Lajmet

Ukraina ka gjetur në Krime “Thembrën e Akilit” të Rusisë

Nga Mark Galeotti

Published

on

Një ditë e re dhe një tjetër depo armësh ruse e hedhur në erë. Sulmi i fundit, që këtë herë ndodhi në një depo municionesh pranë Majskoje në gadishullin e Krimesë, nxjerr në pah tri aspekte të veçanta të kësaj faze të luftës, dhe shkallën në të cilën Kievi po i përshtatet asaj më shpejt dhe nënjë mënyrë efektive se sa Moska.

E para është që kundërsulmi i ukrainasve i paralajmëruar prej kohësh është deri më tani, më pak një përleshje ballore në terren, dhe më shumë për një përpjekje metodike për të goditur linjat ruse të furnizimit. Deri më tani, kjo ka ndodhur përmes sulmeve me raketa dhe raketa.

Edhe pse nëse është i vërtetë, pretendimi i Moskës se sulmi në Majskoje u krye nga “diversantë”, do të përfaqësonte një qasje të re interesante. (Por edhe një siklet për forcat ruse të sigurisë, duke pasur parasysh se autorët e supozuar arritën të zhdukeshin pa lënë gjurmë).

Shprehja e vjetër se “amatorët studiojnë taktikat, ndërsa profesionistët studiojnë logjistikën” është veçanërisht e vërtetë për shkak të varësisë së ushtrive moderne nga furnizimi i vazhdueshëm me karburant, municione dhe të gjitha materialet e tjera që i duhen luftës së mekanizuar.

Për rusët kjo është “Thembra e Akilit”. Pasi ata janë të prirur të mbështeten tek disa qendra furnizimi më të mëdha dhe sa më afër vijës së parë të frontit që jetë e mundur, për të minimizuar distancat që duhet të përshkojë flota e tyre e kufizuar e kamionëve.

Tani që ukrainasit po përdorin jo vetëm raketa-hedhësit e rinj amerikanë HIMARS me raketat GMLRS shumë të sakta, por edhe një sërë sistemesh të tjera artilerie dhe raketash të dërguara nga NATO, pretendimi i Kievit se mund të godasë mjaftueshëm të gjitha linjat e furnizimit të Rusisë në jug, është më se i besueshëm.

Me shkatërrimin e dhjetëra rezervave të karburantit dhe municioneve, rusët duhet të mbështeten tani tek rezerva shumë më të vogla dhe më larg vijës së frontit. Kjo nuk është arsyeja e vetme pse javët e fundit kanë sjellë një rënie dramatike të sasisë së zjarrit të artilerisë në vijën e frontit, por sigurisht që është një nga kryesoret.

Meqë rusët janë mbështetur tek bombardimet masive për përparimet që kanë bërë, kjo e degradon seriozisht aftësitë e tyre sulmuese, si dhe aftësinë e tyre për të ndalur çdo kundërsulm të ukrainasve.

E dyta është se sa saktësia e sistemeve të armëve perëndimore që i janë dërguar Ukrainës, po përdoret më së miri falë të dhënave të sakta të shërbimeve sekrete, gjë që lejon shënjestrimin e shpejtë apo edhe në kohë reale. Në disa raste, duket se kjo është falë ndihmës perëndimore, me informacione nga satelitët spiunë dhe mbledhjen e inteligjencës teknike që i dërgohet në fshehtësi Kievit.

Pastaj është përdorimi i mirë i dronëve, skautëve të fshehtë në terren, apo informatorëve në mesin e popullatës që tani qëndron prapa vijës së frontit në zonën tashmë të pushtuar nga rusët. Pavarësisht përpjekjeve për të konfiskuar telefonat celularë të ushtarëve të tyre, dhe për të parandaluar rrjedhjen e informacionit të zbatueshëm, rusët po “notojnë kundër rrymës”.

Për shembull, një sulm raketor i kohëve të fundit mbi një seli të forcës mercenare Vagner në Popasna, u krye falë postimit të pakujdesshëm në mediat sociale të një gazetari pro-rus. Kur

ai ngarkoi në Telegram një foto që tregonte bazën dhe një shenjë në rruge, ai u dha pa dashje ukrainasve të dhëna për të identifikuar vendndodhjen e saj, në mënyrë që mund të shënjestrohejduke përdorur koordinatat GPS.

Së fundmi, sulmi nënvizon mesazhin që përçoi sulmi i javës së kaluar në bazën ajrore Saki:se Krimea është vërtetë në lojë në këtë luftë. Sigurisht, nuk ka të ngjarë të shohim se shpejti një sulm të drejtpërdrejtë ukrainas ndaj gadishullit të mbrojtur shumë rëndë.

Por paprekshëmeria e tij relative –  për shkak të bazave, aeroporteve dhe qendrave të shumta furnizimit – që gëzonte deri disa ditë më parë është tashmë një gjë që i përket së kaluarës. Nga ana tjetër, asnjë nga këto zhvillime surprizuese nuk sugjeron se është e pashmangshme një fitore e Ukrainës.

Është gjithmonë e rrezikshme që Rusia të konsiderohet e humbur. Por këto sulme nënvizojnëshkallën e madhe në të cilën ukrainasit po përshtaten më shpejt dhe më efektivisht se armiku i tyre, duke marrë sasi të mëdha ndihme ushtarake perëndimore dhe duke e përdorur atë në mënyra që maksimizojnë forcat e tyre, dhe ua mohojnë rusëve shfaqjen e forcës së tyre.

Kjo nuk është vetëm një çështje e numrit të madh të ushtarëve apo peshës së bombardimeve, madje as e taktikave dhe cilësisë së komandës. Është një luftë e imagjinatës dhe përshtatjes, dhe këtu ukrainasit kanë demonstruar sërish avantazhin e tyre./Spectator – Bota.al

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara