Shëndeti

Uji i vakët – Terapia e tretjes së mirë

Uji duhet të ketë temperaturën mes 50°C dhe 60°C.

Publikuar

Një gotë me ujë të vakët është kura më e mirë për tretjen, refluksin, aciditetin në stomak, madje edhe për ankthin apo sulmet e panikut.

Teksa lexoni këto rreshta mund të mendoni sa e pamundur duket që të pihet një gotë e plotë me ujë të vakët.

E vërtetë, por për tretjen dhe probleme të ngjashme, kjo gotë mirëbërëse duhet pirë me gllënka të vogla të cilat japin një çlirim të menjëhershëm.

Shumë njerëz besnikë të një stili të shëndetshëm jetese e pinë një gotë me ujë të vakët që në mëngjes ose përpara se të flenë.

Uji duhet të ketë temperaturën  mes 50°C dhe 60°C. Temperatura më të larta janë të rrezikshme.

Për të kënaqur qiellzën tuaj ju mund të shtoni pak limon që të përfitoni edhe vitaminën C.

Më poshtë do të gjeni përfitimet që i vijnë organizmit nga uji i vakët.

Ndihmon tretjen

Pirja e ujit të vakët qetëson dhe aktivizon sistemin tretës.

Uji është mbi të gjitha një lubrifikant për sistemin tretës.

Uji vërshon në stomak dhe zorrë, i hidraton dhe pastron ato.

Uji i vakët shpërbën çdo lloj mbetje ushqimore që pengon tretjen.

Zhbllokon hundët

Temperatura e ujit dhe avulli zhbllokon rrugët e frymëmarrjes, madje zbut edhe dhimbjen e kokës si pasojë e sinozitit.

Pirja e ujit të vakët ngroh të gjithë zonën e frymëmarrjes madje zbut edhe fytin e thatë.

Qetëson sistemin nervor

Pirja e ujit të vakët qetëson sistemin nervor dhe lubrifikon trupin.

Kur sistemi nervor është i shëndetshëm, do të keni më pak dhimbje apo sulme paniku gjatë ditës.

Njerëzit që vuajnë nga artriti mund ta përdorin ujin për të qetësuar sistemin e tyre nervor.

Kuron konstipacionin

Uji i vakët ndihmon lëvizjen e zorrëve dhe nxjerren e mbetjeve ushqimore të bllokuara në to.

Pirja e rregullt e ujit të vakët ju mbron nga konstipacioni.

Ndihmon për rënien në peshë

Pirja e ujit të vakët zgjon sistemin e temperaturës së brendshme trupore.

Trupi e kompenson temperaturën e lartë duke ulur temperaturën e brendshme dhe si rrjedhojë aktivizon metabolizmin.

Zorrët lëvizin rregullisht dhe largojnë edhe lëngjet e akumuluara përgjegjëse deri në një pikë për peshën trupore.

Pirja e ujit të vakët ka një sërë përfitimesh, por nuk është një kurë magjike.

Nëse pini ujë tepër të vakët do të dëmtoni indet e ezofagut, digjni qiellzën dhe gjuhën.

Është shumë e rëndësishme që të tregoni kujdes me temperaturën e ujit përpara se ta pini atë./AgroWeb.org

Lajmet

Pacientët me diabet të tipit 1 në Angli, do të marrin ‘pankreas artificial’ si mjekim

NHS do të kontaktojë pacientët këtë muaj, përfshirë fëmijët, për t’u dhënë atyre sistemin që rregullon nivelet e glukozës dhe shpërndarjen e insulinës për herë të parë në botë.

Publikuar

nga

Pacientët me diabet të tipit 1 në Angli do të marrin një “pankreas artificial” për të përballuar gjendjen e tyre, njoftoi të martën Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS).

NHS do të kontaktojë pacientët këtë muaj, përfshirë fëmijët, për t’u dhënë atyre sistemin që rregullon nivelet e glukozës dhe shpërndarjen e insulinës për herë të parë në botë, sipas një deklarate.

“Teknologjia do të nënkuptojë se disa njerëz me diabet të tipit 1 nuk do të kenë më nevojë të injektojnë veten me insulinë, por të mbështeten te teknologjia për të marrë këtë ilaç që shpëton jetën”, shpjegoi NHS.

Partha Kar, këshilltarja kombëtare e NHS për diabetin, tha se “kjo teknologji inovative jo vetëm që përmirëson kujdesin mjekësor, por gjithashtu rrit cilësinë e jetës për të prekurit”.

NHS shpenzon pothuajse 10 miliardë £ (12.55 miliardë dollarë) në vit për “identifikimin dhe trajtimin e diabetit”./AA/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit.

Publikuar

nga

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet dhe interesat. Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, ndonjëherë në foshnjëri, por përgjithësisht përpara moshës 3-vjeç.

Çfarë e shkakton autizmin? Shumë studime janë përpjekur t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Në pak raste autizmi është shenjë e një problemi gjenetik, i tillë si X i Brishtë, megjithatë në shumë raste nuk njihen shkaqet. Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Ende nuk ka të dhëna që autizmi shkaktohet nga diçka që prindërit kanë apo nuk kanë bërë para apo gjatë shtatzënisë, apo ndërsa kujdesen për fëmijën e tyre.

Si diagnostikohet autizimi? Diagnoza e autizmit bazohet në sjelljet e fëmijës. Aktualisht, nuk ka ndonjë test mjekësor (për shembull analizë gjaku, rreze x etj.) që do të ndihmonte në diagnostikimin e autizmit. Mjekët mund të këshillojnë teste gjenetike për të gjetur një shkak gjenetik, si dhe mund të rekomandojnë teste apo studime të tjera që ndihmojnë në përcaktimin e kushteve të tjera shëndetësore të cilat mund të jenë të pranishme.

