Lajmet

Ukraina emëron hetuesin e ri të lartë kundër korrupsionit

Shefi i ri i NABU u emërua Semen Kryvonos.

Published

on

Qeveria ukrainase ka emëruar një drejtues të ri të Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU).

Gjatë një takimi sot, shefi i ri i NABU u emërua Semen Kryvonos, i cili kishte shërbyer si kreu i inspektimit shtetëror të arkitekturës dhe planifikimit urban.

Lëvizja e fundit është pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të treguar vendosmërinë e saj për të goditur korrupsionin teksa kërkon anëtarësimin në BE.

Në fillim të këtij viti, presidenti Volodymyr Zelenskyy u zotua të nisë një ndryshim të stafit mes akuzave për korrupsion të nivelit të lartë në qeverinë e tij.

Bashkimi Evropian i ka bërë reformat kundër korrupsionit një nga kërkesat e tij kryesore për anëtarësimin e Ukrainës pasi i dha Kievit statusin e kandidatit vitin e kaluar./UBTNews/

Bota

​Polonia kërkon aktivizimin e Nenin 4 të Traktatit të NATO-s

Published

on

By

Kryeministri polak Donald Tusk tha se ushtria polake regjistroi 19 ndërhyrje me dronë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës. Duke folur para parlamentit polak, Tusk tha se tre – ose ndoshta katër – dronë u rrëzuan nga avionë polakë dhe të NATO-s që u ngritën në ajër për t’u përballur me kërcënimin.

Tusk thotë se një numër i konsiderueshëm dronësh fluturuan në vend nga Bjellorusia. Droni i fundit që u rrëzua ishte në orën 06:45 sipas orës lokale, tha ai.

Duke folur para deputetëve në parlament, kryeministri polak Donald Tusk tha: “Nuk ka dyshim se ky provokim është pakrahasueshëm më i rrezikshëm nga pikëpamja e Polonisë sesa ato të mëparshmet”.

Tusk tha se Polonia ka kërkuar aktivizimin e Nenit 4 të traktatit të NATO-s.

Palët do të këshillohen bashkërisht kurdoherë që, sipas mendimit të cilësdo prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e cilësdo prej palëve”, thotë neni 4 i Traktatit.

Më pas mbahen konsultime për të përcaktuar nëse integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e një vendi anëtar është kërcënuar.

Tusk tha se pret mbështetje më të madhe gjatë këtyre konsultimeve, raporton BBC.

Kjo nuk është vetëm një luftë për ukrainasit. Kjo është një përballje që Rusia ka shpallur kundër të gjithë botës së lirë“, tha ai.

Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë u rrëzuan mbi hapësirën ajrore polake, tha kryeministri i vendit. Duke folur përpara një takimi urgjent, Donald Tusk tha se ishte hera e parë që dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni.

Polonia mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore dhe filloi një operacion ushtarak, të cilit iu bashkuan avionë të NATO-s dhe holandezëve. Qytetarëve në tre rajone polake përgjatë kufirit ukrainas iu tha të qëndronin në shtëpi.

Një operacion ushtarak ka përfunduar pasi avionë polakë dhe të NATO-s u vendosën dhe shumica e aeroporteve janë rihapur.

Rusia ende nuk ka komentuar rreth kësaj.

Dronët që hynë në Poloni ishin pjesë e sulmit të fundit të madh ajror ndaj Ukrainës, ku Rusia lëshoi 415 dronë gjatë natës.

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se “të paktën tetë dronë sulmues” ishin të drejtuar drejt Polonisë, duke e quajtur përshkallëzimin një “precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Costa: BE-ja qëndron në solidaritet të plotë më Poloninë

Published

on

By

Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë pasi hapësira e saj ajrore u shkel nga dronët e një sulmi rus mbi Ukrainën, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

Përmes një reagimi në X ai tha se “ngjarjet e mbrëmshme janë një kujtesë e fortë se siguria e njërit është siguria e të gjithëve”.

Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës dhe ndërhyrjet e pamatura në hapësirën ajrore në shtetet anëtare të BE-së përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e të gjithë evropianëve dhe për infrastrukturën kritike në të gjithë kontinentin tone”, tha Costa.

Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë u rrëzuan mbi hapësirën ajrore polake, tha kryeministri i vendit. Duke folur përpara një takimi urgjent, Donald Tusk tha se ishte hera e parë që dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni.

Polonia mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore dhe filloi një operacion ushtarak, të cilit iu bashkuan avionë të NATO-s dhe holandezëve. Qytetarëve në tre rajone polake përgjatë kufirit ukrainas iu tha të qëndronin në shtëpi.

Një operacion ushtarak ka përfunduar pasi avionë polakë dhe të NATO-s u vendosën dhe shumica e aeroporteve janë rihapur.

Rusia ende nuk ka komentuar rreth kësaj.

Dronët që hynë në Poloni ishin pjesë e sulmit të fundit të madh ajror ndaj Ukrainës, ku Rusia lëshoi 415 dronë gjatë natës, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se “të paktën tetë dronë sulmues” ishin të drejtuar drejt Polonisë, duke e quajtur përshkallëzimin një “precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Kushtetuese: E papranueshme ankesa e Ramës për rregulloren e mbeturinave

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme ankesën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kundër rregullores së mbeturinave, të miratuar më 5 dhjetor 2024 nga Kuvendi Komunal.

Kushtetuesja nuk vazhdoi me vlerësimin pasi siç thuhet në vendim “akti i kontestuar nuk përmbush kriterin e parë të pranueshmërisë, meqenëse nuk është as ligj dhe as akt i miratuar nga “Qeveria”.

Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi” Sh.A. Ndërsa, nga komuna e Prishtinë vazhdimisht është bërë thirrje që pagesat të realizohen në komunë./D.B/KP

Ky është aktgjykimi i plotë:

https://gjk-ks.org/decisions/details/9107?title=Vlerësim+i+kushtetutshmërisë+së+Rregullores+për+ndryshimin+dhe+plotësimin+e+Rregullores+për+Menaxhimin+e+Mbeturinave+nr.+01-030/01-227581/23,+të+miratuar+nga+Kuvendi+i+Komunës+së+Prishtinës

Continue Reading

Lajmet

KQZ fton qytetarët të kontrollojnë adresën e qendrës së votimit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit.

Për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, KQZ ka vënë në dispozicion platformën elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve.

Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara