Lajmet

Ukraina do të shpenzojë mbi gjysmën e buxhetit të vitit 2024 në mbrojtje

Parlamenti i Ukrainës miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili planifikon 4.6% rritje ekonomike.

Published

on

Mbi gjysma e buxhetit të vitit 2024 të Ukrainës do të shpenzohet në sektorin e mbrojtjes derisa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër Rusisë.

Parlamenti i Ukrainës miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili planifikon 4.6% rritje ekonomike.

Të ardhurat buxhetore janë përcaktuar në 1.8 trilion hryvnia ukrainase (40.2 miliardë £) dhe shpenzimet janë planifikuar në 3.4 trilion hryvnia (76.1 miliardë £).

“Prioritetet janë përcaktuar qartë në buxhet. Të gjitha burimet tona të brendshme do të shkojnë në mënyrë që ne të përballojmë dhe të fitojmë mbi armikun”, tha kryeministri Denis Shmyhal pas miratimit./UBTNews/

Lajmet

Kapet në kufi me 220 kg mish derri të kontrabanduar nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Zërnosek të komunës së Leposaviqit, ku është ndaluar një person i dyshuar për hyrje ilegale dhe transport të mishit të derrit të kontrabanduar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimit të rregullt nga njësia kufitare, është ndaluar personi me inicialet B.M. (i lindur në vitin 1991), i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia përmes rrugëve të paautorizuara. I dyshuari po drejtonte një veturë me targa vendore, në të cilën janë gjetur rreth 22 pako mish derri, secila me peshë afërsisht 10 kilogramë.

Policia thekson se luftimi i kontrabandës mbetet një ndër prioritetet e saj, jo vetëm si çështje penale, por edhe për mbrojtjen e shëndetit publik.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar iniciimin e rastit penal “Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”. Malli i sekuestruar është dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejme nga njësitë doganore.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për bashkëpunim nga qytetarët dhe institucionet përkatëse për të parandaluar dhe luftuar kontrabandën në të gjitha format e saj.

Continue Reading

Lajmet

KFOR-i italian ka kryer patrullime në komunën e Istogut

Published

on

By

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer patrullime në komunën e Istogut.

Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i përmes një postimi në “Facebook”.

Aktivitete të tilla, që zhvillohen rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjitha etnitë në Kosovë”, thuhet në postim.

Continue Reading

Lajmet

​Interi mes Lookman dhe Sanchos, gati oferta e re për nigerianin

Published

on

Zyrtarët e Interit janë të gatshëm të ndjekin alternativa të tjera në merkato nëse dështojnë përfundimisht negociatat për Ademola Lookman.

Aktualisht, zikaltërit dhe Atalanta ndodhen në një bllokadë të plotë. Sulmuesi nigerian, i cili tashmë është larguar nga Bergamo, ndërsa skuadra e trajnerit Juriç zhvillon e cila sot një miqësore ndaj Monzës, ka shprehur qartë dëshirën për t’u transferuar në Milano, ku presidenti Marotta do t’ia besonte me kënaqësi trajnerit Cristian Chivu. Megjithatë, presidenti i Atalantës, Antonio Percassi, mbetet i vendosur, ai nuk dëshiron ta shesë lojtarin në Itali për shifrat aktuale.

Oferta më e fundit e Interit, 42 milionë euro plus 3 milionë euro në formë bonusesh, është refuzuar. Sipas mediave italiane, me miratimin e Oaktree, zikaltërit po shqyrtojnë një rritje të ofertës duke u afruar te 50 milionë eurot, me një bazë fikse prej 45 milionë eurosh, plus bonuse dhe mundësinë e përfshirjes së një lojtari të ri si pjesë e marrëveshjes.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi po eksploron edhe emra të tjerë për krahun e sulmit. Fillimisht është përmendur francezi Christopher Nkunku i Chelseat, por kandidatura që po fiton terren është ajo e Jadon Sanchos. Anglezi, i lindur në vitin 2000 dhe me kontratë deri në verën e ardhshme me Manchester United, ka një vlerë rreth 25 milionë euro, dukshëm më e ulët se ajo e Lookman dhe Nkunku.

Përveç moshës dhe cilësive teknike, çmimi më i ulët e bën më të lehtë për Interin të akomodojë pagën e tij, e cila nuk përfiton nga “Dekreti i Rritjes”. Këtë verë, Sancho është lidhur edhe me interesime nga Juventus dhe Napoli, duke shtuar konkurrencën për shërbimet e tij.

Continue Reading

Lajmet

Osmani në takim me Sorensen, diskutohen zhvillimet aktuale dhe dialogu Kosovë-Serbi

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim Osmani ka theksuar rëndësinë e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës.

Në kuadër të diskutimit, u trajtua edhe procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, si dhe rëndësia që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të avancuar objektivat e përbashkëta. Presidentja trajtoi edhe çështjen e arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë duke kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që Serbia t’i ndalë këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve të Kosovës“, thuhet në njoftim.

Në lidhje me dialogun, Kosovë-Serbi, Osmani tha se ky proces duhet të jetë i drejtë ipaanshëm, duke përcaktuar objektiva të qarta, gjë që do të kontribuonte po ashtu në avancimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit në tërësi.

Osmani nënvizoi rëndësinë e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera të rëndësishme.

Continue Reading

Të kërkuara