Kur profesionistët konstatojnë se fëmija ka autizëm apo diagnoza të lidhura me të, problemet vlerësohen në tri hapësira: ndërveprimi social, komunikimi dhe sjelljet/interesat jo të zakonshme.

Ndërveprimi social: Fëmijët me autizëm shpesh kanë vështirësi në krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve sociale. Krahasuar me fëmijët që zhvillohen normalisht, ata të diagnostikuar me autizëm mund ta kenë më të vështirë të vendosin dhe mbajnë kontakt me sy, të përgjigjen kur u flitet në emër, të luajnë lojëra të tilla si kukafshehti, apo të përfshijnë fëmijë të tjerë në lojë. Ata mund të pëlqejnë të jenë me prindërit apo të përfshihen në lojëra aktive, por shfaqin më pak interes dhe reagim krahasuar me fëmijët e tjerë me zhvillim normal.

Komunikimi: Fëmijët me autizëm janë përgjithësisht më të ngadaltë në përdorimin e fjalëve apo frazave të thjeshta që janë normale për atë moshë. Gjithashtu, ata kanë më pak të ngjarë të përdorin gjeste të zakonshme të tilla si të kërkuarit e diçkaje, apo të drejtojnë vëmendjen e dikujt drejt një pamje apo tingulli. Disa fëmijë mund të kenë një zhvillim gjuhësor në kohën e duhur, por mund të shfaqin kthim pas apo humbje të aftësive të komunikimit rreth moshës 18-24 muaj. Kjo humbje e aftësive mund të përfshijë ulje të interesave sociale, sikurse edhe humbje të fjalëve apo frazave të cilat i kanë përdorur më parë. Fëmijët që kanë zhvillim të gjuhës mund të shfaqin modele jo të zakonshme të të folurit, të tilla si përsëritja apo bërja jehonë e frazave që dëgjojnë nga të tjerët apo nga televizori. Ata mund të kërkojnë gjëra që dëshirojnë por e kanë shumë të vështirë të mbajnë një bisedë të thjeshtë.

Sjelljet dhe interesat: Fëmijët me autizëm përgjithësisht shfaqin një shkallë më të kufizuar lojërash krahasuar me moshatarët e tyre, dhe shfaqin më tepër sjellje përsëritëse; për shembull, ata mund të fokusohen më tepër në rreshtimin e objekteve sesa në ushqimin e një kukulle apo arushi. Gjithashtu, ata mund të jenë të interesuar për disa objekte të caktuara apo të këmbëngulin në ndjekjen e rutinave të caktuara, apo mund të përsërisin lëvizje specifike si përplasja e duarve, hedhja apo lëvizja para-mbrapa.

Koha: Përveç shfaqjes së diferencave zhvillimore në tri hapësirat e mësipërme, fëmijët me autizëm i shfaqin këto modele përpara moshës trevjeçare.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese

Për shkak të vetive të tyre shumë të dobishme, vendet arabe çdo ditë i përdorin hurmat.

Publikuar

nga

Në të kaluarën ishin të njohura si “buka e shkretëtirës”. Tani është vërtetuar se hurmat njëjtë sikur bajamet dhe rrushi i thatë bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve me vlera të shumta ushqyese.

Për shkak të vetive të tyre shumë të dobishme, vendet arabe çdo ditë i përdorin hurmat. Ato lehtë mblidhen, ruhen dhe transportohen, andaj edhe janë të disponueshme shumë lehtë në mbarë botën, ashtu edhe te ne.

Sheqerërat natyrale që përmbajnë në vete janë në formë të glukozës dhe fruktozës. Hurmat e thata të grira, të vendosura në ujë, i cili ka qëndruar gjatë tërë natës, paraqesin një ilaç shumë të mirë nëse dëshironi ta forconi zemrën dhe funksionet e saj vitale.

Hurmat gjithashtu janë një ilaç efektiv dhe shumë efikas kundër dhimbjes së kokës dhe kundër plakjes, shkruan femina.al. Ato i qetësojnë nervat dhe është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të përmbajtjes së madhe të kalciumit, magnezit dhe fosforit mund të ndikojnë në mënyrë preventive kundër kancerit.

Hurmat e forcojnë trupin, zvogëlojnë kolesterolin në gjak, rregullojnë procesin e tretjes dhe e mbrojnë stomakun nga parazitët dhe bakteriet.

Megjithatë duhet të kemi kujdes në sasinë që konsumojmë, e veçanërisht nëse keni problem me peshën e shtuar, pasi që vetëm një hurmë përmban 20 kalori.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Studimi: Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën janë obezë

Normat më të larta janë në Tonga dhe Samoa Amerikane për gratë dhe Samoa dhe Nauru Amerikane për burrat.

Publikuar

nga

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën po jetojnë me obezitet, thotë studimi i publikuar në The Lancet. Në mesin e tyre janë 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave të vitit 2022.

Normat më të larta janë në Tonga dhe Samoa Amerikane për gratë dhe Samoa dhe Nauru Amerikane për burrat, me rreth 70-80% të të rriturve që jetojnë me obezitet.

Nga rreth 190 vende, Britania e Madhe renditet në vendin e 55-të më të lartë për meshkujt dhe në vendin e 87-të për femrat.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara