Published
4 years agoon
By
Betim GashiNjë ditë e re dhe një tjetër depo armësh ruse e hedhur në erë. Sulmi i fundit, që këtë herë ndodhi në një depo municionesh pranë Majskoje në gadishullin e Krimesë, nxjerr në pah tri aspekte të veçanta të kësaj faze të luftës, dhe shkallën në të cilën Kievi po i përshtatet asaj më shpejt dhe nënjë mënyrë efektive se sa Moska.
E para është që kundërsulmi i ukrainasve i paralajmëruar prej kohësh është deri më tani, më pak një përleshje ballore në terren, dhe më shumë për një përpjekje metodike për të goditur linjat ruse të furnizimit. Deri më tani, kjo ka ndodhur përmes sulmeve me raketa dhe raketa.
Edhe pse nëse është i vërtetë, pretendimi i Moskës se sulmi në Majskoje u krye nga “diversantë”, do të përfaqësonte një qasje të re interesante. (Por edhe një siklet për forcat ruse të sigurisë, duke pasur parasysh se autorët e supozuar arritën të zhdukeshin pa lënë gjurmë).
Shprehja e vjetër se “amatorët studiojnë taktikat, ndërsa profesionistët studiojnë logjistikën” është veçanërisht e vërtetë për shkak të varësisë së ushtrive moderne nga furnizimi i vazhdueshëm me karburant, municione dhe të gjitha materialet e tjera që i duhen luftës së mekanizuar.
Për rusët kjo është “Thembra e Akilit”. Pasi ata janë të prirur të mbështeten tek disa qendra furnizimi më të mëdha dhe sa më afër vijës së parë të frontit që jetë e mundur, për të minimizuar distancat që duhet të përshkojë flota e tyre e kufizuar e kamionëve.
Tani që ukrainasit po përdorin jo vetëm raketa-hedhësit e rinj amerikanë HIMARS me raketat GMLRS shumë të sakta, por edhe një sërë sistemesh të tjera artilerie dhe raketash të dërguara nga NATO, pretendimi i Kievit se mund të godasë mjaftueshëm të gjitha linjat e furnizimit të Rusisë në jug, është më se i besueshëm.
Me shkatërrimin e dhjetëra rezervave të karburantit dhe municioneve, rusët duhet të mbështeten tani tek rezerva shumë më të vogla dhe më larg vijës së frontit. Kjo nuk është arsyeja e vetme pse javët e fundit kanë sjellë një rënie dramatike të sasisë së zjarrit të artilerisë në vijën e frontit, por sigurisht që është një nga kryesoret.
Meqë rusët janë mbështetur tek bombardimet masive për përparimet që kanë bërë, kjo e degradon seriozisht aftësitë e tyre sulmuese, si dhe aftësinë e tyre për të ndalur çdo kundërsulm të ukrainasve.
E dyta është se sa saktësia e sistemeve të armëve perëndimore që i janë dërguar Ukrainës, po përdoret më së miri falë të dhënave të sakta të shërbimeve sekrete, gjë që lejon shënjestrimin e shpejtë apo edhe në kohë reale. Në disa raste, duket se kjo është falë ndihmës perëndimore, me informacione nga satelitët spiunë dhe mbledhjen e inteligjencës teknike që i dërgohet në fshehtësi Kievit.
Pastaj është përdorimi i mirë i dronëve, skautëve të fshehtë në terren, apo informatorëve në mesin e popullatës që tani qëndron prapa vijës së frontit në zonën tashmë të pushtuar nga rusët. Pavarësisht përpjekjeve për të konfiskuar telefonat celularë të ushtarëve të tyre, dhe për të parandaluar rrjedhjen e informacionit të zbatueshëm, rusët po “notojnë kundër rrymës”.
Për shembull, një sulm raketor i kohëve të fundit mbi një seli të forcës mercenare Vagner në Popasna, u krye falë postimit të pakujdesshëm në mediat sociale të një gazetari pro-rus. Kur
ai ngarkoi në Telegram një foto që tregonte bazën dhe një shenjë në rruge, ai u dha pa dashje ukrainasve të dhëna për të identifikuar vendndodhjen e saj, në mënyrë që mund të shënjestrohejduke përdorur koordinatat GPS.
Së fundmi, sulmi nënvizon mesazhin që përçoi sulmi i javës së kaluar në bazën ajrore Saki:se Krimea është vërtetë në lojë në këtë luftë. Sigurisht, nuk ka të ngjarë të shohim se shpejti një sulm të drejtpërdrejtë ukrainas ndaj gadishullit të mbrojtur shumë rëndë.
Por paprekshëmeria e tij relative – për shkak të bazave, aeroporteve dhe qendrave të shumta furnizimit – që gëzonte deri disa ditë më parë është tashmë një gjë që i përket së kaluarës. Nga ana tjetër, asnjë nga këto zhvillime surprizuese nuk sugjeron se është e pashmangshme një fitore e Ukrainës.
Është gjithmonë e rrezikshme që Rusia të konsiderohet e humbur. Por këto sulme nënvizojnëshkallën e madhe në të cilën ukrainasit po përshtaten më shpejt dhe më efektivisht se armiku i tyre, duke marrë sasi të mëdha ndihme ushtarake perëndimore dhe duke e përdorur atë në mënyra që maksimizojnë forcat e tyre, dhe ua mohojnë rusëve shfaqjen e forcës së tyre.
Kjo nuk është vetëm një çështje e numrit të madh të ushtarëve apo peshës së bombardimeve, madje as e taktikave dhe cilësisë së komandës. Është një luftë e imagjinatës dhe përshtatjes, dhe këtu ukrainasit kanë demonstruar sërish avantazhin e tyre./Spectator – Bota.al
Vendi
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve
Published
5 minutes agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.
Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.
Lajmet
Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës
Published
14 minutes agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.
I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.
Vendi
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Published
12 hours agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.
Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.
Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.
Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.
Lajmet
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Published
16 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.
Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.
Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.
Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.
Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.
Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve
Dilema e Vedat Muriqi para Real Madrid
Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës
Lively dhe Baldoni: Shumica e padisë hidhet, tri akuza në gjyq
Trashëgimia e Michael Jackson gjeneron mbi 3.5 miliardë dollarë pas vdekjes
Kinematografia kosovare me projekt të ri ambicioz: “KARMA”
Ekspozita “Dritë në heshtje” në kuadër të Ditës së Autizmit
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
