Botë

Ukraina i pranon avionët e parë luftarakë francezë, Mirage 2000

Published

on

Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë, Mirage 2000, duke ia rritur mundësitë Kievit për ta mbrojtur hapësirën e vet ajrore nga bombardimet e pareshtura ruse.

Avionët e parë të këtij lloji kanë mbërritur sot në Ukrainë”, tha ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, në një shkrim në X të enjten.

Ai nuk tregoi se sa avionë luftarakë francezë u dërguan në Ukrainë.

Me pilotë ukrainas në bord, pasi ata u stërvitën për disa muaj në Francë, këta avionë do të ndihmojnë për ta mbrojtur qiellin mbi Ukrainë”, shtoi ai.

Parisi pati njoftuar se do t’i dorëzonte Ukrainës avionë luftarakë, Mirage 2000, në fillim të vitit 2025. Këta avionë janë të armatosur me raketa ajër-tokë dhe me masa kundër luftës elektronike.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë luftarakë modernë nga vendet e Perëndimit, veçanërisht avionët F-16 dhe Mirage. Në vitin 2023, disa vende aleate u pajtuan t’i dhuronin Ukrainës avionë F-16 me pëlqimin e SHBA-së. Avionët e parë F-16 iu dorëzuan Kievit në gusht 2024.

Ky është një tjetër hap drejt forcimit të sigurisë së Ukrainës”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mbërritjen e avionëve.

Me ardhjen e këtyre avionëve, ne po vazhdojmë zgjerimin e flotës sonë të F16-shave, me Holandën që po i përmbush premtimet për ta mbështetur këtë përpjekje”, shtoi ai.

Ukraina po bën përpjekje për t’i zmbrapsur sulmet e pareshtura ajrore të Rusisë dhe ta frenojë përparimin e ushtrisë ruse në vijën e frontit, në prag të përvjetorit të tretë të luftës më 24 shkurt.

Në të njëjtën kohë, Kievi ka ndërmarrë ofensiva aty ku ka mundur për ta forcuar pozicionin e tij, në një kohë kur Perëndimi po përpiqet t’i rinisë bisedimet për një armëpushim dhe për një marrëveshje të mundshme paqeje.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të enjten se kreu sulm me dronë gjatë natës në bazën ajrore Primorsko-Ahtarsk në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, kjo bazë shërbente si pikë kyç për ruajtjen, përgatitjen dhe lëshimin e dronëve Shahed, si dhe për mirëmbajtjen e avionëve që mbështesin operacionet ruse në rajonet Zaporizhja dhe Herson të Ukrainës.

Kanale ruse në Telegram dhe banorë të qytetit Primorsko-Ahtarsk raportuan për sulmin me dronë, ndërsa video të shpërndara në internet shfaqën zjarr pranë fushës ajrore./REL/

Aktualitet

Izraeli godet 70 objektiva të Hezbollahut, pritet bisedë mes Netanyahut dhe presidentit libanez

Published

on

By

Ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka shkatërruar rreth 70 objekte të Hezbollahut në rajonin Bint Jbeil në jug të Libanit, veprim ky që pason deklaratën e kryeministrit Benjamin Netanyahu se Izraeli është pranë eliminimit të një baze të rëndësishme të grupit në këtë zonë, raporton BBC.

Përveç operacioneve tokësore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit bënë të ditur se marina e tyre ka ndalur me sukses një sulm me dron të lëshuar nga Libani gjatë natës, duke e çuar në rreth 40 numrin e operacioneve mbrojtëse ajrore të realizuara nga ekipet detare që nga fillimi i konfliktit.

Paralelisht me zhvillimet ushtarake, anëtarja e kabinetit izraelit të sigurisë, Galia Gamliel, ka deklaruar për radion e ushtrisë se kryeministri Netanyahu pritet të bisedojë sot me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Ky njoftim vjen pas një postimi të presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale, ku paralajmërohej një kontakt mes udhëheqësve të të dyja vendeve, ndonëse zyrtarë nga zyra presidenciale e Libanit i kishin thënë paraprakisht BBC-së se nuk ishin në dijeni për ndonjë komunikim të planifikuar me palën izraelite./BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Mbi një milion të zhvendosur në Liban: OKB kërkon ndihmë urgjente

Published

on

By

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët, Barham Salih, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë “mbështetje dhe ndihmë urgjente” për Libanin.

Më shumë se një milion njerëz — një e pesta e popullsisë libaneze — janë zhvendosur nga konflikti, të cilin Salih e cilëson si “të paprecedentë”.”Libani nuk meriton të mbetet i bllokuar në një cikël të përsëritur dhune, ai meriton mbështetje dhe stabilitet,” tha Salih pas takimit me Kryeministrin libanez, Nawaf Salam, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Mbi 2,100 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi, sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit. Izraeli deklaron se operacionet e tij në Liban synojnë dobësimin e Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe mbrojtjen e qytetarëve të tij nga sulmet, përfshirë breshëritë e raketave ndërkufitare. /BCC/

Continue Reading

Aktualitet

Zyrtari amerikan: Vazhdojnë bisedimet me Iranin për zgjatjen e armëpushimit

Published

on

By

Një zyrtar i lartë amerikan i ka thënë BBC-së se bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dy-javor me Iranin janë duke vazhduar.

Ky armëpushim pritet të skadojë javën e ardhshme, më 22 prill.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë pajtuar zyrtarisht për një zgjatje të armëpushimit, por ka një angazhim të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Iranit për të arritur një marrëveshje,” ka deklaruar zyrtari i lartë.

Më herët, agjencia e lajmeve AFP citoi mediat shtetërore iraniane të cilat thonë se raportet për një zgjatje të mundshme të armëpushimit mbeten ende të pakonfirmuara.

 

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Turqi: Katër të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë

Published

on

By

Një sulm i përgjakshëm ka tronditur sot qytetin e Kahramanmarashit në Turqi, ku të shtëna armësh në një shkollë të mesme të ulët kanë lënë të paktën katër viktima dhe 20 të plagosur.

Guvernatori i rajonit njoftoi se motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura, ndërsa Ministri i Arsimit dhe ai i Brendshëm janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Kjo ngjarje e rëndë pason një tjetër sulm të ngjashëm që ndodhi ditën e martë në juglindje të Turqisë.

Atje, një ish-nxënës hapi zjarr duke plagosur 16 persona para se të vriste veten, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në institucionet arsimore të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara