Lajmet

Ukraina prezantoi ndërprerje emergjente të energjisë për shkak të sulmeve raketore ruse

Published

on

Ukraina ka prezantuar ndërprerje emergjente të energjisë në gjashtë rajone të vendit, për shkak të një sulmi raketor masiv të realizuar nga Rusia, njoftoi operatori i rrjetit kombëtar të energjisë elektrike, Ukrenergo. Autoritetet ukrainase përshkruan sulmin si një veprim agresiv të forcave ruse që ka çuar në nevojën për ndërprerje të energjisë për të ruajtur stabilitetin e rrjetit elektrik.

Forcat ajrore të Ukrainës gjithashtu paralajmëruan për grupe të shumta raketash që ishin lëshuar nga Rusia gjatë një alarmi kombëtar të shpallur për mbrojtjen e hapësirës ajrore. Sidoqoftë, nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme të konsiderueshme, duke lënë të kuptohet se sistemi i mbrojtjes ajrore ka qenë në gatishmëri.

Sipas një njoftimi të Ukrenergo, energjia është ndërprerë në disa rajone të rëndësishme të vendit, përfshirë Kharkiv, Sumy, Poltava, Zaporozhye, Dnipropetrovsk dhe Kirovograd. Ky hap ka ardhur si pasojë e dëmtimit të infrastrukturës energjetike dhe si një masë për të mbrojtur sistemin e energjisë dhe për të minimizuar pasojat e sulmeve.

Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Galushenko, e bëri të ditur këtë masë përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se janë marrë gjithashtu “masat parandaluese” në lidhje me sistemin e shpërndarjes për të siguruar funksionimin normal të energjisë pas përfundimit të sulmeve raketore. Ai e vuri theksin te nevoja për ruajtjen e sigurisë energjetike të vendit gjatë këtyre periudhave të tensioneve të larta.

Ky sulm i fundit është pjesë e një vale të vazhdueshme të sulmeve raketore ruse ndaj infrastrukturës kyçe të Ukrainës, që kanë pasuar përpjekjet e Ukrainës për të mbrojtur territoret e saj dhe për të rimarrë ato të pushtuara nga Rusia. Autoritetet ukrainase dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar vazhdimisht përforcime të mbrojtjes ajrore dhe një angazhim më të madh për të parandaluar dëmet ndaj infrastrukturës jetike./UBTNews/

 

 

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Lajmet

ZPS: Thaçi udhëhoqi grupet për të penguar dëshmitarët në rastin e krimeve të luftës

Published

on

By

Prokuroria e Specializuar (ZPS) tha se ish-presidenti Hashim Thaçi drejtoi tre grupe të ndryshme me qëllim pengimin e dëshmitarëve në çështjen 6, që lidhet me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Grupi i parë përbëhej nga Fadil Fazliu dhe djali i tij, Fahriu, grupi i dytë nga Blerim Shala dhe Artan Behrami, ndërsa grupi i tretë përfshinte Vllaznim Kryeziu, nën drejtimin e Thaçit. Sipas prokurorisë, të gjithë të akuzuarit vepruan me qëllim dhe ishin të vetëdijshëm se po kryenin një vepër penale, që në Kosovë dënohet me 1–5 vjet burgim.

ZPS gjithashtu njoftoi se iu sekuestrua një dokument në makinën e Smakajt, i printuar në Hagë nga Thaçi pak orë para vizitës së Behramit dhe Smakajt. Dokumenti përmbante udhëzime se si duhet të fliste dëshmitari Bislim Zyrapi dhe për të minimizuar rolin udhëheqës të Thaçit në UÇK. Një audio-incizim nga 7 tetori 2023 tregon Thaçin duke dhënë udhëzime të ngjashme për dëshmitarët dhe komandantët e tjerë.

