Lajmet

Ukraina thotë se 150 ton vaj motori lëshohen në Dnipro

Kështu njoftoi zyra presidenciale e Ukrainës.

Published

on

Zyra presidenciale e Ukrainës ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes (NSDC) për të diskutuar situatën pas shpërthimit të digës Nova Kakhovka.

“Të paktën 150 tonë vaj motori hyn në lumin Dnipro dhe ekziston rreziku i rrjedhjes së mëtejshme prej më shumë se 300 tonësh”, njoftoi zyra presidenciale.

Ndërkohë, në një deklaratë në Telegram, Ministria e Brendshme e Ukrainës njoftoi se mbi “700 qytetarë janë evakuuar nga rajoni Kherson”./UBTNews/

Lajmet

Tre shtetas të Serbisë arrestohen në Gjilan për posedim të marihuanës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë, dy burra dhe një grua, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 02:30, në Gjilan, ku gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja janë gjetur dhe konfiskuar 12.04 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 1.36 gramë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite në disa qytete të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje, të regjistruara më 16 nëntor në Prishtinë, Lipjan, Viti, Kaçanik dhe Gjakovë.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste, ku të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimave. Në njërin rast, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në dy rastet e tjera palët janë intervistuar dhe janë liruar me vendim të prokurorit.

Në Lipjan, dy persona, një burrë dhe një grua, dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në Viti, një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është lënduar nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Një rast tjetër është raportuar në Kaçanik, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë

Published

on

Po vazhdojnë punimet për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë, monument i trashëgimisë kulturore që daton nga shekulli XIX.

Shtëpia, e njohur për çardakun e mbyllur dhe elementet origjinale prej druri e hekuri, pritet t’i rikthejë vlerat e saj autentike përmes këtij procesi restaurues.

Si një shembull i veçantë i arkitekturës tradicionale, monumenti synohet të ruhet dhe të mbrohet për brezat e ardhshëm, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Gjakovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Beyoncé arrin rekord historik me 100 nominime në Grammy Awards

Published

on

Beyoncé ka shkruar sërish historinë në Grammy Awards, duke u bërë artistja e parë që arrin gjithsej 100 nominime në historinë e këtyre çmimeve.

Këtë rekord këngëtarja e arriti pasi kënga e saj “Morning Dew (Donk)” u nominua në kategorinë Performanca më e mirë solo R&B (Best R&B Solo Performance), raporton Variety.

Beyoncé publikoi këngën më 4 korrik, në prag të 20-vjetorit të albumit të saj të dytë, “B’Day”. Kënga kishte mbetur e papublikuar për një kohë të gjatë dhe ishte shkruar nga Beyoncé, Pharrell Williams, The-Dream dhe Darius Dixon. Në prodhimin e saj u angazhuan Beyoncé dhe Williams.

“Morning Dew (Donk)” do të garojë në këtë kategori përballë këngëve “Out the Window” nga Kehlani, “Let Me” nga Victoria Monét, “Pressha” nga Jill Scott dhe “What You Need” nga Tems.

Kjo nuk është hera e parë që Beyoncé vendos rekorde në Grammy Awards. Në vitin 2023, ajo u bë artistja me më së shumti çmime të fituara në historinë e ceremonisë, duke arritur në 32 trofe. Rekordin e mëparshëm e mbante dirigjenti dhe muzikanti i muzikës klasike Georg Solti, me 31 çmime.

Një tjetër arritje erdhi në vitin 2024, kur Beyoncé u bë artistja me më së shumti nominime në historinë e Grammy Awards, duke kaluar bashkëshortin e saj, Jay-Z, me të cilin deri atëherë ndante rekordin prej 88 nominimesh.

Në vitin 2025, ajo fitoi edhe tre çmime të tjera Grammy, duke e çuar në 35 numrin e përgjithshëm të trofeve të fituara gjatë karrierës së saj. Kështu, Beyoncé vazhdon të mbajë rekordin si artistja më e shpërblyer në historinë e Grammy Awards./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara