Lajmet

Ukraina thotë se shkatërroi një sistem raketor rus të mbrojtjes ajrore S-400 në Krime

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës tha se sulmi ndodhi në orën 10:00.

Published

on

Ushtria ukrainase tha se ka shkatërruar një sistem raketor rus S-400 në Krime të mërkurën.

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës tha se sulmi ndodhi në orën 10:00 (03:00 ET) pranë fshatit Olenivka në Kepin Tarkhankut.

CNN gjeti një video të shpërthimit të publikuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes në të njëjtën zonë në Krime.

Shpërthimi “shkatërroi plotësisht” sistemin raketor S-400 Triumph me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketat dhe personelin e tij, tha Inteligjenca e Mbrojtjes.

“Duke pasur parasysh numrin e kufizuar të sistemeve të tilla në arsenalin e armikut, kjo është një goditje e dhimbshme për sistemin e mbrojtjes ajrore të pushtuesit, i cili do të ketë një ndikim serioz në ngjarjet e mëtejshme në Krimenë e pushtuar”, shtoi ai./UBTNews/

Lajmet

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, edhe sot do të vazhdojë seanca për rastin “Banjska”, ku pritet dëshmia e dy zyrtarëve policorë.

Deri më tani kanë dëshmuar policët Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

Ndërsa tashmë të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Continue Reading

Lajmet

​Pas 30 dështimeve, sot tentohet sërish të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Published

on

By

Deputetët mblidhen sërish sot, më 13 qershor, në përpjekje për ta bërë kuvendin e ri. Vazhdimi i seancës sot shënon tentimin e 31-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Vazhdimi i seancës sot është paraparë të mbahet prej orës 11:00.

Tridhjetë mbledhjet e deritanishme të “telenovelës” që do të mbahet mend gjatë, kanë dështuar në mungesë të votave të Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për kryetar të ri të Kuvendit, shkruan KosovaPress.

Albulena Haxhiu gjashtë herë ka dështuar për kryeparlamentare, direkt me vota të hapura, dhe më shumë se njëzet herë ka dështuar formimi i komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit, të cilin po e kundërshtojnë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar për interpretim në Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet çdo dyzetetetë orë derisa të konfirmohet përbërja e re e Kuvendit.

Thirrje për zhbllokim të situatës ka në vazhdimësi brenda dhe jashtë Kosovës./KosovaPress

Continue Reading

Aktualitet

Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm

Published

on

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim të përkohshëm, të cilën e kishte parashtruar pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë.

Kështu ka njoftuar Specialja përmes një njoftimi publik, transmeton Telegrafi.

Në vendimin i cili u bë publik më 11 qershor, nuk ka ende informacione që tregojnë se Krasniqi mund t’i ikë drejtësisë, por ekziston rreziku që ai të pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera ndaj atyre që cilësohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke përfshirë edhe vetë dëshmitarët në këtë çështje.

Ndryshe, Jakup Krasniqi po gjykohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej 2020.

Continue Reading

Lajmet

Në ditën e Çlirimit, Ambasada Amerikane nderon qëndrueshmërinë e Kosovës

Published

on

By

Ambasada Amerikane në Kosovë, në përkujtim të 12 Qershorit, ditës kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, theksoi se kjo ngjarje përbën një moment kyç që hapi rrugën drejt paqes dhe mundësoi kthimin e familjeve të zhvendosura.

Në mesazhin e saj, ambasada nderoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme të sigurt dhe paqësore.

“Sot bëhen 26 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori i vitit 1999 ishte një pikë kthese – ajo që lejoi familjet e zhvendosura të ktheheshin dhe komunitetet të fillonin rindërtimin. Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit kosovar dhe përkushtimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet.”

Më 12 qershor 1999, pas përfundimit të fushatës ajrore, forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, KFOR, hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës.

Continue Reading

Të kërkuara