ZPS: Thaçi dhe Kuçi u përpoqën të ndikojnë në dëshmitarë, zbulohet audio-incizim dhe mesazhe

Prokuroria e Specializuar (ZPS) njoftoi se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe i akuzuari Kadri Kuçi diskutuan për tre dëshmitarë gjatë një takimi në Hagë. Dy prej tyre ishin ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa i treti do të dëshmonte për keqtrajtimin e pretenduar nga UÇK, sipas ZPS. Thaçi, pretendon prokuroria, udhëzoi se si duhej të dëshmonin.

ZPS tha se ka prova që mbështesin të gjitha pikat e aktakuzës, duke përfshirë vizita të tjera dhe përpjekje për të nxjerrë informacione konfidenciale dhe për të ndikuar në dëshmitarë, me qëllim që ata të ndryshonin dëshmitë ose t’i ndihmonin çështjes së Thaçit.

Prokurori Joshua Hafetz bëri të ditur se ka nëntë audio-incizime të Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë, thirrje telefonike, shkelje të urdhrave të gjykatës dhe ekspertizë që tregon se dokumentet e gjetura në Kosovë janë printuar nga printeri i përdorur nga Thaçi në Hagë.

Gjatë seancës u shfaq një audio-incizim të Thaçit dhe Fazliut në takimin e tyre më 2 korrik 2023, ku diskutohej dëshmia e komandant Remit. Në audio dëgjohet Thaçi duke thënë: “Thuaj shkurt, po, jo, mos filozofo” dhe më pas duke sugjeruar që dëshmia të jetë e shkurtër, jo 12 orë.

ZPS gjithashtu shfaqi mesazhe të Mustafës dhe Fazliut, të shkëmbyera gjatë kthimit të Fazliut në Kosovë, që lidhen me takimet dhe komunikimin rreth dëshmitarëve.

Prokurorja West: Sjellja e të akuzuarve thelbi i krijimit të Gjykatës Speciale

Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, gjatë fjalës hyrëse në seancën gjyqësore, theksoi se veprimet e të akuzuarve janë arsyeja kryesore pse është krijuar Gjykata Speciale në Hagë.

West shpjegoi se krijimi i kësaj gjykate nuk lidhet vetëm me krime lufte apo krime kundër njerëzimit, por përfshin në mënyrë specifike krimet e përfshira në këtë rast gjyqësor. Ajo i cilësoi të akuzuarit si pjesë të një grupi “të vogël në Kosovë që vendosin interesin e tyre mbi të tjerët” dhe premtoi të ekspozojë veprimtarinë e tyre.

“Nëse të akuzuarit kanë pasur sukses në ndikimin e dëshmitarëve, kjo nuk ka rëndësi,” tha West, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së procesit gjyqësor dhe të dëshmitarëve.

Prokurorja akuzoi Thaçin dhe katër të akuzuarit e tjerë për përpjekje për të “minuar” Gjykatën Speciale. Sipas saj, ata kanë shkelur vendimet gjyqësore që synonin mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, duke ndikuar në dëshmitë dhe duke cenuar besimin se informacioni i konfidencialitetit do të ruhej.

West tha se Thaçi ka ndërhyrë vazhdimisht në dëshmitë e dëshmitarëve dhe ka shkelur rregullat për mbrojtjen e informacionit konfidencial, ndërsa bashkëakuzuarit e tij kanë marrë pjesë në këto veprime.

Thaçi dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për akuzat – pengim i drejtësisë

Gjatë seancës gjyqësore, të akuzuarit, përfshirë  Hashim Thaçin, u deklaruan sërish të pafajshëm për aktakuzat që rëndojnë mbi ta, duke përfshirë tentim të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, mosbindje ndaj gjykatës dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Gjykatësi i informoi ata për të drejtat e tyre, duke përfshirë të drejtën për të mos dhënë deklarata që i inkriminojnë ata ose familjarët e tyre, të mos pranojnë fajësinë dhe të kenë avokat.

Prokuroria njoftoi se Thaçi akuzohet për tri vepra penale kundër rendit publik dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

Po ashtu, për të njëjtat akuza për pengim të drejtësisë akuzohen edhe Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi, të cilët mbajnë përgjegjësi për tentim ose mosbindje ndaj gjykatës. Të gjithë të akuzuarit janë prezentë në seancë.

REL: Sot deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit për pengim të drejtësisë

Mbrojtja e Thaçit dhe Fazliut, pa deklarata hyrëse

Teksa jemi në pritje të nisjes së seancës në Hagë, përmes parashtrimeve të bëra ditë më parë, mbrojtja e Thaçit dhe ajo e Fazliut kanë njoftuar se nuk do të bëjë deklarata hyrëse, por do ta rezervojë të drejtën që të deklarohet më vonë gjatë procesit gjyqësor.

Kur u liruan me kusht të akuzuarit e tjerë?

Isni Kilaj u arrestua më 2 nëntor 2023 dhe një ditë më pas u dërgua në qendrën e paraburgimit në Hagë. Në maj të vitit pasues, Gjykata vlerësoi se zgjatja e paraburgimit ishte e paarsyeshme dhe ai u lirua në Kosovë nën kushte të rrepta. Por, pas konfirmimit të aktakuzës në dhjetor të vitit 2024 ai u dërgua sërish në paraburgim në Hagë më 6 dhjetor. Një vit më vonë, më 10 dhjetor 2025 ai u lirua sërish me kusht.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Fadil Fazliu, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë, Bashkim Smakaj dhe Kilajn, u arrestuan më 5 dhjetor dhe u dërguan më 6 dhjetor 2024 në paraburgim në Hagë. Ai, së bashku me Smakajn u liruan me kusht më 10 shkurt 2026.

Ndërkaq, Hajredin Kuçi, që gjatë periudhës së aktakuzës ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë të paraqitej dhe gjatë kësaj kohe ai është mbrojtur në liri.

Thaçi në paraburgim

Nga pesë të akuzuarit në rastin kundër pengimit të drejtësisë, vetëm ndaj Hashim Thaçit ka masë paraburgimi dhe ai gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po pret edhe vendimin e trupit gjykues për rastin kundër tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë paraqitjeve para Gjykatës për rastin e dytë, atë të pengimit të drejtësisë, Thaçi nuk ishte deklaruar për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Deklarimin e pafajësisë ai e bëri me shkrim më 6 janar 2025. I pafajshëm me shkrim u deklarua edhe Smakaj ditë më vonë, përkatësisht më 14 janar 2025.

 Për çfarë akuzohen pesë të pandehurit?

Më 29 nëntor 2024, Gjykata Speciale njoftoi se është konfirmuar aktakuza kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe veteranit të UÇK-së, Fadil Fazliu.

Në aktakuzën janë përshkruar takimet që Thaçi ka zhvilluar me katër të akuzuarit e tjerë në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe aty pretendohet se ai u ka dhënë udhëzime se si të dëshmojnë dëshmitarët në rastin kundër tij.

Prokuroria pretendon se gjatë dhënies së udhëzimeve, Thaçi ka dhënë edhe referenca dhe pjesë të deklaratave konfidenciale të dëshmitarëve në rastin e parë kundër tij.

Aktakuza pretendon se veprat penale kundër administrimit të drejtësisë janë kryer nga 12 prilli 2023 deri më 2 nëntor po atij viti, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit në Hagë mes Thaçit dhe personave të tjerë të akuzuar.

Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, dhe për mosbindje ndaj gjykatës. Ndërkaq, Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

“Përmes veprimeve të tyre, Hashim Thaçi, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe të tjerë tentuan që të komprometonin aftësinë e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet në mënyrë efektive, përfshirë aftësinë e DHSK-së/ZPS-së për të marrë dhe mbrojtur prova relevante të dëshmitarëve”, thuhet në aktakuzë.

ZPS-ja po ashtu pretendon se gjatë bastisjeve që ka kryer në Kosovë, disa të akuzuarve u ka gjetur dëshmi, sikurse janë lista me emra dëshmitarësh apo edhe udhëzimet se si ata duhej të dëshmonin. /REL/

 

Continue Reading

Të kërkuara