196 shtete, përfshirë Portugalinë, se çfarë duhet bërë për të respektuar e drejta për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Vendet që kanë ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijëve inkurajohen të ndërmarrin veprime të menjëhershme, duke përfshirë heqjen graduale të qymyrit, naftës dhe gazit natyror dhe kalimin në burimet e rinovueshme të energjisë, dhe raportimin periodik mbi progresin e bërë në mbrojtjen e të drejtave mjedisore të fëmijëve.

“Me Komentin e Përgjithshëm nr. 26, Komiteti për të Drejtat e Fëmijës jo vetëm përforcon zërat e fëmijëve, por gjithashtu përcakton qartë të drejtat e tyre në lidhje me mjedisin që shtetet anëtare duhet ta respektojnë, mbrojnë dhe përmbushin… kolektivisht dhe urgjentisht”, tha Philip Jaffé, një anëtar i Komitetit.

Aktualisht, sipas Unicef-it, rreth 1 miliard fëmijë jetojnë në vende me rrezik jashtëzakonisht të lartë nga ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe më shumë se 99 për qind janë të ekspozuar ndaj presioneve klimatike dhe mjedisore.

UNICEF kujton se dy miliardë njerëz jetojnë pa akses në ujë të pijshëm, 600 milionë prej të cilëve janë fëmijë.

Lajmet

MAShT cakton datat e provimit të maturës shtetërore

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë vendim lidhur me organizimin e provimit të maturës shtetërore për këtë vit.

Sipas vendimit të MAShTI-t, afati i parë i provimit të maturës shtetërore do të mbahet më 20 qershor, ndërsa afati i dytë është caktuar për datën 29 gusht.

Ministria u ka bërë thirrje nxënësve që të përgatiten me kohë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për detaje shtesë rreth organizimit të provimit. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon Presidenten e Tanzanisë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverisjes, është takuar me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Osmani ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në një frymë të hapur dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë.

“Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë”, ka shkruar Presidentja Osmani. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Shqetësuese – nga viti 2000, në trafik kanë humbur jetën 3.111 persona

Published

on

Në një konferencë për media të Policisë së Kosovës, sot është raportuar një e dhënë shqetësuese – nga viti 2000, në trafik kanë humbur jetën 3.111 persona

Drejtues të Policisë së Kosovë kanë paraqitur statistikat e përgjithshme të të gjitha zhvillimeve në vend nga fusha e sigurisë.

Sipas tyre, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2025, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka trajtuar 19 mijë e 941 raste, një rritje në krahasim me vitin 2024 ku ishin raportuar 19 mijë e 874 raste.

Në prezantimin e këtij departamenti, nga drejtori i DRP-së në Prishtinë, Bastri Shabani u theksua se veprat penale kanë qenë në ulje prej -5.90 për qind, 10 mijë e 269 raste, ndërkohë në incidente në trafik ngritje prej 6.8 për qind.

Gjithsej aksidente 10 mijë e 338, persona të lënduar 5 mijë e 866, aksidente me lëndime 3 mijë e 235, aksidente me dëme materiale 7 mijë e 75. Me fatalitet 28 persona, të vdekur 29.

Arrestimet sipas autorizimeve policore gjatë vitit 2024 ishin 2 mijë e 718 arrestime, në 2025 3 mijë e 377 raste apo ngritje 24,3 për qind. Tiketat e shqiptuara në ngritje prej 8.70 për qind nga 212 mijë e 931 në 231 mijë e 478.

Drejtori i DRP-së, Bastri Shabani bëri të ditur edhe rastet e vrasjeve, dhunës në familje dhe vjedhjeve.

Gjashtë raste të vrasje e rëndë, dhuna në familje në ulje prej -1.9 për qind dhe vjedhje e rëndë – 3.1 për qind.

“Disa nga veprat penale më serioze, vrasje-vrasje e rëndë nga 8 në 6, do të donim të mos kemi asnjë vrasje por ja që ka ndodhur, lëndim i rëndë trupor kemi një rritje nga 77 raste në 83, lëndim i lehtë trupor po ashtu një ngritje prej 6.5 për qind, veprat penale kundër pasurisë vjedhje në 5.3 për qind kemi ngritje, vjedhje e rëndë – 3.1 për qind, grabitje -10.5 për qind, dhuna në familje -1.9 për qind, posedim dhe shitblerje e narkotikëve nga 613 në 775 raste apo ngritje në 23.5 për qind”, tha Shabani.

Shabani ka theksuar edhe sfidat që ishin për këtë departament gjatë vitit 2025.

“Si çdo vit edhe në vitin 2025 kemi pasur edhe sfida. Lëvizjet e shpeshta të personelit dhe mungesat e personelit policor të graduar, angazhimet shtesë në Mitrovicë Veri, angazhimet në numër të lartë të organizimeve vendore e ndërkombëtare në kryeqytet, angazhimi në pika statike dhe objekte me rëndësi të veçantë, mungesa e hapësirë së mjaftueshme për DRP Prishtinë dhe kryeqytet”, shtoi Shabani.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha u shpreh se ka një rënie të rasteve serioze që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar në Prishtinë.

Sipas tij, problemi kryesor janë rritjet e rasteve me fatalitet në trafik ku mbi 100 persona gjatë 2025 kanë humbur jetën. Që nga viti 2000 deri më sot, Hoxha tha se Kosova ka humbur mbi 3 mijë e 111 persona në trafik.

Hoxha theksoi se një nga prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës do të jetë siguria në trafik, ku nevojitet mbështetje e komunave dhe ministrisë së infrastrukturës.

“Kemi një numër në rënie të rasteve serioze që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar në Prishtinë, sidomos te vrasjet, grabitjet, vjedhjet e rënda, po ashtu edhe prej një prej veprave penale shumë të ndjeshme që është dhuna në familje dhe që është prioritet nacional i Kosovës. Problemet që kanë shënuar rritje është rastet e rënda të fataliteteve që jo vetëm në Prishtinë por gjithandej Kosovës, kemi pasur rritje të rasteve me fatalitet në trafik mbi 100 persona të vdekur në trafik nga 89 që kemi pasur një vit më herët… Kosova që nga viti 2000 mijë deri më sot i ka humbur mbi 3 mijë e 111 njerëz në trafik. Është një numër i madh i jetëve të humbura në trafik dhe një prej prioriteteve  ka me qenë siguria në trafik. Por që këtë punë policia nuk mund ta bëjë e vetme, na duhet mbështetja e komunave, e ministrisë së infrastrukturës dhe e gjithë shoqërisë sidomos te vetëdijesimi i njerëzve”, tha Hoxha.

Në fund pjesëtarë të policisë së Kosovës u nderuan edhe me mirënjohje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. /A. Shala/

/Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardhshme, e përqafon AI me bindje

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova po i qaset inteligjencës artificiale me vizion të qartë dhe vendosmëri, duke theksuar se shteti është i gatshëm ta përqafojë plotësisht këtë teknologji përmes investimeve në aftësi, modernizimit të arsimit dhe krijimit të një mjedisi rregullator që inkurajon inovacionin, duke ruajtur njëkohësisht dinjitetin njerëzor. Sipas saj, Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardhshme.

Në fjalimin e saj, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Osmani theksoi se teknologjia pa vlera përfaqëson fuqi pa përgjegjësi dhe se inteligjenca artificiale, nëse nuk udhëhiqet siç duhet, mund t’i thellojë ndarjet shoqërore. Sipas saj, qeverisja e mençur e kësaj teknologjie mund të zgjerojë mundësitë, të demokratizojë dijen dhe të rrisë potencialin njerëzor, shkruan KosovaPress.

“Kosova nuk i qaset inteligjencës artificiale me frikë, hezitim apo masa gjysmake. Ne i qasemi asaj me qartësi dhe bindje. Jemi të gatshëm ta përqafojmë plotësisht, të investojmë në aftësi, të modernizojmë arsimin, t’i hapim institucionet tona ndaj inovacionit dhe të krijojmë një mjedis rregullator të lirë që inkurajon përparimin, duke mbrojtur njëkohësisht dinjitetin njerëzor. Sepse teknologjia pa vlera është fuqi pa përgjegjësi. Dhe inteligjenca artificiale, nëse lihet pa udhëzim, mund t’i thellojë ndarjet. Por, nëse qeveriset me mençuri, ajo mund të zgjerojë mundësitë, të demokratizojë dijen dhe të ngrejë potencialin njerëzor”, tha ajo.

Presidentja Osmani foli edhe për ndërtimin e institucioneve të pavarura, profesionale dhe të qëndrueshme, duke theksuar se Kosova është e vendosur t’i ruajë dhe t’i forcojë ato. Ajo shtoi se përparimi i vendit në këto fusha po njihet gjithnjë e më shumë në nivel ndërkombëtar.

Presidentja Osmani theksoi gjithashtu se Kosova sot është më e lidhur me botën se kurrë më parë, përmes zgjerimit të regjimeve bilaterale pa viza, përfshirë edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe përmes marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, vendet e EFTA-s, Turqinë dhe tregje të tjera.

“Kosova sot është më e lidhur me botën se kurrë më parë. Përmes një rrjeti në zgjerim të regjimeve bilaterale pa viza, përfshirë me Emiratet e Bashkuara Arabe këtu dhe shumë vende të tjera, sipërmarrësit, inovatorët dhe profesionistët tanë lëvizin, lidhen dhe bëjnë biznes me më shumë lehtësi. Përmes qasjes tonë në tregjet e BE-së, vendet e EFTA-s, Turqinë dhe më gjerë, falë marrëveshjeve ekzistuese të tregtisë së lirë, kompanitë e bazuara në Kosovë operojnë brenda një hapësire ekonomike me më shumë se 700 milion konsumatorë. Kështu ndërtohet besimi. Dhe besimi është themeli i çdo ekonomie konkurruese. Pilar i tretë i ekonomive të gjeneratës së ardhshme është një mjedis biznesi që shpërblen iniciativën”, ka thënë Osmani.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara