Shëndeti

Uji i limonit ju ndihmon të humbni peshë

Published

on

Uji i limonit është esencial në procesin e tretjes, sepse kur plakeni, sasia e acidit në stomak bie. Një studim thotë se 30% e femrave kanë gastrit atrofik, një gjendje që shënohet me pak ose aspak acid në stomak.

Limonët janë të mrekullueshëm për humbje peshe, meqë fatmirësisht s’kanë kalori – lëngu i një limoni ka vetëm 12 kalori, si dhe sasi të mjaftueshme të vitaminës C. Ju ndihmon të humbni peshë, si dhe në detoksifikimin e mëlçisë.

Flavonoidët e agrumeve në acidet e limonit gjithashtu kanë aftësi detoksifikuese që ndihmojnë në luftimin e kancerit dhe zvogëlimin e inflamacionit./UBTNews

Shëndeti

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin

Published

on

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë prej nesh i drejtohen kondicionerëve për të krijuar një ambient më të freskët dhe të rehatshëm brenda shtëpisë apo zyrës.

Porm shpesh lind pyetja: cila është temperatura ideale të ndiheni mirë, të kurseni energji dhe të mos rrezikoni shëndetin?

Sipas ekspertëve të klimës dhe shëndetit, temperatura optimale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta është 24-26°C gjatë ditës dhe rreth 25-27°C gjatë natës.

Kjo temperaturë ndihmon trupin të përshtatet me ambientin, shmang goditjen termike e mbron nga ndryshimet e befta të temperaturës që mund të ndikojnë në sistemin respirator apo të shkaktojnë dhimbje koke dhe lodhje.

Një tjetër arsye për të mbajtur një temperaturë të moderuar është kursimi i energjisë elektrike. Sa më i ulët të jetë temperatura e vendosur në kondicioner, aq më shumë punon pajisja dhe aq më i lartë bëhet fatura mujore.

Një ndryshim prej vetëm një grade mund të sjellë deri në 5-7% më shumë konsum energjie.

Gjithashtu, është e rëndësishme të mos qëndroni direkt përballë rrymës së ftohtë të ajrit dhe të kontrolloni rregullisht filtrat e kondicionerit për të shmangur shpërndarjen e mikrobeve apo alergeneve në ajër.

Për një verë më të shëndetshme, mos e teproni me ftohjen. Freskia e tepërt bëhet po aq e dëmshme sa nxehtësia, gjithçka ka të bëjë me balancën, mos harroni të pini ujë, të vishni rroba të lehta dhe të qëndroni në ambiente të ajrosura mirë.

Continue Reading

Shëndeti

Kajsitë që pastrojnë gjakun, forcojnë zemrën dhe ndihmojnë mëlçinë

Published

on

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese.

Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese.

Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruti e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj.

Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind.

Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike e pëlqehen nga të gjithë, uajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut.

Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit, kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë, bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës.

Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet më të pasura me vitaminë C dhe doza ditore e rekomanduar: Kujdes nga teprimi!

Published

on

Një vitaminë me fuqi të madhe mbrojtëse, por e rrezikshme nëse e merrni më shumë se duhet.

Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për organizmin, duke qenë thelbësore për imunitetin, sintezën e kolagjenit, përthithjen e hekurit dhe si antioksidant që mbron qelizat nga dëmtimet oksidative.

Burime të pasura natyrale të vitaminës C

Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë për limonët kur përmendet vitamina C, ka shumë ushqime tjera që përmbajnë sasi edhe më të mëdha të saj.

Specat e kuq dhe jeshil janë ndër burimet më të pasura – një filxhan me spec të kuq të copëtuar përmban deri në 95 mg vitaminë C.

Frutat agrume si portokalli, mandarina, grejpfruti dhe limoni janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë – një portokall mesatar përmban rreth 70 mg.

Kivi është një tjetër frut me përmbajtje të lartë – një frut i mesëm ka mbi 60 mg.

Dredhëzat, ananasi, papaja, mango dhe rrushi pa fara ofrojnë gjithashtu sasi të konsiderueshme.

Brokoli, lakra e Brukselit, spinaqi, lakra dhe domatja përmbajnë vitaminë C, sidomos kur konsumohen të freskëta dhe të pagatuara. Edhe patatja, megjithëse më e varfër krahasuar me frutat dhe perimet e tjera, përmban rreth 20 mg vitaminë C në një patate mesatare të pjekur me gjithë lëkurë.

Sa vitaminë C duhet të konsumojmë çdo ditë?

▪ Gratë e rritura: 75 mg/ditë
▪ Burrat e rritur: 90 mg/ditë
▪ Gratë shtatzëna: 85 mg/ditë
▪ Gratë gjidhënëse: 120 mg/ditë

Duhanpirësit: duhet të marrin së paku 35 mg më shumë sesa rekomandimi bazë, për shkak të konsumimit më të lartë të vitaminës nga trupi.

A ka rrezik nga teprimi i vitaminës C?

Megjithëse vitamina C është e tretshme në ujë dhe tepricat largohen nga organizmi nëpërmjet urinës, konsumimi në sasi të larta shkakton efekte anësore.

Doza të larta mbi 1000 mg në ditë mund të çojnë në:

▪ Probleme gastrointestinale (si fryrje, diarre, dhimbje stomaku)
▪ Shtim të absorbimit të hekurit (çka mund të jetë problematik për personat me hemokromatozë)
▪ Rritje të rrezikut për formimin e gurëve në veshka, sidomos në individët që kanë predispozita

Përfundim:

Për të përfituar nga vitamina C, është e rëndësishme të konsumoni një dietë të balancuar me fruta e perime të freskëta. Suplementet nuk janë të nevojshme për shumicën e njerëzve nëse ushqehen shëndetshëm. Konsultohuni me mjekun para se të merrni doza të larta, sidomos në mënyrë të vazhdueshme.

Continue Reading

Shëndeti

Gratë që konsumojnë kafe plaken shëndetshëm

Published

on

Konsumatorët e kafesë në të gjithë botën shënuan një fitore javën e kaluar, pasi shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë që pinë kafe në moshën e mesme kanë më shumë gjasa të plaken shëndetshëm.

Analiza e tyre, e prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për të Ushqyerit, zbuloi se gratë që pinin rreth tre filxhanë të vegjël kafeje në ditë kishin më shumë gjasa të ishin fizikisht aktive dhe pa probleme kronike shëndetësore ose probleme njohëse më vonë në jetë.

“Këto rezultate, sugjerojnë që zakonet e vogla dhe të qëndrueshme formësojnë shëndetin afatgjatë”, tha në një deklaratë Sara Mahdavi, një nga autoret e studimit dhe profesoreshë e asociuar e shkencës ushqyese në Universitetin e Torontos.

Studimet kanë identifikuar një sërë përfitimesh për ata që pinë kafe duke ulur rrezikun e çdo gjëje, nga diabeti i tipit 2 deri te vdekja nga kanceri i zorrëve. Gjetjet e reja janë në përputhje me “konsensusin e vjetër” mbi përfitimet shëndetësore të kafesë, sipas Bertil Fredholm, i cili hulumtoi se si kafeina ndikon në trup në Institutin Karolinska në Suedi.

Shumica e njerëzve e shijojnë kafenë e mëngjesit, duke e ditur se është e sigurt dhe ndoshta edhe një pjesë e shëndetshme e rutinës së tyre, por, nëse dikush nuk kafe, provat nuk sugjerojnë që duhet ta filloj zakonin për arsye shëndetësore.

Continue Reading

Të kërkuara