Lajmet

UNESCO nesër vendos për statusin e Ohrit, lidhur me propozimin që të vendoset në listën e trashëgimive botërore në rrezik

Publikuar

Nesër komiteti i UNESCO-s do të vendosë për statusin e rajonit të Ohrit, përkatësisht për propozimin që të vendoset në listën e trashëgimive botërore që janë në rrezik.

Pritet të ketë edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare “OhridSOS”, të cilët mbajnë qëndrimin se deri tani është bërë shum pak sa i përket rekomandimeve dhe se bartja eventuale në listën e zezë do t’i sjellë vetëm mirë rajonit.

“Nuk kuptohen vlerat e së mirës. Ka zbatim të dobët të ligjeve dhe përfshirje jo të mjaftueshme të shoqërisë civile. Shumë nga vendimet dhe rekomandimet e Komitetit, gjatë gjashtë viteve nuk janë zbatuar, disa janë zbatuar pjesërisht dhe jomjaftueshëm, ndërsa disa të tjerë aspak nuk janë adresuar”, thuhet në kumtesën e UNESCO-s.

Ndryshe, mundësia që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e trashëgimive botërore në rrezik për herë të fundit u shqyrtua në korrik të vitit 2019./KultPlus

Lajmet

Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Ish-veprimtari i çështjes kombëtare, Ali Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-deputetit Ali Lajçi.

Ish-veprimtari i çështjes kombëtare, Ali Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani falënderon ligjvënësit e Parlamentit Evropian: Ishit kampionë të popullit tonë

Ajo ka falënderuar të gjithë eurodeputetët për mbështetjen që i kanë bërë Kosovës.

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në profilin e saj në “X” ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian dhe të gjithë eurodeputetët për mbështetjen që i kanë bërë Kosovës.

“Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë  në Parlamentin Evropian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.“Për presidenten Roberta Metsola dhe të gjithë euro-deputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, faleminderit! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë, të papenguar. Kosova në BE”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gërvalla merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm

Kështu njoftoi Ministria e Jashtme.

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Presidencës belge të Këshillit të BE-së, ministres së Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme, Hadja Lahbib, po merr pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel, në 20-vjetorin e zgjerimit, kur dhjetë shtete të reja anëtare iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004.

“Gjatë sesioneve do të diskutohet rreth sfidave, nevojave dhe praktikave më të mira dhe reformave të sundimit të ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria.

Tutje thuhet se Kosova do të paraqes të arriturat e saj në procesin e integrimit në BE, reformat e thella të ndërmarra në sundim të ligjit dhe fusha të tjera.

“Ministrja Gërvalla do të realizojë edhe takime bilaterale me Ministra të Jashtëm dhe të Çështjeve të BE-së për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në veçanti rreth procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Homazhet do të bëhen nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në hollin e Kuvendit.

Publikuar

nga

Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi. Homazhet do të bëhen nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në hollin e Kuvendit. Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur udhëheqësit e vendit si dhe liderët politikë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara