Lajmet

Ujkani në “Marca” jep rrëfimin e tij të luftës dhe ëndrrën për Kosovën

Published

on

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, në një intervistë për mediumin e njohur spanjoll “Marca” ka rrëfyer për luftën me Serbinë dhe për përballjen me Spanjën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në këtë intervistë, një ditë para përballjes në Sevillë, Ujkani ka treguar se në vitin 1994 ishte larguar nga vendlindja për shkak të luftës me Serbinë.

“Jemi larguar drejt Belgjikës. U rrita aty dhe mund të zgjidhja të luaja për Belgjikën ose Shqipërinë. Zgjodha Shqipërinë sepse familja ime është shqiptare dhe Kosova nuk ekzistonte si përfaqësuese. I kam luajtur 20 ndeshje me Shqipërinë. Por të luaja për shtetin tim, ishte ëndërr. Andaj kur Kosova u bë e njohur si shtet menjëherë nisa procedurën për të ndërruar kombëtare. Isha i pari që bëra kështu edhe pse ishin veç miqësore”, ka treguar ai për “Marca”.

Sipas tij, objektiv i ekipit përfaqësues të Kosovës është që t’i tregojë botës se populli i Kosovës është i mirë dhe t’ia tregojë traditat e vendit.

Ai ka treguar se ka humbur shumë familjarë në luftë, teksa ka falënderuar Belgjikën që u doli në ndihmë në kohën kur ishin duke ikur nga Kosova.

Se a i bën nervoz ndeshja në Sevillë, kundër një shteti që s’e njeh Kosovën, Ujkani ka thënë se “sporti është më i fuqishëm se politika”.

“Kundër Ukrainës, u desh të luanim në Poloni. Sporti hap dyer, bashkon shtete e popuj. Me të gjitha problemet që bota i ka, futbolli ka shërbyer si çlirim e argëtim”, ka thënë ai duke mos pranuar të flasë për raportet Spanjë-Kosovë. “Duhet të flasim për futboll, për jetën”.

Ai e ka cilësuar ndeshje historike përballjen me Spanjën.

“Besojmë se do të lëmë imazh të mirë”, ka deklaruar ai.

Ujkani ka thënë se për të arritur rezultat pozitiv në Spanjë, Kosovës i duhet një mrekulli.

Kosova ka nisur kualifikimet me humbje 3:0 nga Suedia. Ndërkaq Spanja, nga dy ndeshje ka katër pikë. Ka barazuar me Greqinë e ka fituar ndaj Gjeorgjisë.

Vendi

Vrau të dashurën argjentinase, dënohet me 18 vjet burg

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e shtetases argjentinase, e cila ishte e dashura e tij, ngjarje kjo e ndodhur në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Vendimi u bë publik nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri, së bashku me anëtarët e trupit gjykues Gëzim Ademi dhe Alltën Murseli.

Sipas gjykatës, pas shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmive personale, është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se veprimet e të akuzuarit përbëjnë elementet e veprës penale “Vrasje e rëndë”. Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar, në instancën më të lartë.

Në seancën e shpalljes së vendimit morën pjesë prokurori Armend Hamiti, i akuzuari së bashku me mbrojtësin e tij, avokatin Drilon Imeri, si dhe pala e dëmtuar e përfaqësuar nga avokati Betim Shala.

I akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 maj 2025.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij – tani të ndjerën M.K.-U. – fillimisht e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte tentuar ta godiste me veturë në parkingun e hotelit.

Sipas përshkrimit në aktakuzë, pasi kishin hyrë në dhomë, ai kishte vazhduar ta godiste viktimën dhe, në kulmin e përleshjes, e kishte shtyrë drejt dritares, duke e hedhur nga kati i gjashtë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ndërroi jetë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Me këto veprime, i akuzuari u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

Continue Reading

Vendi

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.

Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.

Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Continue Reading

Rajoni

Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.

Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik

Published

on

By

Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.

Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.

Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.

Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.

Continue Reading

Të kërkuara