Lajmet
Ukraina rimerr territorin e pushtuar nga Rusia që nga viti 2014
Kështu njoftoi ministria britanike e Mbrojtjes.
Published
1 year agoon
By
Betim GashiSipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, Ukraina ka shumë gjasa që të rimarrë një zonë që është pushtuar nga forcat ruse që nga viti 2014.
“Forcat ajrore ukrainase kanë bërë përparime të vogla në lindje nga fshati Krasnohorivka, afër qytetit të Donetskut, i cili ndodhet në vijën e vjetër të kontrollit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Ky është një prej rasteve të para që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022 që forcat ukrainase mund të arrijnë të rimarrin një zonë të territorit të pushtuar nga Rusia që nga viti 2014”, thuhet tutje./UBTNews/
Buburrecat janë qenie jovertebrore shumë rezistente ndaj sëmundjeve. Njerëzit përdorin insekticide për të frenuar dëmet që shkaktojnë këto buburreca në jetën e përditshme. Këto substanca helmuese për buburreca janë të afta të ndikojnë në sistemin nervor të tyre dhe bëjnë që insektet të kontraktojnë këmbët e tyre në mënyrë asinkrone. Më pas, pesha trupore dhe tkurrja e gjymtyrëve të tjera anash, bëjnë që buburrecat të kthehen gjithmonë në shpinë kur ngordhin.
Në artikullin në vazhdim do të ju tregojmë metodat se si t’i largoni.
Kripa – Nëse qitni kripë në rrugën e buburrecave, ata shumë shpejt do të ngopen me kripë, e cila është fatale për traktin e tyre digjestiv.
Soda dhe sheqeri – Përzieni sodën e bikarbonatit dhe sheqerin pluhur në përpjesëtim të barabartë dhe qiteni nëpër vendin në të cilin grumbullohen buburrecat. Edhe përzierja e uthullës dhe ujit, në përpjesëtim 2:1 do ta zgjidhë problemin.
Limoni – Meqenëse buburrecat nuk e durojnë thartirën e limonit, me lëng limoni spërkatni vendet ku ka më së shumti buburreca.
Keni probleme me buburrecat, ata urrejnë shkumësin!
Një taktikë e një gruaje është bërë e famshme në internet pasi ka zbuluar një formë efektive për të larguar buburrecat nga shtëpia.
Christine Fox ka publikuar në Twitter disa fotografi dhe ka sqaruar se përmes një vije të bërë me shkumës buburrecat nuk i janë afruar gotës së saj me qaj.
“Buburrecat e urrejnë shkumësin”, ka shkruar ajo derisa ka dhënë detaje të kësaj taktike. /UBT News/
Bota
Raport i ri: Gati gjysma e të rinjve të BE-së janë të ekspozuar ndaj abuzimit në internet
Published
5 hours agoon
November 7, 2024By
UBT NEWSNjë raport i ri nga Eurostat ka zbuluar se të rinjtë në Bashkimin Evropian mbeten shumë të cenueshëm ndaj urrejtjes dhe abuzimit në internet. Sipas të dhënave të vitit 2023, gati gjysma e popullsisë të BE-së, në moshën 16 deri 29 vjeç, janë përballur me mesazhe armiqësore në internet të cilat ishin të orientuara kundër grupeve apo individëve të caktuar.
Saktësisht, 49% e të rinjve në këtë grupmoshë në Bashkimin Evropian janë ekspozuar ndaj gjuhës së urrejtjes, e cila përfshin shprehje armiqësore dhe diskriminuese në platformat online. Shtetet me normat më të larta të ekspozimit ndaj këtij fenomeni ishin Estonia (69%), Danimarka (68%), Finlanda (68%), Franca (65%) dhe Sllovakia (65%).
Nga ana tjetër, disa shtete të tjera kishin norma më të ulëta të ekspozimit, duke përfshirë Kroacinë (24%), Rumaninë (27%) dhe Bullgarinë (31%), ku më pak se një e treta e popullsisë e rinisë u përballën me urrejtje në internet.
Gjuha e urrejtjes ishte shpesh e lidhur me pikëpamjet politike dhe sociale, me një mesatare prej 35% në të gjithë BE-në. Kjo ishte kategoria më e shpeshtë e mesazheve të armiqësore, veçanërisht në Estoni (60%), Finlandë (56%) dhe Danimarkë (49%).
Në raportin gjithashtu përmendet se 32% e të rinjve të BE-së ishin të ekspozuar ndaj mesazheve që synonin komunitetin LGBTQ+, me përqindjet më të larta të regjistruara në Estonia (46%), Sllovaki dhe Portugali (44%).
Përveç kësaj, 30% e të rinjve janë përballur me mesazhe armiqësore racore, me Holandën dhe Portugalinë që ishin vendet më të prekura, secila me 45% të të rinjve të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.
Ky raport nxjerr në pah një shqetësim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve në internet dhe thekson nevojën urgjente për masa mbrojtëse dhe ndërhyrje për të reduktuar kërcënimet që vijnë nga urrejtja dhe diskriminimi online./UBTNews/
Bota
Parlamenti izraelit miraton ligjin që lejon burgosjen e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç
Published
5 hours agoon
November 7, 2024By
UBT NEWSParlamenti izraelit (Knesset) miratoi sot një ligj të ri, i cili autorizon ndalimin e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç që akuzohen për vrasje që përfshijnë “terrorizëm ose aktivitete terroriste”. Ligji, i miratuar në leximin e dytë dhe të tretë me 55 vota pro dhe 33 kundër, e bën këtë dispozitë një ligj në fuqi.
Ky ligj është një masë e përkohshme pesëvjeçare, e cila lejon gjykatat izraelite të urdhërojnë ndalimin e fëmijëve nën 14 vjeç në ambiente të mbyllura, përfshirë burgjet, dhe ata do të vazhdojnë të vuajnë dënimin nëse mbushin 14 vjeç. Ligji gjithashtu lejon zgjerimin e periudhës së ndalimit për deri në dy vjet, nëse aprovohet nga ministrat e drejtësisë dhe mirëqenies dhe Komiteti Kushtetues i Knessetit.
Pjesë e legjislacionit është edhe një dispozitë që i lejon gjykatave të burgosin të miturit në burgje të zakonshme për periudha deri në dhjetë ditë, nëse ata konsiderohen të rrezikshëm. Ky veprim mund të zgjatet nëse gjykata vlerëson se rrethanat e justifikojnë një periudhë më të gjatë të ndalimit.
Aktualisht, më shumë se 270 të mitur palestinezë janë në paraburgimin izraelit, përkundër rezolutave të OKB-së dhe traktateve ndërkombëtare që ndalojnë burgosjen e fëmijëve. Grupi i të drejtave palestineze ka ngritur shqetësime të mëdha për këtë ligj, duke e quajtur atë një shkelje të të drejtave të fëmijëve.
Ligji është pjesë e një seri masash të reja të miratuara nga Knesseti, përfshirë një legjislacion që mundëson deportimin e anëtarëve të familjeve të palestinezëve të përfshirë në sulme kundër izraelitëve. Ky ligj është përqendruar kryesisht në qytetarët arabë të Izraelit dhe banorët palestinezë të Kudsit Lindor të pushtuar. Mediat izraelite kanë raportuar se Gaza mund të jetë një destinacion i mundshëm për ata që mund të deportohen.
Këto masa vijnë në një kohë kur tensionet në territoret palestineze janë përshkallëzuar në kontekstin e ofensivës brutale izraelite në Rripin e Gazës. Pas këtij sulmi, rreth 43,400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën që nga tetori i vitit të kaluar, duke ngritur akuza për gjenocid ndaj Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza./UBTNews/
Bota
Britania e Madhe njofton sanksione të reja kundër Rusisë
Published
6 hours agoon
November 7, 2024By
UBT NEWSBritania e Madhe ka shpallur një seri sanksionesh të reja kundër Rusisë, duke përfshirë Denis Sergeev, i dyshuari për helmimin e Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury në vitin 2018. Sanksionet gjithashtu synojnë furnizuesit që mbështesin prodhimin ushtarak të Rusisë dhe grupet mercenare të mbështetura nga Rusia që veprojnë në Afrikën Sub-Sahariane.
Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka njoftuar se rreth 56 sanksione do të targetojnë subjekte nga Kina, Turqia dhe Azia Qendrore, të përfshira në furnizimin dhe prodhimin e mallrave, përfshirë vegla makinerie, mikroelektronikë dhe komponente për dronët.
Sekretari i Jashtëm, David Lammy, theksoi se këto sanksione janë pjesë e përpjekjeve të Britanisë për të luftuar aktivitetet malinje ruse në mbarë botën. Ky njoftim vjen pak para pjesëmarrjes së Kryeministrit britanik, Keir Starmer, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku ai pritet të diskutojë përpjekjet për të luftuar aktivitetet malinje ruse dhe të riafirmojë mbështetje të palëkundur për Ukrainën./UBTNews/
Volkswagen zbulon specifikat e furgonit të ri
Si t’i largoni buburrecat nga shtëpia?
Njihuni me fshatin e vogël italian ku askush nuk flet italisht
Raport i ri: Gati gjysma e të rinjve të BE-së janë të ekspozuar ndaj abuzimit në internet
Parlamenti izraelit miraton ligjin që lejon burgosjen e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç
Britania e Madhe njofton sanksione të reja kundër Rusisë
Spanja synon të ndalojë ‘vizat e arta’ nga janari, një vend tjetër po rifut skemën e tij
Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë F-15
2024-a pritet të thyejë rekordet si viti më i nxehtë në histori
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje