Sport

​Ujkani: I emocionuar dhe i nderuar me pritjen e “Dardanëve”

Published

on

Ish-portieri i Kosovës, Samir Ujkani debutoi si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës në sfidën me Izraelin.

Një pritje e ngrohtë atij iu rezervua edhe nga grupi i tifozëve “Dardanët” të cilat në tribuna shpalosën banerin duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë.

Pas ndeshjes, Ujkani ka reaguar në Facebook ku ka thënë se debutimi si zëvendësdrejtor si dhe pritja e tifozëve i dhanë shumë emocione atij në stolin e “Dardanëve”.

“Mbrëmë nisa një rrugë të re në karrierën time në futboll. Për herë të parë isha në bankën e Kombëtares së Kosovës, jo si futbollist por në një pozicion tjetër, prandaj emocionet ishin të mëdha e të jashtëzakonshme. Mbrëmja u bë edhe më e veçantë nga nderimi që mora nga tifo-grupi ynë “Dardanët” të cilët dua t’i falënderoj përzemërsisht”, ka shkruar Ujkani.

Tutje ai ka shtuar se këtë debutim e bëri edhe më të ëmbël fitorja kundër Izraelit.

“Fitorja ndaj Izraelit e bëri më të ëmbël “debutimin” tim në një rol tjetër, prandaj do ta mbaj në mend përgjithmonë. Në fund dua që edhe një herë t’ i falënderojë të gjithë futbollistët e ekipit kombëtarë për sakrificën, angazhimin, punën dhe triumfin e përbashkët. Sfida të reja na presin të gjithëve së bashku”, ka shkruar Ujkani.

Lajmet

Ylli i Barcelonës do t’i nënshtrohet operacionit

Published

on

Mesfushori i Barcelonës, Pablo Martín Páez Gavi, do t’i nënshtrohet një operacioni në gju për të trajtuar një dëmtim të meniskut, njoftuan kampionët e LaLigës.

21-vjeçari spanjoll, i cili këputi ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) në nëntor 2023, dëmtoi gjurin e djathtë në stërvitje në gusht, pasi luajti në dy ndeshjet e para të Barçës këtë sezon.

Ndërsa Barca nuk dha një afat kohor për rikuperimin e Gavit, mediat spanjolle raportuan se ai mund të mungojë për pesë deri në gjashtë javë.

“Gavi iu nënshtrua testeve intensive të stresit sportiv pasi përfundoi kursin e tij të trajtimit konservator për dëmtimin radial të meniskut të brendshëm në gjurin e djathtë “, tha Barca në një deklaratë të hënën.

Gavi u bashkua me La Masia-n, akademinë e famshme të të rinjve të FC Barcelona-s, në vitin 2015 nga Real Betis në moshën 11 vjeç. Ai u ngjit shpejt në radhët e ekipit falë vizionit të tij të jashtëzakonshëm, aftësisë teknike dhe agresivitetit në mesfushë.

Klubi katalanas ka humbur gjithashtu shërbimet e mesfushorit Fermin Lopez, i cili është përjashtuar për tre javë pasi pësoi një dëmtim të muskujve të këmbës në fitoren 3-0 ndaj Getafes të dielën.

Barca, e cila është dy pikë prapa liderëve të LaLiga-s, Real Madrid, do të udhëtojë drejt Real Oviedos në ligë të enjten./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i parë i Dembélé pasi fitoi Topin e Artë

Published

on

Ousmane Dembélé ka shprehur emocionet e tij të para pas triumfit historik në ceremoninë e Topit të Artë 2025, ku u shpall lojtari më i mirë në botë.

Ka shumë gëzim, krenari dhe emocione. Ëndrra ime u bë realitet,” u shpreh ylli francez menjëherë pas marrjes së çmimit prestigjioz.

Ai nuk harroi të falënderonte ata që kanë qenë pranë tij gjatë gjithë rrugëtimit.

Ky është Topi i Artë i parë në karrierën e Dembélés, një arritje që vulosi një sezon spektakolar për sulmuesin e Francës dhe PSG-së./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KB ​Trepça pëson nga Heroes Den Bosch

Published

on

KB Trepça pësoi humbje nga kampionia e Holandës, Heroes Den Bosch me shifrat 80:68 në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në përballjen që u zhvillua në Samokov të Bullgarisë, ‘Xehetarët’ dhanë maksimumin, e ishin të përkrahur nga një numër i madh i tifozëve mitrovicas që kishin udhëtuar për këtë sfidë.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:27, por periudha e dytë ishte fatale 21:9, ku skuadra shkuan në pushim me rezultat 40:36.

Në pjesën e dytë, holandezët për një nuancë ishin më të mirë dhe fituan 80:68, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Tashmë, Trepça do të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, për edicionin e dytë radhazi./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dembele dhe Bonmatí fitojnë çmimet prestigjioze Ballon d’Or 2025

Published

on

Në ceremoninë e zhvilluar në Paris në “Théâtre du Châtelet”, Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmatí u shpallën futbollistët më të mirë në botë, duke fituar çmimet prestigjioze Ballon d’Or 2025.

Dembele, la pas Lamine Yamal dhe Vitinhan, u kurorëzua si lojtari më i mirë në kategorinë e meshkujve, ndërsa Bonmatí u vlerësua si futbollistja më e mirë në botë, përpara Mariona Caldentey dhe Alessia Russo.

Çmime të tjera kryesore:

Kopa Trophy (U21): Lamine Yamal (meshkuj) dhe Vicky Lopez (femra).

Gerd Müller Award (golashënuesi më i mirë): Viktor Gyökeres (meshkuj) dhe Eëa Pajor (femra).

Yachine Trophy (portieri më i mirë): Gianluigi Donnarumma (meshkuj) dhe Hannah Hampton (femra).

Johan Cruyff Trophy (trajneri më i mirë): Luis Enrique (meshkuj) dhe Sarina Ëiegman (femra).

Klubi i vitit: PSG (meshkuj) dhe Arsenal (femra).

Në garë ishin 30 kandidatë, por dy emra që dukeshin si favoritët kryesorë ishin Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara